LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse gënjen Policia? Anila Hoxha zbardh DINAMIKËN, si ndodhi ndjekja e të rinjve në Astir

1 Prill 2022, 18:16 Nga DOSJA
Pse gënjen Policia? Anila Hoxha zbardh DINAMIKËN, si ndodhi ndjekja e

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka nxjerrë dinamikën e plotë të ngjarjes në Astir, ku u prangosën dy të rinj, një 17 dhe një 20-vjeçar. Edhe për këtë ngjarje, Policia ndau disa versione, që në fakt bien ndesh edhe me atë që kanë deponuar efektivët që po i ndiqnin të rinjtë. Duke iu referuar fashikujve të dosjes hetimore, Hoxha ka sjellë të plotë dinamikën e ngjarjes. Sipas versionit zyrtar, ndjekja e Policisë nuk ka nisur nga një telefonatë në komisariat, por sepse disa efektivë, menjë automjet privat kanë qenë duke patrulluar Kasharin, pasi një natë më parë në zonë ka pasur grabitje. Në moment që i kanë konstatuar të rinjtë duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Benz” dhe i kanë bërë shenjë të ndalojnë me drita. Pikë së pari, pse duhet të ndalnin të rinjtë kur një mjet me disa persona brenda u bënte shenjë për ndalim? Për çfarë motivi? Madje gjëja më e mënçur do të ishte largimi sa më shpjet nga vendi, për më tepër kur efektivët e Policisë u janë vënë pas. Më pas, ndjekja ka ndaluar për shkak të rrugës së keqe pranë Bulevardit të Kasharit.

“Të shqetësuar dhe të rrezikuar për jetën në fakt dhe duke mos e braktisur detyrën dy punonjësit e krimeve vazhdojnë ndjekjen. Fashikulli shpjegon “duke parë manovrat e rrezikshme të automjetit në rrugë faktin që nuk u bindej urdhërave u krijua dyshimi i arsyeshëm për rrezikshmërinë e personave, në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka mbajtur në dorë. Si pasojë automjetet janë goditur dhe arma ka realizuar qitje të pavullnetshme. Më pas, automjeti që po ndiqnim mbasi na përplasi ka vazhduar përsëri lëvizjen, ndërsa lëvizja e automjetit tonë u bë e pamundur për shkak të përplasjes”,”-shkruhet ndër të tjera në dosje.

POSTIMI I PLOTË:

A thuhet gezuar diten e genjeshtrave?

Sërisht që në krye të herës dëshiroj të përsëris se ky nuk është një shkrim për të mbështetur kolegët që raportuan ditën e kaluar për cëshjen “Bllako” dhe që më pas përmes një njoftimi mbi lajmet e rreme u sulmuan në mënyrë tinzare nga policia. Ky është një shkrim për të treguar se si Policia ( jo zëdhënësit ) I fsheh ngjarjet dhe I tregon zyrtarisht të gjymtuara duke dhënë në këtë mënyrë informacione të rreme dhe kjo ndodhi brenda të njëjtës ditë kur besoj se zyrtarët e saj duhet të jenë ndjerë përplot arritje që ua punuan paq atyre kolegëve që raportuan të corientuar për Bllakon. Ca se u arratis, ca se u dorëzua, ca se ishte arresuar ish deputeti Alqi Bllako. Le të gjejmë ku pikon catia…. Nje ngjarje e ndodhur së fundmi, njoftuar zyrtarisht nga polica lidhet me arrestimin e K.V 17 vjec dhe M.A 20 vjec ,tregon se ata u ndoqën nga patrullat , forcat Shqiponja dhe oficerët e krimeve , sepse nuk ju bindën urdhërit policor . Zyrtarisht policia e përshkruan kështu nisjen e aksionit “”rreth orës 23.00 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe armë zjarri me vete”. Informim I rremë zyrtar!!!!! Jo për faj të zëdhënësit, por sepse shefat preferojnë ti fshehin e tjetërsojnë realitetet e ndodhura. E VËRTETA, cfarë thotë fashikulli I shkruar gërmë për gërmë dhe bazuar në dëshminë e oficerit është se nuk ka patur telefonatë sinjalizuese. E VËRTETA dëshmuar nga oficeri I policisë së komisariatit numër 6 me inicialet J. XH është kjo- më datë 31 së bashku me kolegun e seksionit për krimet në komisariat E. A. kemi qenë me një automjet privat me targa… duke patrulluar në zonë , pasi një natë më parë kemi pasur vjedhje në zonë dhe për këtë është hartuar plan masash. Së bashku me ne , por në makinë tjetër kanë qenë edhe tre agjentë të policisë kriminale. Në vendin Kashar, ura e Limuthit kemi konstatuar me shpejtësi një automjet Mercedez Benz. Automjetit iu bë shenjë të ndalojë dhe duke qenë se nuk ëshë bindur sinjaleve të bëra me drita , jemi vënë në ndjekje në distancë të këtij automjeti”. E pavërteta numër 2. Në informimin e detyruar që policia dhe theksoj nuk është faj i zëdhënësve , por shefave që përpiqen ti fshehin ngjarjet tregohet se gjatë ndjekjes “mjeti është përplasur me shërbimet e policisë kriminale , pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet”. E VERTETA numër 2, sipas akteve të dosjes. “Ndjekja ka vazhuar deri në bulevardin e Kasharit, ku ndjekjes I është bashkuar edhe forca Shqiponja, mjeti I pesonave po lëvizste në sens të kundërt dhe është future në drejtim të kompleksit ‘…”’ ku automjeti I forcave Shqiponja e ka patur të pamundur ndjekjen për shkak të rrugës së keqe. Ndjekjen e kanë vazhduar shërbimet e krimeve që ishin me automjetin privat të tyre’’. E pavërteta numër 3. Këtu policia nuk tregon dhe fsheh vazhdimin e ngjarjes. .. SEPSE e pavërtetë është të mos thuash se një polici ju shkrep arma. E VERTETA numër 3- të shqetësuar dhe të rrezikuar për jetën në fakt dhe duke mos e braktisur detyrën dy punonjësit e krimeve vazhdojnë ndjekjen . Fashikulli shpjegon “ duke parë manovrat e rrezikshme të automjetit në rrugë , faktin që nuk u bindej urdhërave u krijua dyshimi I arsyeshëm për rrezikshmërinë e personave , në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka mbajtur në dorë. Si pasojë automjetet janë goditur dhe arma ka realizuar qitje të pavullnetshme”. Për fat të mirë dy të dyshuarit që kishin marrë makinën me qera nuk u plagosën. Për fat të mirë as oficerët në detyrë. Dhe e katërta e rreme. ‘më pas personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar duke përfituar nga errësira”. E VERTETA : më pas automjeti që po ndiqnim mbasi na përplasi ka vazhduar përsëri lëvizjen , ndërsa lëvizja e automjetit tonë u bë e pamundur për shkak të përplasjes- deshmon njeri nga oficerër që ju rrezikua jeten”. Ekspertët thonë ne fashikull: automjeti u gjet I I braktisur pranë lokalit ‘H..’në rrugën Teodor Keko. Pra larg flagrances … Gezuar te dashur miq te policise. Një e pavërtetë policore nuk quhet dezinformim , por dicka tjetër…

SHIKO EDHE KËTË:

 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen