All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Programi i PD-së, Shehaj: Vendi është në kolaps, siguria juridike është goditur vitet e fundit, ne kemi një plan konkret

24 Shkurt 2021, 10:58 Nga DOSJA
Programi i PD-së, Shehaj: Vendi është në kolaps, siguria
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ekspertja e PD-së për energjinë, Entela Shehaj gjatë prezantimit të partisë blu është shprehur se ky sektor ndodhet në një situatë të vështirë e se ka nevojë që të dalë nga gjendja e kolapsit ku është futur.

Ajo shprehet se sektori në vitet e fundit është duke vuajtuar një klimë aspak miqësore të biznesit në Shqipëri, një kuadër rregullator konfuz dhe një administratë jo profesionale, të paaftë dhe të korruptuar. Shehaj shprehet se siguria juridike, si nje faktor shumë i rëndësishëm për investitorët e huaj veçanërisht në këtë sektor, është goditur rëndë vitet e fundit.


FJALA E PLOTË:

Gjate 8 viteve të fundit, ashtu sikurse gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare, edhe sektori i Energjisë ndodhet në një situatë shumë të vështirë në të gjithë përbërësit e tij, energjinë elektrike, gazin natyror, sektorin mineral dhe atë të naftës.
Ndonese energjia eshte sektor strategjik per vendin, gjate ketyre 8 viteve sektori është tërhequr zvarrë nen shenjen e korrupsionit dhe paaftesise dhe sot rezulton të jetë në gjendje kolapsi, ku nevoja për reforma të thella dhe investime është domosdoshmëri.
Pikerisht ky plan reformash te thella e te domosdoshme do te prezontohet sot nga zt. Basha. Eshte nje plan reformash konkrete, te prekshme, te arritshme, te studiuara mire nga profesionistet me te mire te ketij sektori.
Eshte nje plan i cili do te sjelle jo vetem zhvillimin e sektorit, por edhe qindra e mijera vende pune te hapura, cmime te energjise te perballueshme per familjaret dhe konkurrese per biznesin, investime te shumta vendase dhe te huaja si dhe kontribut thelbesor te sektorit ne rritjen e ekonomise shqiptare. Eshte nje plan qe do te realizohet dhe do t`ia shnderroje faqen per mbare Shqiperise.

Miqte e mi,
Shqiptaret sot paguajne çmimin më të lartë të energjisë elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Mali të Zi, dhe Shqiperia renditet e 21-ta në Europë për çmimin e lartë të energjisë duke lënë pas edhe vende të tjera të zhvilluara, si Franca, Holanda, Suedia, Anglia etj.
Në studime të kryera nga institucione ndërkombëtare, si ‘Enterprise Survey 2019’ i kryer nga Banka Boterore, 43% e kompanive në Shqiperi e identifikojnë furnizimin me energji elektrike si problemin kryesor. Rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike, e ndërsa afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë e përdorin një gjenerator. Sipas ketij studimi, biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit.
Eshte e qarte tashme per te gjithe se gjate ketyre tete viteve, qeveria nuk ka dashur, pavarësisht detyrimeve ligjore e angazhimeve zyrtare, te implementoje qofte edhe mimimumin e reformave në sektorin e energjisë elektrike.
Kjo ka penguar bërjen funksionale të bursës të energjisë e për pasojë moskrijimin e një tregu funksional e të liberalizuar të energjisë. Deri më sot hapja e tregut te energjise ka qënë e papërfillshme. Për më tepër mungesa e reformave po pengon komercializimin e kompanisë më të madhe prodhuese në vend, KESH sh.a, duke e penguar atë të kryejë investime në burime të tjera të prodhimit të energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, pavarësisht propagandës qeveritare e dajakut qeveritar mbi qytetarët e bizneset, performanca e Operatorit të Shperndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE sh.a., është tejet problematike për shkak të korrupsionit masiv, investimeve të munguara apo të dështuara si dhe nepotizmit rilindas. Gjithashtu, kompanitë më të mëdha, që janë kompanitë shtetërore në pronësi të qeverise, KESH, OST dhe OSHEE, janë të zhytura në një zinxhir borxhesh të ndërsjellta që vazhdon të rritet, e kjo për po të njejtat shkaqe, korrupsionit, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik për ti zgjidhur ato.
Në tregun e energjisë elektrike nuk ka konkurrueshmeri. Cdo investim, shtetëror apo privat, është i paracaktuar nga Qeveria. Kjo është arsyeja që edhe kontratat e PPP-të, edhe pse të qepura e të ujdisura nga ‘mjeshtrat’ e rilindjes, nuk zbatohen, sepse nuk bien dakord për ndarjen e pjesëve. Klima e biznesit është mbytëse. Korrupsioni gjithashtu. Qeveria i ka vendosur investitoret dhe gjeneruesit privatë, që perbejne pjesë të rëndësishme dhe vitale të sistemit, në vështirësi të medha për shkak të ndryshimit të shpeshtë të kontratave, Kjo gjë ka krijuar pasiguri dhe dekurajon investimet private në sektor. Aspak me e mire eshte situata ne sektorine Gazit Natyror.
Në 31 Dhjetor 2020, TAP, një prej projekteve energjitike madhore në nivel global që qeveria e PD me sukses e ka sjellë në Shqipëri, njoftoi zyrtarisht fillimin e operacioneve komerciale.

Marreveshja e TAP me Shtetin Shqiptar ka krijuar të gjitha kushtet që Shqipëria të përfitojë nga TAP që prej ditës se parë të fillimit të operacioneve. Por, për shkak të neglizhencës së qeverisë aktuale, ende nuk ka asnjë zhvillim konkret për ndërtimin të paktën të tubacionit të lidhjes së TEC-it Vlorë me TAP e aq me pak për zhvillimin e rrjetit të gazit në vend e në rajon. Nëse TEC Vlora do të ishte operacional, kostua e energjisë elektrike në vend do të ishte sot më e ulët.

Qeveria aktuale nuk ka ditur po ashtu të përfitojë as nga konjuktura shumë e favorshme dhe avantazhet e pozitës gjeografike të vendit tonë, për të tërhequr investime në LNG dhe stacione rigazifikimi, ndërkohë që kjo gjë po bëhet aktualisht nga fqinjët tanë (Mali i Zi dhe Kroacia).

Sektori Minerar vuan gjithashtu nga problematika të theksuara negative, që kushtëzohen nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni i administratës. Kuadri rregullator i këtij sektori të rëndësishëm ka pësuar ndryshime të shpeshta, si p.sh. në paketën fiskale me rritje të menjëhershme të taksave, të pamenduara, e të pakonsultuara. Keto problematika kane përkeqësuar ndjeshem klimen e biznesit duke sjellë ulje të investimeve private, vendase dhe të huaja.

Politika e qeverisjes rilindase për këtë sektor ka bllokuar investimet zhvillimore. Rritja e ketyre investimeve do te nxiste prodhimin minerar, rritjen e rezervave minerare, punësimin, dhe të ardhurat e sektorit të cilat janë në nivele shumë të ulta. Sektori gjithashtu vuan ekzistencën e informalitetit sidomos të produkteve që përdoren brenda vendit, të cilat po të merren në konsideratë në raportet zyrtare, do të rrisnin kontributin e këtij sektori me të paktën mbi 20 % të asaj që deklarohet.

Sektori i Naftës është gjithashtu një sektor mjaft i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, një pasuri kombëtare e cila vecanërisht këto vite të qeverisjes së majtë, ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë korrupsion të lartë, kontrabandë, shpërdorim të pasurisë publike, monopolizim “de facto” te segmenteve të tregut, cmime të larta dhe cilësi të ulët të produktit fundor.

Ky sektor në vitet e fundit është duke vuajtuar një klimë aspak miqësore të biznesit në Shqipëri, një kuadër rregullator konfuz dhe një administratë jo profesionale, të paaftë dhe të korruptuar. Gjithashtu, siguria juridike, si nje faktor shumë i rëndësishëm për investitorët e huaj veçanërisht në këtë sektor, është goditur rëndë vitet e fundit.
Te nderuar Miq,Ne kemi punuar sebashku me Lulzim Bashen per te formuluar nje plan real, konkret dhe te arrritshem te reformave te thella ne sektorin e energjise. Ne jemi besimplote qe do ta ndryshojme kete sektor dhe gjithe Shqiperine, per te miren tone te perbashket.
Ftoj zt. Lulzim Basha te prezantoje Programin per Energjine!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike entela shehaj programi i pd per energjine entela shehaj programi i pd per energjine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 24 Shkurt 2021, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!