LIVE UPDATES
Aktualitet

Prostitucion e trafik droge, e shkuara e errët në Itali e “Nardit të Bujtinave” që u vra në Shkodër

21 Mars 2019, 17:16 Nga DOSJA
Prostitucion e trafik droge, e shkuara e errët në Itali e

TIRANË– Ferdinand Polia, biznesmeni i cili u ekzekutua me 20 plumba një ditë më parë në Shkodër ka një të kaluar të errët në shtetin fqinj, Itali. Përfshirja e Polias, 35-vjeçarit të njohur ndryshe edhe si “Nardi i Bujtinave” në disa aktivitete kriminale në Itali ku ka qëndruar si emrigrant mund të jetë një nga shkaqet e ekzekutimit të tij.

Mediet italiane shkruanin në vitin 2010 për arrestimin e Ferdinard Polias, në atë kohë 24 vjeç si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 anëtarësh, ku ishin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë: Artan Gega dhe Elvis Guri. Hetimet italiane zbuluan se grupi ku bënte pjesë Polia, ishte i përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos.

Sipas “Venetouno” përfitimet nga ky aktivitet kriminal kapnin vlerën e 800 mijë eurove. Biznesmeni nga Shkodra u gjykua dhe u dënua nga Gjykata Italiane me 4 vite burg, por gjatë procesit gjyqësor autoritetet italiane zbuluan se Ferdinand Polia ishte i përfshirë në dy vjedhje të dhunshme të ndodhura në vitin 2008.

Në njërën prej tyre, Polia ka dalë i plagosur pasi është përleshur me tre marokenë që ishin pronarë të shtëpisë ku ishte futur për të vjedhur.

Pas mbylljes së ‘llogarive’ me drejtësinë italiane, Polia u rikthye në Shqipëri ku hapi bujtinën në Theth dhe u angazhua si administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Ferdinand Polia u ekzetua pasditen e 20 marsit me 20 plumba në fshatin Grudë në Shkodër. Dosja.al mëson se autorët kanë përdorur një armë të tipit automatik të shkurtër me silencioz. (Lexo këtu) I njohur edhe si “Nardi i Bujtinave”, biznesmeni po kthehej nga servisi ku kishte dërguar për të riparuar makinën e tij, tip fuoristradë, së bashku me punonjësin e servisit Xhovan Mirashin, në momentin që iu bë atentati ku mbeti i vdekur në vend.

Burime për Dosja.al tregojnë se Mirashi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje dhe se ishte pasagjer në automjetin e Polias, ku sipas tij kishte hipur për të provuar mjetin pas riparimit. Më tej Mirashi, i cili nuk pësoi asnjë lloj dëmi nga plumbat, tregon se autori është afruar qetësisht, ka qëlluar biznesmenin dhe më pas është larguar.

Pak minuta pas vrasjes së biznesmenit, në zonën e njohur si “Ura e Mesit”, u gjet i djegur një motor që dyshohet se i përkiste autorëve.

Ndërkohë sot familja Polia ka hapur dyert e zisë dhe mësohet se bashkëshortja e biznesmenit është shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Kolegët e Polias në Administratën e Zonave të Mbrojtura kanë shprehur pikëllimin për humbjen e biznesmenit dhe kujtojnë momentet e fundit që kanë kaluar së bashku.

Polia është edhe vëllai i ish-banorit të Big Brother, Pavlin Polias, i cili u bë i njohur për publikun në viitn 2009, ku hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nardi i Bujtinave” njihej si një person majft social në Shkodër. Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën. Ai apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa dje është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand polia nardi i bujtinave prostitucion trafik droge vjedhje me dhune vrasja e biznesmenit ne shkoder vrasje ne shkoder ferdinand polia nardi i bujtinave prostitucion trafik droge vjedhje me dhune vrasja e biznesmenit ne shkoder vrasje ne shkoder


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë