LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikohet strategjia e shëndetësisë, pasojat e pandemisë do ndihen deri në 2025

2 Dhjetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Publikohet strategjia e shëndetësisë, pasojat e pandemisë do

TIRANË – Qeveria ka publikuar strategjinë e shëndetësisë për 10 vite (2021-2030) dhe pesë politika kryesore të saj që do të financohen në kuadër të objektivave të vendosura. Në totalin e kostove peshën më të madhe prej 56 për qind do ta marrë politika e fuqizimit të sistemit të integruar shëndetësor. Politikat e tjera janë ato të investimit në shëndetin e popullatës gjatë ciklit të jetës, progresi drejt mbulimit uiniversal shëndetësor, fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndeti dixhital.

Një pjesë të rëndësishme të strategjisë duket se zë edhe situata e pandemisë COVID- 19 por që sipas tabelës së kostimit është bërë parashikimi për mbulimin e efekteve të pandemisë deri në vitin 2025 ndërsa plani i vaksinimit ka një parashikim deri në vitin 2023.

“Përllogaritja e kostove është bërë sipas viteve financiare. Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 është rreth 496.40 miliardë Lekë, ose rreth 4.036 miliard Euro. Kursi mesatar për referencë është përllogaritur me 123 lek për 1 euro.

Për periudhën afatmesme 2021-2024, kostoja është vlerësuar në 179.63 miliardë lekë, nga të cilat 171.6  miliardë lekë janë planifikuar në Programin Buxhetor Afatmesëm, 4.47 miliardë lekë do të sigurohen nga financimi i huaj, ndërsa hendeku financiar është 7.93 miliardë lekë ose 4.41% e kostos indikative për këtë periudhë. Për vitin financiar 2021 është marr në konsideratë vetëm 1/6 e shpenzimeve të planifikuara.

Shpenzimet për sigurimin e vaksinave anti covid 2019 janë planifikuar deri në vitin 2023, ndërsa shpenzime të tjera që lidhen me pandeminë janë parashikuar deri në vitin 2025” thuhet në strategji.

Buxheti 2022, çfarë do të mbështesë dhe investimet kryesore

Në strategjinë e shëndetësisë është bërë një ndarje e detajuar e shpenzimeve sa i takon buxhetit të vitit 2022 që sapo është miratuar.

“Buxheti 2022, konsiderohet nga qeveria shqiptare, si buxheti i qytetarëve shqiptarë, i cili do të ketë në fokus mbulimin shëndetësor universal të popullatës dhe rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë.

Me këtë buxhet do të arrihet të financohet programi kombëtar i vaksinimit dhe zbatimi i programit kombëtar të vaksinimit anticovid me financimin 2.7 miliard lekë të dedikuar për vaksinat anticovid.

Do të mbështetet plani i përgjigjies ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survejancës epidemiologjike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, barnat dhe materialet mjekësore për të gjitha strukturat spitalore.

Gjatë vitit 2022 parashikohet rritja e investimeve në sektorin e Shëndetësisë, ku do të financohen 3 miliard lekë.

Me buxhetin e vitit 2022, do të financohet për herë të parë paketa e kujdesit të syve për fëmijët e grupmoshës nga 4-14 vjeç si një program i ri i kujdesit universal falas për mbi 300 mijë fëmijë që do të sigurojnë konsultat e syve falas sipas protokolleve mjekësore.

Me buxhetin 2022 do të vijojë mbështetja e personelit mjekësor me rritjen e pagave në 6% brenda këtij viti dhe do të mbështeten 18 mijë mjekë dhe infermierë. Me buxhetin 2022, do të mundësohet edhe rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë duke financuar me rritje 10% të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet me më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe trefishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët me statusin e jetimit si dhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara.

Buxheti i vitit 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021.

Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.

Me buxhetin e 2022 do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë investimet e nisura në:

–              Rikonstruksioni i Spitalit Infektiv

–              Rikonstruksioni i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

–              Rikonstruksioni i 50 qendrave shëndetësore

–              Përfundimi i fazës së pare të modernizimit të QSUT, nëpërmjet ndërtimit dhe pajisjes me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar të Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme

–              Rikonstruksioni i Spitalit të Pediatrisë faza e dytë

–              Modernizimi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Gelardinë”

–              Përfundimi i punimeve të fazës II-të të rikonstruksionit të spitalit rajonal Kukës

–              Përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët

–              Përfundimi i rikonstruksionit të Pediatrisë së Spitalit Rajonal Elbasan”.

MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore sociale pandemi shendetesi strategji pandemi shendetesi strategji

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë