LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikohet sondazhi i IPR Marketing: PS forcë e parë politike, por opozita PD-LSI në avantazh

30 Maj 2019, 06:23 Nga DOSJA

Tiranë- RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentuan rezultatet Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.

 Ja orientimi i votës së shqiptarëve  

Tabela 12: Zgjedhjet politike-orientimi i votës

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD – LSI. Por si forcë politike orientimi i votës është majtas.
Konkretisht:  Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%.

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%.

Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%.

Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (29 maj) është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e  2017 për zgjedhjet e përgjithshme.

Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.

Shqiptarët duan të hapen vende pune 

Tabela 11:  Ndryshojmë argument, sipas jush çfarë duhet të bëjnë politikanët për të evituar shqiptarët të largohen nga vendi?

Që shqiptarët mos të largohen nga vendi duhet që të hapen vende pune. Kështu mendojnë edhe shumica e shqiptarëve, ku 64.8% prej tyre mendojnë se politikanë duhet të rrisin vende pune për të evituar shqiptarët të largohen nga vendi.  50.7% e shqiptarëve mendojnë se duhet të rriten rrogat minimale.  29.9% janë të mendimit se duhet të përmirësohen kushtet pëer të bërë karrierë. Të përmirësojnë sistemin e formimit mendojnë 16.4 % e të anketuarve. Ndërsa 3.7% mendojnë se duhet të bëhen marrëveshje me vendet pritëse për riatdhesimin e tyre.  32.2% e shqiptarëve mendojnë se për të evituar largimin e shqiptarëve jashtë vendit duhet të luftohet  korrupsioni dhe kriminaliteti.  12.3% mendojnë se duhet të inkurajohen (edhe ekonomikisht)  kthimin e shqiptarëve nga jashtë vendit.

Politika përgjegjëse per mos integrimin e Shqiperisë

Tabela 10: Në rast se procesi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do bllokohej, përgjegjësia do të binte mbi…

Kur vjen puna për integrimin e Shqipërisë, shqiptarët janë të drejtpërdrejtë, duke akuzuar klasën politike. 47.2 % e të anketuarve mendojnë se nëse bllokohet procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përgjegjësia bie edhe mbi qeverinë edhe mbi opozitën.  Ndërsa në sondazhin e 3 prillit ishin 55.4% e shqiptarëve që kishin këtë mendim.

29.6% e shqiptarëve mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë, kundrejt 20.4% që ishte në sondazhin e kaluar. Ndërsa 21.1% mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë, kundrejt 16.6% që mendonin në sondazhin e 3 prillit. Ndërsa 2.2%

Data e zgjedhjeve duhet të shtyhet 

Tabela 9:  Disa mendojnë, duke iu referuar situatës aktuale, që data 30 qershor e zgjedhjeve duhet spostuar. Ju…

53.5% e shqiptarëve mendojnë se data e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të shtyhet, kjo referuar situatës aktuale politike.  38.4% e shqiptarëve nuk janë dakord që data e zgjedhjeve të shtyhet.  Ndërsa 8.1% janë përgjigjur “nuk e di”.

Presidenti Ilir Meta nuk po bën gjithçka për të zgjidhur krizën politike

Tabela 8:  Si e gjykoni rolin e Presidentit, z. Ilir Meta në trajtimin e krizës politike të vendit?

Shqiptarët mendojnë se Presidenti Ilir Meta nuk po bën gjithçka për të zgjidhur krizën politike në vend. Me këtë mendim janë 59.2% e të anketuarve.

Ndërsa 36.4% e shqiptarëve mendojnë kreu i shtetit po bën ç’është e mundur për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Ndërsa 4.4% e shqiptarëve thonë se nuk e dinë.

 Zgjedhjet pa opoziten te pavlefshme

Tabela 7Gjithësesi, pa pjesëmarrjen e opozitës, sipas jush, a do ishin të vlefshme zgjedhjet e qershorit?

Shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme. Janë 60.6% e shqiptarëve që ndajnë këtë mendim. Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë.

 Jo zgjedhje pa opoziten 

Tabela 6: Sipas jush, mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës?

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.

 Shqiptaret kunder opozites per te mos marre pjese ne zgjedhje

Tabela 5Ju jeni dakord apo jo në lidhje me vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 30 qershor?

52.9% e shqiptarëve thonë se janë kundër vendimin të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa 37.6% e të anketuarve janë përgjigjur se janë dakord me vendimin e opozitës. 9.5% janë përgjigjur “nuk e di”.

Shqiptarët kundër zgjedhjeve të parakohshme 

Tabela 4: Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, ju jeni pro apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?

Kundër zgjedhjeve të parakohshme janë 42.2% e shqiptarëve, një shifër kjo në rënie, pasi në sondazhin e 3 prillit 51.9% nuk donin zgjedhje të parakohshme.
Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë 40.2% e shqiptarëve, duke pësuar një rritje krahasuar me sondazhin e parë sipas të cilit vetëm 28.9% ishin për zgjedhje të parakohshme.  Ndërsa 15.6% nuk kanë pranuar të përgjigjen, krahasuar me 19.2% nga sondazhi i kaluar.

Shumica e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën për protestën

Tabela 3A ndani të njëjtin mendim me opozitën në lidhje me protestën?

Shqiptarët janë kundër opozitës për mbajtjen e protestave. 49.8% thonë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, krahasuar me 38.1% nga sondazhi i 3 prillit.

Kësaj pyetje, 25.7% e të anketuarve i janë përgjigjur se ndajnë plotësisht të njëjtin mendim me opozitën. Ndërsa qytetarët që ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me opozitën janë 23.6%. 0.9% e shqiptarëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje.


Kriza politike, sjellje jo normale e partive politike

Tabela 2: Në lidhje me krizën politik që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një situatë jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike.

38.8% e të anketuarve mendojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të parimeve demokratike.

Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë.


Shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë

Tabela 1:  Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit.  Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.

Marzhi i gabimit

Kampioni përfaqësues është 2000 shqiptarë.

Antonio Notto: “Ne nuk kemi intervistuar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thelbëësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në nr fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.”

IPR Marketing eshte një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh.

Marrë nga Ora News 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ps forcë e parë politike sondazhi i ipr zgjedhjet e 30 qershorit ps forcë e parë politike sondazhi i ipr zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës