“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Nga rrethimi i Kryeministrisë tek përplasja tek Kuvendi, Basha mbyll protestën: S’ka demokraci pa stabilitet (FOTO+VIDEO)
16 Mars 2019, 06:37Nga DOSJA
TIRANË– Për rreth 4 orë mes flakadanëve, shashkave dhe vuvuzelave është zhvilluar protesta e opozitës së bashkuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke u zhvendosur më pas para Kuvendit. Tre herë ka marshuar opozita nga kryeministria, tek Kuvendi deri tek busti i liderit historik të PD-së, Azem Hajdarit. Protesta nisi e qetë për t’u tensionuar më pas tek Kuvendi, ku protestuesit tentuan të hynin brenda ambienteve të parlamentit duke u përplasur me policinë. Si pasojë mbetën të lënduar 5 persona, protestues dhe policë. Për të shpërndarë turmën Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës. Mjete të tilla bënë që protesta të shpërndahej pas 4 orësh. Nga selia blu, Basha e ka mbyllur fjalimin e tij anglisht dhe duke kënduar himnin kombëtar. Gjatë protestës thirrje për qetësi ka bërë presidenti Meta dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa kryeministri Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës. Policia ka ndërmarrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e protestuesve, që sipas PD ishin rreth 60 mijë qytetarë. Ndër to: angazhimin e 1600 efektivëve policie, saldimin e dritareve e dyerve të Kryeministrisë; përdorimin e kamerave dhe agjentëve në turmë. Incidentet kanë qënë të shumta edhe nga ana e raportuesve të terrenit. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh, se për disa minuta nuk mundi të raportonte live pasi pajisjet e transmetimit u dëmtuan. Opozita e bashkuar dhe me mandatet e djegura kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Pas ikjes së tij nga pushtetit, opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të parakohshme parlamentare. Sipas tyre zgjedhjet e 2017-tës janë të blera nga paratë e krimit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka mbyllur protestën ka thirrur në një takim urgjent aleatët. Mësohet se Basha pas mbylljes së fjalës së tij para protestuesve është futur në seli, ku dhe po zhvillon një takim me aleatët.
Policia hodhi gaz lotsjells për të shpërndarë protestuesit, të cilët qëlluan me gur e sende të forta drejt kordonit të policisë. Mes atyre që iu është dashur të përballen me gazin lotsjellës, është edhe një vajzë e vogël.
Basha vendosi dorën e majtë mbi anën e djathtë të kraharorit ndërkohë që si parim dhe e shkruar në protokollin e shtetit është se në nder të himnit kombëtar shqiptar dora e djathtë vendoset mbi anën e majtë të kraharorit, mbi zemër.
Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e opozitës dhe është shprehur se qytetarët po kryejnë akte të rënda dhunë kundër efektivëve. Në një deklaratë për mediat ka ashpërsuar gjuhën duke paralajmëruar protesuesit se nëse nuk largohen për 5 minuta do të përdoret forca dhe mjetet e tjera.
Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar sërish protestuesve dhe është duke marshuar me ata. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve që sesa do të qëndrojnë në shesh dhe se çfarë plani ka sot opozita për protestën.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka reaguar për protestën e opozitës duke kërkuar nga qytetarët që të tregohen të përmbajtur. Sipas Norman, të gjithë kanë të drejtë për të protestuar, por askush nuk duhet të përdorë dhunë.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e opozitës, e cila ka kaluar në dhunë. Në një deklaratë drejtuar mediave Meta shkruan se protesta duhet të vijojë e qetë.
Protestuesit e opozitës kanë tentojnë të futen brenda në Kuvend. Ata janë përplasur me policinë duke arritur të çajnë edhe kordonin rrethues. Sapo situata është tensionuar, policia ka hedhur gaz lotsjellës, i cili ka bërë që turma të shpërndahet. Si pasojë 5 persona janë lënduar.
Në marshimin e tretë, opozita e bashkuar dhe protestestuesit kanë lënë kryeministrinë dhe kanë shkuar në ambientet e Kuvendit. Protestuesit udhëhiqen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nga ish-deputetë të tjerë të forcave opozitare.
Rinis marshimi i tretë i PD-së, rreth godinës së kryeministrisë për t’u drejtuar më pas tek ministria e Brendshme ose tek sheshi Skënderbej. Ka qënë sërish deputeti i PD-së, Flamur Noka ai që i ka ftuar qytetarët e pranishëm që të bashkohen në marshim.
Demokratja Duma, ishte e pranishme në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Duma tha se protesta nuk do të përfundojë sot, por do të vijojë. ”Nuk kam takuar asnjë qytetar që mendon se protesta do të përfundojë sot. Të gjithë thonë se protesta do të vazhdojë. Ju duhet të rrini këtu sot për ta raportuar.”-tha Duma.
Dosja.al sjellë pamjet nga lart, ku shihet sesi opozita me lëvizje ciklike të turmës ka rrethuar gjithë godinën e kryeministrisë. Deri më tani situata është e qetë dhe nuk ka patur tensionim të situatës. Nuk dihen ende cilët janë skenarët e vijimit të protestës.
Protestuesit kanë nisur një marshim grup-grupe, dhe kanë rrethuar kryeministrinë. Sipas informacioneve që vijnë nga protesta mësohet se qytetarët do të bëjnë lëvizje ciklike rreth kryeminstisë dhe kërkojnë të mbajnë të rrethuar atë.
Një qytetar nga Lezha është nisur drejt qytetit të Tiranës për të krijuar një parti të re. Ai shprehet për mediat se nuk do të protestojë por do të krijojë parinë e re që në mënyrë figurative, e quan partia “Shpresa”.
Protestuesit kanë rrethuar kryeministrinë duke shkuar edhe nga ana e pasme e godinës duke tentuar që të futen brenda. Qytetarët kanë rrëzuar gardhet metalike dhe kanë nisur përplasjet me policinë.
Kryeminisitri Edi Rama nga Berati dënoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve duke u shprehur se diçka e tillë do të ndikojë në vendimin e ndërkombëtarëve për çeljen e negociatave.
Një video e publikuar nga anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, tregon trafikun tek rrethrrotullimi tek ish-Shqiponja, aty ku policia e Shtetit ka ndaluar edhe autobusat që hyjnë nga jugu në Tiranë.
Pak para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu. Basha është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela.
Ora
Banorët e “Unazës së Re” kanë marshuar në këmbë që nga Astirit drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.
PD pretendon se numri i përafërt i protestuesve nga rrethet shkon në më shumë se 60 mijë qytetarë. Qarku me më shumë protestues është ai i Shkodrës, ndësa ai me më pak është qarku i Gjirokastrës.
Që prej mbrëmjes së djeshme dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.
Një postobllok policie është vendosur në kryqëzimin e Valiasit në Kamëz. Bashkë me efektivët e policisë është edhe hetimi tatimor që vendos gjoba dhe ushtron kontrolle ndaj të gjithë furgoneve dhe autobusëve që udhëtojnë nga veriu në drejtim të Tiranës.
Rreth 2 mijë qytetarë janë nisur drejt Tiranës nga Vlora për të marrë pjesë në protestën e opozitës para kryeministrisë. Protestuesit janë nisur me autobusë, por edhe mjete të shumta private.
Sipas informacioneve të Dosja.al nga Partia Demokratike bëhet me dije se se opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh. Po sipas të njëjtave burime mësohet se policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë. Edhe pse Policia nuk ka dhënë leje, nga PD mësohet se qytetarët këtë herë do të qëndrojnë 48 orë në shesh përpara Kryeministrisë.
Të paktën 1600 efektivë policie janë në terren të mbështetur nga disa qindra agjentë civile. Në ndihmë të efektivëve janë vendosur kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën. Dosja.al mëson se dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri.
Dosja.al mëson se nga qarku Shkodrës janë nisur disa autobusë me qytetarë për të marrë pjesë në protestë. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia u shpreh se nuk ka një skenar për protestën e sotme pasi gjithçka është në dorën e qytetarëve. Megjithatë ai u shpreh se kryeministri Rama ka frikë.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që para se të shkojë në protestë, të shkojë në selinë e partisë. Kryemadhi ka në dorë gazetat e ditës. Mesa duket ajo ka zgjedhur që t’i japë dorën e fundit koordinimit të protestës.
Qindra protestues nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës, ku do të grumbullohen në Tiranë për të protestuar para Kryeministrisë. Nga i gjithë qarku i Gjirokastrës mësohet se janë nisur rreth 1500 qytetarë.
(K.M./ J.V./ A.B./F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Turma e protestuesve të opozitës së bashkuar që u mblodh sot para Kryeministrisë e më pas marshoi drejt Parlamentit, ka qenë sot nën drejtimi...
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e opozitës dhe është shprehur se qytetarët po kryejnë akte të rënda dhunë kundër efektivëve.Në një dekla...
TIRANË– Një qytetar i cili ndodhet në protestën e opopzitës ka pësuar dëmtime të mëdha. Dosja.al mëson se protestuesit i ka shpërthyer kapsolla në duar duk...
Tiranë- Pak minuta më parë ndodhi një përplasje mes policisë dhe qytetarëve para Parlamentit. Për të shpërndarë protestuesit Gardës hodhi gaz lotsjellës dhe ujë...
TIRANË– Protesta e opozitës ka ndryshuar skenar. Situata është tensionuar dhe protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Parlamentit. Kjo ka s...
TIRANË– Gazetarja dhe blogerja britanike të cilës iu refuzua leja e qëndrimit në Shqipëri nga qeveria është në mbështetje të protestës së opozitës. A...
BERAT- Paralelisht me protestën që opozita po zhvillon në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat aty ka zhvilluar një sërë takimesh. Në kohën kur opozit...
TIRANË– Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Shenasi Rama, ka treguar për Zërin e Amerikës se beson që autoritetet e Shqipërisë kanë gisht në ngj...
TIRANË- Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka folur për herë të parë publikisht që pas ndarjes së saj me bashkëshortin, Ilir Shqina. Demokratja Duma, ish...
TIRANË- Opozita e bashkuar ka nisur protestën e saj të 5-të të zhvillaur në muajin e fundit dhe kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama.Kjo protestë ka ma...