Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Pushkë dhe 79 fishekë, përfundon në pranga 57-vjeçari në Dibër (EMRI)
1 Mars 2022, 08:04Nga DOSJA
DIBËR- Një 57-vjeçar u prangos sot në Dibër pasi iu gjet në shtëpi një pushkë dhe 79 fishekë. Sipas informacioneve të policisë i ndaluari quhet Liman Krrashi nga fshati Muhurr i Dibrës. Ndalimi i tij u bë pasi uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Krrashit. 57-vjeçari rezultoi se nuk posedonte leje për mbajtje armësh. Ai do të gjykohet për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Mbante armë zjarri pa leje në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisaritit të Policisë Dibër, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. K., banues në fshatin Muhurr, Dibër.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë dhe 79 copë fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DIBëR– Reshjet e dëborës në Dibër kanë krijuar bllokim aksesh rrugore. Një prej tyre është dhe Rruga e Arbrit e cila për momentin është e pakalueshme. Pol...
LONDËR– Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër, të organizuar nga Banka E...
KIEV- Në një lidhje nga Kievi, violinisti ukrainas Dima Tkachenco tha se krahasuar me një ditë më parë situata gjatë ditës së sotme në Kiev nuk ishte dhe aq e q...
TIRANË– Partia Demokratike kanë sulmuar ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin dhe presidentin Ilir Meta duke risjellë një video të vjetër debat...
DIBËR- 1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Denis Xholi dhe Albjon Ceku u kapën në makinën e tyre me para për të blerë vota për Partinë Socialiste. G...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve dhe letrës së pyetjeve për Këshillimin Kombëtar. Këto zarfe u shpërndanë në muajin janar të qindra ...