LIVE UPDATES
Insights

Putin: Jemi të gatshëm për më shumë bisedime me SHBA-të dhe NATO-n

15 Shkurt 2022, 17:16 Nga DOSJA
Putin: Jemi të gatshëm për më shumë bisedime me

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Moska është gati për bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n mbi kufizimet për dislokimin e raketave dhe transparencën ushtarake, në një shenjë të re të lehtësimit të tensioneve Lindje-Perëndim. Deklarata erdhi pasi Rusia njoftoi se po tërheq një pjesë të trupave nga stërvitjet pranë kufirit të saj me Ukrainën, që kanë rritur frikën për një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

Duke folur pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, zoti Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja hodhën poshtë kërkesat e Moskës që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike të mos lejohen të anëtarësohen në aleancën ushtarake perëndimore, për të ndaluar vendosjen e armëve pranë kufijve rusë, si dhe për të tërhequr forcat e NATO-s nga Evropa Lindore. Por, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë rënë dakord të diskutojnë një sërë masash sigurie, që Rusia kishte propozuar më parë.

Presidenti Putin tha se Rusia është e gatshme të angazhohet në bisedime për kufizimin e vendosjes së raketave me rreze të mesme veprimi në Evropë, transparencën mbi stërvitjet ushtarake dhe masa të tjera të ndërtimit të besimit, por theksoi nevojën që Perëndimi t’i kushtojë vëmendje kërkesave kryesore të Rusisë. Deklarata pasoi njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes për një tërheqje të pjesshme të trupave pas stërvitjeve ushtarake, duke shtuar shpresat se Kremlini mund të mos sulmojë menjëherë Ukrainën. Ushtria ruse nuk dha detaje se nga cila zonë po tërhiqeshin trupat, apo mbi numrin e tyre.

Kancelari Scholz tha se ai është dakord se opsionet diplomatike nuk kanë “shteruar plotësisht”. Njoftimi i tërheqjes së trupave është një “sinjal i mirë”, tha ai, duke shtuar se ai shpreson se kjo “do të pasohet me hapa të tjerë pozitivë”.

Njoftimi inkurajoi tregjet financiare botërore dhe rublën e dobësuar pas disa javësh të përshkallëzimit të tensioneve, në një nga përplasjet më të rënda mes Rusisë dhe Perëndimit në disa dekada. Ky veprim erdhi një ditë pasi Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se vendi i tij ishte gati të vazhdonte bisedimet për kërkesat e sigurisë që çuan në përkeqësimin e krizës në kufirin Ukrainë-Rusi, një gjest që ndryshoi tonin pas disa javë tensionesh në rritje.

Disa orë përpara deklaratës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes mbi tërheqjen e një pjese të trupave, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se njësitë ruse po lëviznin më afër kufirit ukrainas, jo larg tij. Dhe zyrtarët perëndimorë vazhduan të paralajmëronin se ushtria ruse mund të sulmojë në çdo moment. Disa zyrtarë perëndimorë madje paralajmëruan se Rusia mund të fillonte një sulm ndaj Ukrainë të mërkurën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca nuk kishte ende prova për një tërheqje ruse.

Shtëpia e Bardhë refuzoi të bënte komente të menjëhershme mbi lëvizjet e trupave ruse. Frika e një sulmi u rrit nga fakti se Rusia ka grumbulluar më shumë se 130,000 trupa pranë Ukrainës. Rusia mohon se ka ndonjë plan të tillë, pavarësisht vendosjes së trupave në kufijtë e Ukrainës në veri, jug dhe lindje dhe fillimin e një stërvitje masive ushtarake aty pranë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, ndërkohë, kanë zhvendosur trupat dhe furnizimet ushtarake drejt krahut perëndimor të Ukrainës, megjithëse jo për t’u përballur me forcat ruse, dhe kanë premtuar më shumë ndihmë financiare për ish-vendin sovjetik.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog konflikti ukraine-rusi nato vladimir putin konflikti ukraine-rusi nato vladimir putin

Sondazh

Poll
Insights 14 Shkurt 2022, 08:39

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

Insights 11 Shkurt 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën