LIVE UPDATES
Bota

Pse Vladimir Putini e ka humbur tashmë këtë luftë

3 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
Pse Vladimir Putini e ka humbur tashmë këtë luftë

Nga Yuval Noah Harari

Pas gati një javë luftë, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Vladimir Putin po shkon drejt një disfate historike. Ai mund t’i fitojë të gjitha betejat në Ukrainë, por prapë në fund do ta humbasë luftën. Ëndrra e Putinit për rindërtimin e perandorisë ruse, ka mbështetur gjithnjë gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, se ukrainasit nuk janë një popull i vërtetë, dhe se banorët e Kievit, Kharkivit dhe Lvivit e dëshirojnë shumë sundimin e Moskës.

Kjo është tërësisht gënjeshtër. Ukraina është një komb me më shumë se 1 mijë vjet histori, dhe Kievi ishte tashmë një metropol i madh kur Moska nuk ishte ende as një fshat. Por despoti rus e ka thënë kaq shumë gënjeshtrën e tij, sa që duket sikur e beson edhe vetë. Kur po planifikonte pushtimin e Ukrainës, Putin mund të mbështetej tek shumë fakte të njohura. Ai e dinte se Rusia është ushtarakisht shumë superiore ndaj Ukrainës.

Ai e dinte se NATO nuk do të dërgonte trupa për ta ndihmuar Ukrainën. Ai e dinte se varësia evropiane nga nafta dhe gazi rus, do t’i bënte vendet si Gjermania të nguronin të vendosnin sanksione të ashpra. Bazuar në këto fakte të njohura, plani i tij ishte të godiste fort dhe shpejt Ukrainën, të rrëzonte qeverinë e saj, të vendoste në Kiev një regjim kukull, dhe të shmangte sanksionet e Perëndimit.

Por në këtë plan kishte një të panjohur të madhe. Siç e mësuan amerikanët në Irak dhe sovjetikët në Afganistan, është shumë më e lehtë ta pushtosh një vend sesa ta mbash atë nën kontrollin tënd. Putini e dinte se e kishte fuqinë për ta pushtuar Ukrainën. Por a do ta pranonte populli ukrainas regjimin kukull të Moskës?

Putin vuri bast se po.Tek e fundit, siç ia shpjegoi vazhdimisht kujtdo që donte ta dëgjonte, Ukraina nuk është një shtet i vërtetë, dhe ukrainasit nuk janë një popull i vërtetë. Në vitin 2014, banorët në Krime nuk i rezistuan pushtuesve rusë. E pse duhet të ndodhte ndryshe në vitin 2022? Por çdo ditë që kalon, po e bën gjithnjë e më të qartë se plani i Putinit po dështon. Populli ukrainas po reziston me gjithë zemër, duke fituar admirimin e gjithë botës, dhe duke fituar luftën. Sigurisht përpara i presin shumë ditë të zeza. Rusët mund ta pushtojnë ende të gjithë Ukrainën.

Por që të fitojnë luftën, rusët duhet ta mbajnë nën kontroll Ukrainën, dhe këtë mund ta bëjnë vetëm nëse i lejon populli ukrainas. Kjo duket gjithnjë e më e pamundur të ndodhë. Çdo tank rus i shkatërruar dhe çdo ushtar rus i vrarë, e rrit guximin e ukrainasve për të rezistuar. Dhe çdo ukrainas i vrarë e thellon urrejtjen e ukrainasve ndaj pushtuesve rusë. Urrejtja është emocioni më i shëmtuar. Por për kombet e shtypura, urrejtja është një thesar i fshehur. E strehuar thellë në zemër, ajo mund të garantojë rezistencën për breza të tërë.

Për ta rikrijuar perandorinë ruse, Putinit i duhet një fitore relativisht pa gjak, e cila do të çonte në një pushtim që pritet relativisht pa urrejtje nga vendasit. Duke derdhur gjithnjë e më shumë gjak ukrainas, Putin po bën që ëndrra e tij të mos realizohet kurrë. Në certifikatën e “vdekjes” së perandorisë ruse nuk do të shkruhet emri i i Mikhail Gorbaçov por ai i Vladimir Putin. Gorbaçovi i lejoi rusët dhe ukrainasit të ndiheshin si vëllezër e motra; Putin i ka kthyer në armiq, dhe ka bërë që tani e tutje kombi ukrainas ta shohë veten si një armik të Rusisë.

Tek e fundit, kombet janë ndërtuar mbi historinë e tyre. Çdo ditë që kalon,e zgjeron historinë heroike, të cilën ukrainasit do ta tregojnë jo vetëm në ditët e errëta që do të vijnë, por edhe në dekadat dhe brezat që do të vijnë. Presidenti ukrainas që refuzoi të largohej nga kryeqyteti, duke i thënë SHBA-së se ka nevojë për municione dhe armë dhe jo për një shëtitje; ushtarët nga Ishulli i Gjarpërinjve që i thanë “Shko në Djall!” një luftanije ruse; civilët që u përpoqën të ndalonin tanket ruse duke u dalë para në rrugë.

Këto janë gjërat që ndërtojnë kombet. Në planin afatgjatë, këto histori kanë më shumë peshë sesa tanket. Despoti rus duhet ta dijë këtë gjë, ashtu si çdokush tjetër. Ai është rritur me rrëfimet mbi mizoritë e ushtrisë gjermane dhe trimërinë e forcave ruse gjatë rrethimit të Leningradit. Tani ai është duke prodhuar histori të ngjashme, por duke e pozicionuar veten në rolin e Hitlerit. Historitë e trimërisë së ukrainasve, u japin vendosmëri jo vetëm atyre, por gjithë botës. Ata u japin kurajo qeverive evropiane, administratës amerikane, madje edhe qytetarëve të shtypur të Rusisë.

Nëse ukrainasit guxojnë të ndalojnë një tank me duar në xhep, qeveria gjermane guxon t’i furnizojë ata me raketa antitank, qeveria amerikane guxon ta përjashtojë Rusinë nga sistemin SWIFT,edhe qytetarët rusë mund të guxojnë të shfaqin kundërshtimin e tyre ndaj kësaj lufte të pakuptimtë. Të gjithë ne mund të frymëzohemi të guxojmë të bëjmë diçka, qoftë ky një donacion, të mirëpresim refugjatët apo të ndihmojmë në luftën informative që zhvillohet në internet. Lufta në Ukrainë do të ndikojë në të ardhmen e të gjithë botës.

Nëse tirania dhe agresioni do të lejohen të triumfojnë, pasoja do t’i vuajmë që të gjithë. Nuk ka kuptim që të mbetemi vetëm spektatorë. Ka ardhur koha të ngrihemi dhe veprojmë. Fatkeqësisht, kjo luftë ka të ngjarë të jetë e gjatë. Duke marrë forma të ndryshme, ajo mund të vazhdojë me vite. Por çështja më e rëndësishme tashmë është vendosur. Ditët e fundit i kanë treguar të gjithë botës se Ukraina është një shtet i vërtetë, se ukrainasit janë një popull i vërtetë, dhe se ata nuk duan të jetojnë nën një perandori të re ruse. Çështja kryesore e mbetur ende e hapur, është se sa kohë do të duhet që ky mesazh të depërtojë në muret e trasha të Kremlinit.

Shënim: Yuval Noah Harari, është një historian me famë botërore. Libri i tij më i suksesshëm titullohet “Sapiens:Një histori e shkurtër e njerëzimit”.

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vladimir putin yuval noah harari vladimir putin yuval noah harari

Sondazh

Poll
Bota 3 Mars 2022, 10:34

Kuvendi i Kosovës në mbështetje të Ukrainës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me mesazhin “Ne jemi me Ukrainën”, kanë nisur një seancë, në të cilën po dënohet agresioni rus në Ukrainë. Në rend dite, deputet...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë