LIVE UPDATES
Politike

Protesta para parlamentit/ Kryemadhi: Ne zgjodhëm të ishim si ju, ata janë përfaqësues të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dh

26 Shkurt 2019, 16:56 Nga DOSJA
Protesta para parlamentit/ Kryemadhi: Ne zgjodhëm të ishim si ju, ata

TIRANË- Para parlamentit, aty ku është zhvilluar sot protesta e opozitës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur para qytetarëve.

Kryemadhi tha se opozita hoqi dorë nga mandatet për të qenë sa më pranë qytetarëve.

Kryemadhi tha se deputetët e mazhorancës nuk janë përfaqësuesë të popullit por të bandave.

Fjala e Monika Kryemadhit:

Ata sot treguan edhe njëherë që nuk janë përfaqësues të popullit. Ata treguan edhe njëherë që janë përfaqësues të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dhe kriminelëve, që jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por edhe i varfëruan ata. Ai Parlament ku sot kanë më shumë se katër orë që janë ngujuar deputetët nga frika, sot tregon edhe njëherë që është parlamenti që punon vetëm për pesë veta. Ai parlament sot tregoi edhe njëherë që në thelbin e zemrës së tyre nuk ekziston respekti dhe dashuria për votuesit e tyre socialistë, por ekziston vetëm dashuria për Vangjushin dhe për gjithë kriminelët e tjerë, që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër të Narkoshtetit. Nuk ngelet gjë tjetër për të thënë; Rama ik. Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen i cili nuk duhet ta shikojë më sytë e shqiptarëve në qindra dhe mijëra vjet. Një fenomen që shkatërroi Shqipërinë, të ardhmen e shqiptarëve, që largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që largoi djemtë dhe vajzat, që shkatërroi dhe varfëroi ekonominë shqiptare për të pasuruar vetëm pesë njerëz. Një fenomen që i ka kthyer shkollat shqiptare në vende nga më të tmerrshme të abuzimit dhe të mungesës së sistemit arsimor. Prandaj çdo fjalë e jona këtu është e tepërt, por për një gjë jam e sigurtë. Ai parlament i cili sot është krenaria e Edi Ramës është dhe do të jetë gjithë jetën turp i shqiptarëve. Do të jetë turp i shqiptarëve, ashtu siç kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas herë ka pasur në historinë e Shqipërisë dhe i kanë kushtuar asaj. I kanë kushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj. Motra dhe vëllezër. Sot nga ky shesh ju drejtohem atyre socialistëve të ndershëm, të cilët sot vuajnë sot njësoj si ju, që janë papunë, që kanë falimentuar bizneset e tyre nga taksat e larta, që u janë larguar fëmijët e tyre në emigracion për një vend pune më të mirë, për të gjithë ato nëna dhe baballarë, të gjithë ata shqiptarë të cilët ndjejnë çdo ditë e më shumë mundësitë për të shkolluar e për ti rritur fëmijët e tyre e kanë çdo ditë e më të pakët. Prandaj sot prezenca jonë nuk është vetëm për sot. Por do të jetë çdo ditë. Do të jetë çdo ditë dhe në çdo moment, që ajo seli e parlamentit e cila në çdo moment ka qenë foltorja e fjalës së lirë në këto 27 vjet, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do ti bëjë asaj, sa herë që ata do të duan të bëjnë seancat e krimit të organizuar në atë parlament. Sinqerisht me dorë në zemër po ju them edhe dy fjalë. Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është që të largojë këtë fenomen vrasës të shpresës të shqiptarëve. Ky fenomen e ka emrin Edi Rama, por po ju them edhe një gjë tjetër. Ne zgjodhëm të ishim si ju, ne zgjodhëm të dilnim në shesh si ju, ne zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar që Edi Rama është vetëm dhe sot ai është vetëm.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi protesta e opozites 26 shkurt djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi protesta e opozites 26 shkurt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet