Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort.
Sipas të dhënave të INSTAT qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë.
Më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte -135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Lezhën ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin 105 persona. Gjatë vitit të kaluar vetëm Vlora pa rritje emigracionin neto në vlera pozitivë me 23 persona për 10 mije banorë, çka do të thotë se në këtë qytet diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.
Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.
Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.
Megjithatë popullsia e këtyre tre qarqeve zvogëlohet më shumësi rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar.
Gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi është rritur si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë banorë.
E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë është zvogëluar me rreth 6 banorë për çdo 10 mijë banorë.
Qarqet e Tiranës dhe Vlorës janë të vetmet qarqe popullsia e të cilave është rritur si rezultat i lëvizjeve migratore të brendshme dhe ndërkombëtare, gjatë vitit 2018. Lëvizjet të tilla të popullsisë kanë patur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë.
INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.
Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi në zonën e njohur si “KESH” në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së re janë dëgjuar të...
KOSOVË- Në Kosovë ka patur një sërë gazetarësh investigativë që janë marrë me çështjen e krimève të luftës dhe në veçanti të përdorimit të dh...
ELBASAN– Makina e shefit të pólícisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA 13...
TEPELENË- By-Passi i qytetit të Tepelenës ende pa përfunduar punimet ësthë shkatërruar. Një pjesë e tij, ku po ndërtohej një urë është shembur dhe është bë...
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka përplasur këmbësorin, teksa ecte në vijat e bardha.Pamjet janë publikuar sot ng...
DURRËS- Gjobë 5 milionë të vjetra sepse ndërhyri për të riparuar banesën e tij të dëmtuar nga tërmeti. Kjo ka qenë masa që shteti shqiptar i ka dhënë Isme...
KURBIN- Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme nga peshkatarët në Kurbin. Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i pajetë është gjetur në bri...
Kur e nisëm raportimin e ngjarjeve me një emër të ri, e në treg ishim rishtarë, ne editorët e Dosja.al, e kishim të qartë parimin tonë. Me lajmin e mirë nuk neg...
TIRANË- Në ditët e festave konsumimi i alkoolit shtohet, por Policia Rrugore shprehet se ka marrë të gjitha masat që të disiplinojë sa më shumë shoferët, q...
GJIROKASTËR- Policia ka gjetur pas 24 orësh një të moshuar që ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur kontaktet me familjarët. Në një njoftim për media...