LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri, 423 persona humbën jetën në spitale

2 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA
VOA: Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri,

TIRANË– Në Shqipëri, muaji Shkurt shënoi të dhënat më negative të pandemisë që nga fillimi i saj në mars të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se numri i viktimave u ngjit në kuotën e 423 personave të cilët humbën jetën në spitale, niveli më i lartë i rregjistruar deri më tani, ose i barabartë me 23 përiqnd të totalit të përgjithshëm të vdekjeve. Krahasuar me janarin, rritja është prej gati 49 përqind. Ndërsa si mesatare ditore, është akoma më e lartë, për shkak të diferencave mes dy muajve: 6.6 vdekje në ditë në Janar dhe 15.1 në Shkurt. Numri i viktimave është ndjeshëm më i rritur edhe se muaji dhjetor, kur pandemia shënoi një tjetër kulm të saj me 364 persona që kishin humbur jetën.

Gjatë muajit shkurt, vdekjet nga COVID 19 erdhën duke u rritur progresivisht nga java në javë me 79 viktima javën e parë, duke vijuar me 95 në javën pasuese, 114 në javën e tretë e duke u mbyllur me 135 viktima në javën e fundit. Në këtë javë mesatarja e jetëve të humbura ka qenë mbi 18 vdekje në ditë. Në 24 orët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 20 qytetarë: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Gjatë muajit Shkurt edhe rastet e reja u rritën ndjeshëm. Ndërsa testimet u shtuan me 11.7 përqind (108.499 tamponë), numri i atyre që u konfirmuan pozitivë ndaj koronavirusit shkoi në 28.939 të prekur (42.5 përqind më shumë se muaji Janar) ose më shumë se një e katërta e totalit të të prekurve që nga nisja e pandemisë. Mesatarja ditore kapërceu nga 653 të infektuar në Janar, në 1033 të infektuar.

Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe testimeve) u rrit ndjeshëm në 26.7 përqind në Shkurt, nga 20.9 përqind që ishte një muaj më parë. Vetëm në Dhjetor, pozitiviteti ishte më i lartë, kur u rregjistrua kuota prej 27.3 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Java e dytë e Shkurtit ishte ajo me numrin më të lartë të rasteve 7561 të prekur, ndërsa në gjysmën e dytë, shifrat erdhën duke u ulur paralelisht me reduktimin e testimeve. Në javën e fundit u rregjistruan 6.646 të prekur me një mesatare ditore prej 949 rastesh, ose 10.7 përqind më pak se java parerendëse (16 Shkurt – 22 Shkurt). Pozitiviteti ishte në nivelin e 25.8 përqind, poshte mesatares mujore. Në 24 orët e fundit u rregjistrua dhe numri më i ulët i rasteve, 764 të prekur. Por duket se kjo shifër i dedikohet më shumë, reduktimit të ndjeshëm të testimeve, 2714 tamponë, ndërkohë që mesatarja javore ka qenë prej 3678 tamponësh në ditë. Për rrjedhojë dhe pozitiviteti në 24 orët e fundit kërceu mbi kuotën e 28 përqind.

Gjatë muajit Shkurt, një përkeqësim të ndjeshëm pësoi dhe situata në spitale ku të shtruarit thuajse u dyfishuan. Më 31 Janar në të 4 spitalet COVID kishte 343 të shtruar, ndërsa më 28 Shkurt 662 pacientë. Autoritetet e detyruan që gjatë këtij muaji. të vënë në dispozicion dhe tre spitale të tjera rajonale. Po ashtu, shtim të fortë pësuan dhe të sëmurët në gjendje të rëndë. Në fund të Janarit në terapi intensive ishin 13 pacientë, ndërsa 6 të tjerë të intubuar, ndërkohë që në fundit të Shkurtit në terapi intensive ishin 35 pacientë ndërsa 14 të tjerë të intubuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri pasditen e së hënës në të 7 spitalet e vendit ku trajtohen të sëmirët me Koronavirus kishte 659 pacientë nga të cilët 32 në terapi intensive dhe 11 të tjerë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar afro 108 mijë të prekur. Më shumë se 1 e treta e tyre janë ende aktivë. Ndërsa në spitalet COVID kanë humbur jetën 1.816 persona.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet