LIVE UPDATES
Aktualitet

10 orë protestë! Qytetarët kalojnë natën në shesh, përplasen me policinë (Zhvillime)

19 Mars 2022, 06:28 Nga DOSJA
10 orë protestë! Qytetarët kalojnë natën në shesh,

TIRANË– Qytetarët shqiptarë ndodhen në protestë kombëtare! Protesta kundër rritjes së çmimeve nisi mëngjesin e sotëm në orën 11:00 në sheshin ‘Skënderbej’ e më pas vijoi marshimi drejt kryeministrisë. Mijëra qytetarë me pankarta në duar i bënë thirrje qeverisë e kryeministrit Edi Rama që të ulë çmimet, në të kundërt ata kanë paralajmëruar se do të shtrihen në shesh. Pikante janë edhe shprehjet me të cilat kanë zgjedhur të përfaqësohen qytetarët në protest ku fokusin e kanë marrë deklaratat e dy ministreve, Delina Ibrahimaj e Frida Krifca. E para sepse është shprehur që nëse shpenzon 140 euro në muaj nuk je i varfër, ndërsa e dyta pasi postoi këpucët e saj dje pasi kishte hyrë në një fermë.

Tensionet filluan pasdite. Thuajse gjashtë orë nga nisja e protestës, në shesh zbarkuan forcat e Rendit që tentuan të shpërndajnë protestuesit, ndërsa forcat ‘Shqiponja’ qëndruan në gatishmëri. Në shesh doli edhe vetë Luigj Vathi, nëndrejtori i Policisë së Tiranës, i cili tha se qëllimi i tyre nuk është të shpërndajë protestuesit, por të lirojë rrugën për këmbësorët e tjerë. Gjithsesi, qytetarët vijuan revoltën, pati tensione, por nuk u shënuan episode dhune. Protestuesit nuk u larguan nga sheshi. Ata morën batanije e shtroje dhe kanë deklaruar se do ta kalojnë natën në rrugë, deri në momentin që qeveria të reagojë ndaj kërkesave të tyre. Dhunës u shprehën se mund t’i përgjigjen edhe fizikisht për të mbrojtur të drejtat e tyre. Por, në një prononcim për Dosja.al juristi Adriatik Lapaj u shpreh se për shkak të dhunës policore e numrit të kufizuar të protestuesve, janë tërhequr rreth orës 21:00 për të zbritur sërish me akoma më shumë pjesëmarrje. 

Sot është edhe dita e tetë e protestës që ka nisur para një javë dhe qytetarët e studentët janë shprehur se do të qëndrojnë 24 orë në shesh në formë simbolike duke marrë edhe batanije me vete. Ata kërkojnë që të hiqet taksa e qarkullimit, pezullim i TVSH-së për produktet e shportës, fiksimi i marzhit të fitimit për kompanitë e hidrokarbureve, paketë për shtresat në nevojë dhe hetim për koncesionet e abuzimet në treg.

 

Kërkesat e plota:

1-Masa per uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marxhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:

2-Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.

3-Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masen 10% në vijim) dhe mbikqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.

4-Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

5-Masa për mirefunksionin e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:

6-Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikqyrje ne vijimesi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e perkohshem apo anullimin e tyre në favor të interesit publik.

7-Mbikqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqiperise nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë perqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zoterojne mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.

8-Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.

9-Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.

10-Masa mbështetëse dhe subvencionime: Përcaktimi dhe publikimi i përvitshem i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesëshme me minimumin jetik. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Qeveria reagoi ndaj ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave. Brenda një jave janë shpallur 3 paketa antikrizë për disa sektorë të ndryshëm që u prekën nga kriza.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Nuk ndalet protesta/ Goci: Nëse na cënoni do tregojmë forcën tonë, bëjini mirë llogaritë

FOTO- Shtresa e batanije, qytetarët marrin masat, do kalojnë natën në shesh

Protestuesi thirrje biznesmenëve: Na sillni ujë e ushqime, ne s’lëvizim nga këtu

VIDEO- Protestuesi: Rama flet si gangster province, me këmishë zbërthyer

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk shpërndamë protestuesit, liruam rrugën

Zbardhet PLANI! Protestuesit kërkojnë 2 mln lekë dëmshpërblim nga efektivët: I kemi me foto

Përfaqësuesi i biznesit del në shesh: Na keni 24 orë këtu nëse s’na plotësohen kërkesat

Protestuesi: Nuk dua ulje çmimesh nga këta kriminelë, do e rrëzojmë fare qeverinë!

VIDEO- “Për mëmëdhenë”, protestuesit ia marrin këngës para efektivëve

KURTHI/ Protestuesit kërkuan ngrohje në shesh, Drejtoria ‘lëshoi’ efektivët

Protestuesit shpërthejnë në mallkime ndaj efektivëve: Kurrë mos bëfshi fëmijë!

Përplasje me efektivët, Lapaj: Ishin të mirë paradite, tani u bënë ujqër!

Efektivi prek flamurin kuqezi, protestuesi: Ç’lloj rrace jeni ju more, jeni serbë?

LIVE- Nisin tensionet mes protestuesve e policisë, qytetarët: O plehra!

Lapaj: Nëse qeveria plotëson kërkesat, e duartrokas i pari! Jemi në shesh me batanije

Protestuesja: Pas 9 vitesh qeverisje, Rama s’ka më alibi, s’dua t’ia di për arkën e shtetit

FOTO- Vogëlushi i vetëm që theu kordonin policor, qëndron stoik në derën e Kryeministrisë

Protestuesi: S’kam lekë për të bërë pasaportën se do ikja që sot

I filmon nga taraca e kryeministrisë, protestuesit i nxjerrin gishtin e mesit të maskuarit

Protestuesi: Po na shtrëngohet litari në fyt, nuk blejmë dot asgjë me 10 mijë lekë!

VIDEO- “Rama turp”, protestuesit ulen në shesh e thërrasin kryeministrin njëzëri

VD-“Amaneti”, kënga e grupit Troja që ngre sot protestuesit në këmbë: Diellin ma kanë ndal!

Qytetari: Kam ardhur nga Durrësi me karrocë me rrota, o të paturp që rrini kafeneve

VIDEO- “Po nuk ranë çmimet, do bjerë qeveria,” mijëra qytetarë mbushin Tiranën

VIDEO/ Të gjithë në shesh! Në mesin e protestuesve edhe aktorët e humorit

Merret vendimi i protestës! Aktivisti: Do qëndrojmë këtu 24 orë! Nuk lëvizim

Protesta kombëtare/ Resuli: Edi Rama, miellin e Serbit haje vetë! Duan grurin në Shqipëri

Qytetarja: Dy llogari me ministreshat, në Europë shkon në punë si ZONJË, këtu shypesh

“Ti lutemi Zeusit”/ Protestuesit ironizojnë ministret e qeverisë: Me 5 thasë s’je i varfër

Protesta kombëtare, Lapaj: Secili nga ju të shohë atë që ka në krah si fitimtarë!

EPIKE/ Ironia e qytetarëve: Të bëhemi 100 fermerë t’i blejmë këpucë të reja ministres

FOTO/ Ish-deputeti i PS-së i bashkohet protestës, ngre stendën e tij në bulevard

VIDEO/ Qytetarët janë rrugës, policia ‘mbron’ kryeministrinë, rreshtohen për një

‘T’i lutemi Zeusit për shi’/ Qytetarët me pankarta në duar marshojnë drejt kryeministrisë

Kundër rritjes së çmimeve! Nis protesta, qytetarët marshojnë drejt qendrës së Tiranës

Me flamuj shqiptarë, qytetarët bëhen gati për protestë!

Protesta/MASAT, mjetet para Ministrisë së Brendshme, policët me antiplumb, autobot në rrugë

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit