LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta e 13 prillit/ Ngjela: Basha dhe Berisha të trembur, Rama s’ka asgjë në dorë

15 Prill 2019, 05:54 Nga DOSJA
Protesta e 13 prillit/ Ngjela: Basha dhe Berisha të trembur, Rama

Tiranë- Për protestën e opozitës më 13 prill, avokati Spartak Ngjela shprehet se “Sali Berisha dhe tabori i tij dallohej se ishin të trembur”. Ai thekson se Basha bashkë me Berishën kishin si makth atë që ai e quan frikë-dëshpërimin.

“Korrupsioni i lartë shqiptar mbrëmë në Tiranë u hodh në sulm të digjte dhe të shkatërronte sallën e Parlamentit me mercenarë të paguar… por nuk arriti dot asgjë.
Berisha dhe tabori i tij dallohej se ishin të trembur. Pa shpresë, të dëshpëruar dhe në sindromin e Donkishotit: 5000 persona mbështetës, iu dukën si një milionë të tillë… Donin të hynin me dhunë në sallën e Parlamentit. Pse Pikërisht për këtë, në Tiranë, dje në darkë, Berisha, Basha dhe tabori i tyre korruptiv u dallua se kishin si makth të brendshëm miksturën: frikë-dëshpërim.”, shprehet ai.

Ngjela sqaron për situatën politike se Rama nuk ka asnjë në dorë tani pasi sipas tij parlamenti drejtohet nga ndërkombëtarët.

“Nuk ka gjë fare Rama në dorë. Ai madje shpresën te tabori Sali e ka pasur, deri sa erdhi Palmer në Tiranë, se ky e lebetiti në qëndrim, njëlloj si edhe Bashën. Rama tani nuk ka më se çfarë të bëjë. Parlamenti drejtohet sot nga perëndimorët, dhe Reforma në Drejtësi nuk ndalohet dot më. Deputetët antireformë që dëgjon mandatet e deputetit nuk e kuptuan dot atë që na ka thënë Ciceroni dy mijë vjet më parë; atë që është edhe në psalmin 42/7: abyssus abyssum invocat – humnera ndjell humnerën. Po kuptohet tani, se të korruptuarit tanë, kanë hyrë në këtë rrjedhë të historisë së tyre vetjake.”, thotë Ngjela.

Shkrimi i plotë:

Korrupsioni i lartë shqiptar mbrëmë në Tiranë u hodh në sulm të digjte dhe të shkatërronte sallën e Parlamentit me mercenarë të paguar… por nuk arriti dot asgjë.
Berisha dhe tabori i tij dallohej se ishin të trembur. Pa shpresë, të dëshpëruar dhe në sindromin e Donkishotit: 5000 persona mbështetës, iu dukën si një milionë të tillë… Donin të hynin me dhunë në sallën e Parlamentit. Pse?

l.
Çfarë po ndodh me dëshpërimin dhe frikën e të korruptuarve të Tiranës ?
Më qartë këtë na e tha para tri ditësh Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Palmer: “Të korruptuarit janë të tembur”, theksoi qartë ai. Në fakt këta janë të trembur nga Reforma në Drejtësi, sepse shpejt do të jenë nën akuzë nga drejtësia shqiptare që po vjen. Kurse ndërkombëtarisht, nga dosjet që kanë krijuar organet e specializuara, ata janë që tani nën akuzë. Dhe pikërisht kjo është edhe vetë frika dëshpëruese e Berishës dhe taborit të tij – janë ndërkombëtarisht nën akuzë për korrupsion. Prandaj u tall me ta Matthew Palmer para tri ditësh.

Ky politikan i lartë i administratës amerikane në Uashington u tall, sepse i njeh mirë dhe ua dinte edhe shpresën që të korruptuarit kanë te kundërshtarët e Amerikës. Prandaj e tha me theks: “Shqipëria është target shumë i vështirë për Rusinë”. Si mendoni ju, e tha kot këtë?
Por, a nuk është turp historik kjo lojë qesharake që kërkojnë të bëjnë të korruptuarit e Shqipërisë?
Gjithësesi, gjithçka po e bëjnë nga frika.

Ja, këtu duhet të qëndrojmë pak.
Kriminalogjia analitike na mëson se frika e personit që është nën akuzë penale e hedh shpesh të akuzuarin në iluzionizëm. Iluzionizmi është i shumëllojshëm : ai mund të jetë vetëbesim i tepruar, mund të jetë besim i tepruar tek ai që të është afruar të të ndihmojë, mund të jetë mbizmadhim në numur i personave që të mbështesin si ushtarë; dhe shumë të tjera si këto. Në këtë lloj besimi apo vetëbesimi, individi është i destinuar të shkojë drejt vetëshkatërrimit. Por nuk e kupton dot këtë, se ai ndlrkohë, si këta tanët, ndodhet nën trysninë e psikozës “humnera ndjell humnerën” – abyssus abyssum invocat. Domethënë, ashtu siç na kanë thënë latinët e mëdhenj për procesin e vetëshkatërrimit të të mundurit.

ll.
Pikërisht për këtë, në Tiranë, dje në darkë, Berisha, Basha dhe tabori i tyre korruptiv u dallua se kishin si makth të brendshëm miksturën: frikë-dëshpërim.

Po ata që protestonin me egërsi për të djegur sallën e Parlamentit të Shqipërisë, çfarë ishin?
Kuptohej qartë: ata ishin mercenarë të paguar, se nuk e dinin për çfarë arsye e mësynin policinë dhe për çfarë iu duhej djegia e sallës së Parlamentit të Shqipërisë.
Po kishte edhe disa të maskuar me maska të zeza: po ata?
Ata sigurisht që kanë qenë nga bota e krimit dhe që janë në kërkim, prandaj fsheheshin me mbulesë në fytyrë. Por ata mund të kenë qenë dhe pagatorët e mercenarëve. Sigurisht.

Po mirë, kaq mendjelehtë janë të korruptuarit e mëdhenj të Tiranës! Pse, me kësisoj lapaculësh do ta mundin këta Amerikën? Pse, këta të iluzionuar mendojnë se urdhërin për gaz lotësjellls mbrëmë e dha Rama! Po, a e kërcënoi Palmeri Bashën? Kjo do të mjaftonte.

Këta fakirë kanë rënë në iluzionizëm. Po përse duan ta djegin sallën e Parlamentit? E kanë skemën e tyre këtë apo ua kanë kërkuar? Po djegien e mandatit të deputetit, e kanë pas pasur mendimin e tyre, apo ua kanë kërkuar? Nuk e di. Por Palmer deklaroi se “targeti i Shqipërisë është shumë i vështirë për Rusinë “. Sigurisht që Palmer kuptohet se korrupsionit shqiptar ia ka thënë këtë hapur fare edhe nëpër takimet që bëri. Po këta të korruptuar, kaq shumë e kanë humbur toruan? Pse lodheni kot, o të mjerë!

lll.
Numuri i vogël i demonstruesëve, dhe zhurmuesit e pakët që sulmonin sallën e Parlamentit pa motiv, ishte specifika thelbësire e protestës së 13 prillit.

Pagesa paraprake nuk është kurrë motiv në një luftë. Por, a e di Berisha me Bashën këtë? Jo, sepse ata nuk i lejon dëshpërim-frika e tyre, që të arsyetojnë.

Nuk kanë kurrë motiv shtytës të paguarit në një luftë e cila nuk është e tyre. Prandaj janë të dështuar, përfundimisht të dështuar të korruptuarit në taborin e Sali Berishës. Duhet të përgatiten.
Po Rama?
Nuk ka gjë fare Rama në dorë. Ai madje shpresën te tabori Sali e ka pasur, deri sa erdhi Palmer në Tiranë, se ky e lebetiti në qëndrim, njëlloj si edhe Bashën. Rama tani nuk ka më se çfarë të bëjë. Parlamenti drejtohet sot nga perëndimorët, dhe Reforma në Drejtësi nuk ndalohet dot më.
Deputetët antireformë që dëgjon mandatet e deputetit nuk e kuptuan dot atë që na ka thënë Ciceroni dy mijë vjet më parë; atë që është edhe në psalmin 42/7: abyssus abyssum invocat – humnera ndjell humnerën. Po kuptohet tani, se të korruptuarit tanë, kanë hyrë në këtë rrjedhë të historisë së tyre vetjake.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta e 13 prillit 2019 sali berisha spartak ngjela edi rama protesta e 13 prillit 2019 sali berisha spartak ngjela

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët