LIVE UPDATES
Politike

VD-Rama: SPAK, durimi ynë po soset! E kemi gojën në vend dhe ne….Hetoni “non grata-n”

7 Maj 2022, 08:54 Nga DOSJA
VD-Rama: SPAK, durimi ynë po soset! E kemi gojën në vend dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk harron asnjë dalje publike pa sulmuar paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berishën. Në Asamblenë e PS-së, Rama i kërkoi Prokurorisë së Posaçe që të merrej me hetimin e tij, duke shtuar se po i përfundonte durimi. Po ashtu, numri një i qeverisë shtoi se në shkresën e Departamentit Amerikan të Shtetit është e përcaktuar qartë që hetimi duhet bërë nga institucionet shqiptare. 


“Nga ne nuk keni dëgjuar as gëk as mëk. Kjo është tallje e madhe tani. Meqë partnerët tanë folën për peshq, është tallje e madhe që deri më tani përdoret vetëm një lloj grepi. Gjuajnë edhe cironka me dinamit. Durimi ynë po soset, i imi po njëherë, kjo do të thotë që SPAK duhet të kujtohet që ne nuk e kemi humbur gojën e kemi në vend. Ne përshëndetëm edhe arkën e peshkut, turpin e Dvoranit nuk kemi thënë ndonjëherë, po e them unë këtu. Zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilni për zot Shqipërisë. Këtë turp duhet ta mbajë vetëm SPAK, askush tjetër. Kush e ka lexuar mandatën e DASH është thënë qartë që u takon institucioneve në Shqipëri që të hetojnë. Kjo nuk është për SHBA, revolta jonë është se po deligjitimohet SPAK. Ka ngatërruar detyrat me KLSH,”-tha ndër të tjera Edi Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

E pra, këtë vënie të re përfund, partia socialiste nuk do lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë. E kam thënë në Kongres dhe po e përsëris sot. Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm deri përpara se të angazhoheshim me reformën në drejtësi, në të gjitha arkivat, qofshin arkiva publike, qofshin arkiva të partisë socialiste të atyre që kanë mbajtur shënime nga mbledhjet e mbyllura të grupit parlamentar apo nga mbledhjet e mbyllura të qeverisë, nuk gjendet një diskutim ku të jetë vënë në dyshim qëndrimi ynë në raport me këdo qoftë për të cilin drejtësia ka llogari për të bërë dhe as gëk, as mëk, sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido qoftë prej nesh. Ashtu sikundër jemi vetëpërmbajtur deri ku tani nuk mban më përballë kësaj talljeje të madhe, se kjo është tallje, shumë tallje e madhe, e meqë këtu jo unë apo ne por partnerët tanë na futën peshkun si simbol, duke folur për peshq që do kapen, peshq që do hahen, peshq që do skuqen, peshq që do futen në tavë, është realisht tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku, madje pa e pasur problem fare që të gjuajë dhe cironka me dinamit, por nuk duket se nuk ka vullnet që ta përdori dinamitin për peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës, i bëjnë leksione Europës, i bëjnë leksione Shqipërisë, i bëjnë leksione Partisë Socialiste, i bëjnë leksione popullit, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.

Për ta mbyllur këtë pjesë e për të kaluar tek e fundit, durimi ynë po soset, i imi po njëherë. I juaji ka kohë që është sosur por e di që ma vini fajin mua. Kjo do të thotë që SPAK-u dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi në vend. Fakti që nuk kemi folur por përkundrazi e kemi përdorur gjuhën vetëm për të mbështetur cdo veprim, madje edhe kur u bë veprimi i turpshëm i asaj arkës së peshkut ne shtrënguam dhëmbët dhe bëmë një përshëndetje, ndërkohë që këtë turpin tjetër të Ardian Dvoranit, nuk e kemi thënë ndonjëherë, ja po e them unë këtu, por ka dhe turpe të tjera, të mëdha shumë. Kështu që thirrja ime në emër të të gjithëve ju dhe të të kësaj partie që nuk është një thirrje partiake, nuk është një thirrje politike por është thirrja e forcës që e ka udhëhequr dhe që e garanton reformën në drejtësi dhe sot e gjithë ditën e që do vazhdojë ta garantojë reformën në drejtësi deri në fund, e që në asnjë moment, për asnjë arsye, nuk do i bëhet mburojë askujt të kësaj bashkësie që duhet të shkojë të përballet me drejtësinë, është zonja e zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni e dilni në mbrojtje Shqipërisë. Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non gratë, një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tër dynjasë, këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë, SPAK-u. Askush tjetër!

Kush e ka lexuar mandatën e sekretarit të shtetit, e ka shumë të qartë që ju takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri të bëjnë detyrën e tyre bazuar në atë përfundim të nxjerrë nga departamenti i Shtetit dhe kjo nuk është për Amerikën, po e përsëris. Revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika për ta thënë me të njëjtën fjalë, jo, fare! Është se po sfidohet drejtësia dhe se po delegjitimohet SPAk-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë që ka ngatërruar detyrat e kontrollit të lartë të shtetit me detyrat e prokurorisë speciale. Që ka ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësitë administrative. Që ka ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive e të drejtave të njerëzve dhe kam dhe shumë të tjera por po ndalem këtu për të kaluar tek e fundit, tek zgjedhja e presidentit. Është gjëja që kemi përpara në javët që vijnë dhe dua ta shfrytëzoj këtë rast edhe për të thënë për ata që me sa shoh e shohim janë përfshirë në këtë proces si pjesë e palëve të tjera të parlamentit që ne nuk e kemi ende një emër se po ta kishim do ta kishim bërë me dije dhe do shkonim në tryezë me një emër për të dëgjuar emra të tjerë e për të dalë në një konkluzion.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen