LIVE UPDATES
Politike

“Puna të merret me meritë, jo si nipi i këtij apo…”/ Yuri Kim: Të eliminohet korrupsioni

12 Maj 2022, 20:05 Nga DOSJA
“Puna të merret me meritë, jo si nipi i këtij

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim se Shqipëria do të jetë një mik dhe partner i mirë për vendin e saj kur korrupsioni, krimi i organizuar dhe gjykatat e korruptuara të eliminohen. Gjatë emisionit “Open”, Yuri Kim tha se SHBA ka për prioritet që të investohojënë Shqipëri, por si fillim duhet që të eliminohet korrupsioni. Vetëm atëherë sipas ambasadores amerikane, do të ketë rezultate dhe ndikim nga investimet e huaja. 

Eni Vasili: Zonja Kim, ju ishit në Uashington javën e kaluar. Mediat njoftuan për një takim me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri, por në fakt unë dua t’ju pyes për agjendën tuaj zyrtare, nëse ka pasur një të tillë gjatë takimit tuaj në Uashington.

Ambasadorja Kim: Siç e dini, kishim këtu Ndihmës Sekretaren e Shtetit Karen Donfried jo shumë kohë më parë dhe unë doja të ndiqja çështjet e atij udhëtimi. Kështu, shkova në Uashington, isha atje për rreth një javë, në takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, Shtëpisë së Bardhë, USAID dhe agjenci të tjera të qeverisë. Dhe ja çfarë gjeta: njerëzit janë vërtet të emocionuar për sa shumë është rritur marrëdhënia SHBA-Shqipëri. Janë të emocionuar për të gjithë përparimin që kemi bërë në demokraci, mbrojtje dhe biznes siç ju thashë. Dhe ajo që vërtetë tërhoqi vëmendjen e tyre ishte, jo thjesht përparimi që është bërë në reformën në drejtësi dhe përparimi i bërë për të siguruar një prani ushtarake amerikane këtu në Shqipëri. Ishin vërtet të emocionuar dhe përqendruar tek pjesa e energjisë. Siç e dini, Presidenti Biden e ka vendosur si prioritet që të injektojë 50 miliardë metra kub gaz në Europë, për t’i ndihmuar të bëhen të pavarur nga gazi rus dhe kur projekti i Vlorës – nëse ecën përpara dhe kur të jetë funksional – do të japë një kontribut domethënës në këto zhvillime. Janë shumë të emocionuar për të gjithë përparimin që kemi bërë së bashku dhe partneritetin që kemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria ka qenë bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për të gjitha çështjet e lidhura me Ukrainën. Është një rol udhëheqës me rëndësi dhe mendoj se Shqipëria e ka habitur botën me sa e efektshme dhe e fortë udhëheqësia e saj ka qenë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që s’ka gjëra ku duhet përparim.

Ka shumë fusha që kanë nevojë për përparim dhe, sigurisht, këtë e shihni në raportet që botojmë nga Departamenti i Shtetit dhe në raporte të tjera ndërkombëtare. Nuk janë të fshehta. Jemi shumë të qartë publikisht dhe privatisht me Qeverinë Shqiptare lidhur me fushat ku duam të mbështesim më shumë përmirësim.

Eni Vasili: Cilat janë këto?

Ambasadorja Kim: Për shembull, përpjekja e madhe për vitet e fundit ka qenë reforma në drejtësi. Kjo vazhdon të jetë një fushë që është një fokus parësor për ne si dhe për europianët. Dhe, nuk është thjesht sepse kërkohet për anëtarësimin në BE apo se e duam ne, Shtetet e Bashkuara, për miken dhe partneren tonë Shqipërinë, por sepse është ajo që populli shqiptar, qytetarët e zakonshëm shqiptarë duan më shumë. Mendoj se e shihni po aq sa edhe unë në sondazhe. Sigurisht e dëgjoj kur udhëtoj në vend, kur flas me njerëz të zakonshëm për ato që kanë në mend. Flasin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Flasin për vende pune. Të rinjtë gjithmonë flasin për vende pune, apo jo? Dhe ç’më thonë? Më thonë se kanë gjithë shkollimin, e duan vendin e tyre, duan të qëndrojnë, por nuk mendojnë se kanë një shans të drejtë. Kjo është çështje e korrupsionit. Është një çështje e korrupsionit. Bizneset janë të interesuar për Shqipërinë.

Gjithë kohën ka biznese amerikane që më kontaktojnë tani për shkak se shohin Bechtel dhe Exxon dhe Excelerate. Por çështja është që nuk janë të qartë për rregullat dhe mendoj se kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor që provon se ndjekjet penale dhe gjykimet në gjykata janë të qarta dhe të pastra dhe në përputhje me ligjin, si në pjesën tjetër të Europës dhe në Amerikë, do të vijnë më shumë biznese. Do të ketë më shumë vende pune për shqiptarët dhe amerikanët. Përpos kësaj, kur korrupsioni të eliminohet dhe njerëzit të ndjejnë se e merr një vend pune sepse je i kualifikuar, jo sepse je nipi i këtij apo atij dhe vajza e këtij apo atij, gruaja e këtij apo atij dhe burri i kësaj apo asaj, por e merr bazuar në merita. Ky vend ka kaq shumë talent dhe ne si Shtetet e Bashkuara urojmë që korrupsioni, krimi i organizuar, gjykatat e korruptuara të eliminohen në mënyrë që potenciali, madhështia e popullit shqiptar të çlirohet, në mënyrë që të jeni edhe një mik më i mirë dhe një partner më i mirë për ne.

Marrë nga Balkanëeb

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet