All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Pse i prish lekët e mia me alkool?”, vëllezërit nga Kamza rrihen me grushte dhe pësojnë fraktura, përfundojnë në po

2 Mars 2021, 10:54 Nga DOSJA
“Pse i prish lekët e mia me alkool?”, vëllezërit nga
All - Paragraf - 1

KAMËZ– Një i pirë dhe një tjetër esëll përfunduan në policinë e Kamzës, pasi u rrahën paq me njëri-tjetrin për paratë e rakisë. Së bashku me ta edhe personi që tentoi t’i ndante dhe të shuante sherrin. Befasues më pas ishte qëndrimi i secilit dhe aq më tepër fakti që dy grindavecët nuk ishin klientë të panjohur dhe as të persona të rastit, por vëllezër.

Në përfundim, mjekët ligjorë kanë përcaktuar se shenjat e dhunës në trupin e të dehurit ishin fraktura të rënda, duke i bindur policët se vëllai esëll duhej arrestuar.

Unë doja të shikoja ku i prish lekët im vëlla dhe me kë i pi raki. Por kur zbrita nga makina dhe dëgjova përgjigjen e tij, e humba qetësinë dhe e godita direkt e në fytyrë”, tha para agjentëve të policisë së Kamzës, Sh. C, i cili rrezikon t’i ngarkohet akuza e dhunës në familje.

Por i riu ka një alibi që i vendos policët në dilemë, duke qenë se sipas tij lekët që i vëllai harxhoi ishin të tijat, dhe i vëllai ia kishte vjedhur në banesë për të konsumuar alkool.

Hajdutërinë e kundërshton vëllai i rrahur J. C, 30 vjeç. Ai thotë në polici se sapo kishte dalë nga lokali ku kishte pirë me disa shokë kur dëgjoi zërin e të vëllait që po e shante.

Mbasi më shau më gjuajti me grusht në fytyrë dhe ndërhyri shoku im që na ndau”, thotë nga ana tjetër i rrahuri.

Policia e pyet se cilat janë arsyet e konfliktit dhe të dy i lidhin me paratë.

Para ca kohësh tim vëllai i humbën para në banesë dhe më akuzoi. I thashë hajde të bëjmë be si të duash, por nuk pranoi. Që atëherë çdo gjë që bëj, ai thotë ti po pi paratë e mia”. Sidoqoftë, 30-vjeçari këmbëngul se këtë çështje do ta zgjidhin sipas zakonit dhe se nuk është e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Im vëlla nuk kishte sende të forta në dorë, as gurë dhe asgjë tjetër. Më goditi me grushte. Kam dhimbje në pjesën e veshit dhe në buzë”, shton shtetasi J. C. pavarësisht përpjekjeve të tij për ta lehtësuar pozitën e të vëllait, ekspertiza saktësoi se vëllai nevrik i kishte shkaktuar dëmtime më të mëdha se sa ai pranonte në polici.

Pasi policia ka kryer kontroll në banesën e vëllait nevrik ku dhe nuk ka konstatuar asgjë të paligjshme është shtruar dhe e ka marrë sërish në pyetje. Në dëshminë e tij, sipas burimeve të gazetës Si ai tregon “dola me makinë për të parë ku i prish lekët im vëlla.

Së bashku me të ishte edhe shtetasi H. H. Dua të theksoj se kisha dyshime për vjedhjen e para 3 katër muajve që e ka kryer im vëlla së bashku me këtë person me të cilin shoqërohet.

Im vëlla më ngriti zërin dhe më pyeti pse po më ndjek pas. U ngritën tonet, dhe zbrita në tokë. I thashë shokut të tij mos të afrohej dhe e godita  tim vëlla”, shton në deklaratë Sh. C. Burimet bëjnë me dije për gazetën Si se pas këqyrjes së shenjave të dhunës në trupin e J. C, që u konsideruan të shumta dhe gjithashtu është konsideruar nga ekspertët mjeko-ligjorë si një rrahje me dëmtime trupore, agjentët vendosën arrestimin e vëllait.

Marrë nga GazetaSi

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrihen vellezrit ne kamez rrihen vellezrit ne kamez

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet