Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetarja Esiona Konomi ka komentuar mbledhjen e socialistëve sot në Shkodër, kur pjesë ishin sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjinkuri dhe drejtuesja politike e qarkut, Edona Bilali. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, gazetarja Konomi ka vënë theksin tek ankesat që kishte “baza” e PS-së për punësimet duke evidentuar si problem “aleatin”. Ndërkohë që nuk e përmendën kurrë me emër se për kë bëhej fjalë, gazetarja shkruan se kreu i PSD-së, Tom Doshi edhe pse “i ndarë” nga kryeministri Edi Rama që prej vitit 2015 ka fuqi të plotë për të emëruar e shkarkuar punonjës e drejtorë në administratë. Problem ky që u ngrit edhe në mbledhjen e sotme.
“Tani Edona Bilali si drejtuesja e re politike e qarkut dhe ministre fuqiplotë, por pa portofol, pritet të “frenojë bajraktarin e veriut”. Ndërkohë, është normalitet politik dhe trajtohet si i tillë nga të gjitha nivelet e zyrtarëve (përjashtuar KM kur del përpara kamerave) se cdo punësim në shtet, duhet të kalojë përmes të fortëve të politikës,”-shkruan gazetarja ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Qysh kur Rama u “divorcua” me Tom Doshin në vitin 2015, e njëjta histori e përsëritur tek socialistët e Shkodrës. Divorci Rama-Doshi është vetëm “në letra”. Doshi takohet me kryeministrin, rrinë e ndajnë punë bashkë. Kreu i PSD-së, siç ka bërë gjithmonë, edhe sot vazhdon e shkarkon/emëron drejtorë e punonjës në administratë.
Deputetët e kryebashkiakët socialistë në këtë qark dje i ankoheshin Ditmir Bushatit, pastaj Valdrin Pjetrit, më vonë Ilir Beqajt, tani Damian Gjiknurit. E njëjta ankesë.
“Kontrollon pushtetin, s’kemi me çfarë kënaqim bazën, na merr votat, s’kemi si dalim në fushatë”.
Dhe të dërguarit e Ramës nga Tirana ngrenë gjithnjë supet e nuk i sulet njeri të shpallurit “non grata” nga SHBA. Sepse të deleguarit nga kryeqyteti e mbajnë mend mirë fjalinë e Kryeministrit në një mbledhje grupi parlamentar: “Toma është realitet politik në Shkodër, doni apo nuk doni ju”.
Tani Edona Bilali si drejtuesja e re politike e qarkut dhe ministre fuqiplotë, por pa portofol, pritet të “frenojë bajraktarin e veriut”. Ndërkohë, është normalitet politik dhe trajtohet si i tillë nga të gjitha nivelet e zyrtarëve (përjashtuar KM kur del përpara kamerave) se cdo punësim në shtet, duhet të kalojë përmes të fortëve të politikës.
Në mbledhjen e sotme në Shkodër mes socialistëve, Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka “aleati” duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Ndërkohë që socialistët në Shkodër janë të “përçarë” për punësimet në administrarë, Partia Demokratike nuk ka mbetur pa k...
TIRANË– Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi ka renditur me pika, 10 rezultatet që mund të dalin nga takimi i dy liderëve,...
TIRANË– Përveç sfilatës me ngjyrat pastel, ato që spikat nga zonjushat e zonjat e Kuvendit janë edhe aksesorët e shtrenjtë që preferojnë ato. ...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo është paraqitur ditën e sotme në Kuvend me një shenjë në këmbë. Deputetja më e vjetër në Kuvend,...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...
TIRANË– Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje për minatorët që humbën jetën në vendet e punës, kryesisht në Bulqizë. Ndërkohë në seancë d...
TIRANË– Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet në ditët në vijim. Këtë pohoi ditën e sotme deputeti i Partisë, Flamur Noka teksa dekla...
TIRANË– Seanca e sotme parlamentare nisi me 30 minuta vonesë për shkak të debateve që u zhvilluan në konferencën e kryetarëve ku u dikskutua për mëny...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grup...
TIRANË– Flamur Noka deklaroi para gazetarëve se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po kërcënon krerët e degëve të partisë. Përballë gazetar...