LIVE UPDATES
Politike

Raporti i Komisionit Europian, pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

18 Tetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
Raporti i Komisionit Europian, pozitiv për Shqipërinë dhe

Komisioni Europian pritet të publikojë këtë të martë në orën 15:00 raportet e progresit për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor. Paraqitja e parë e komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi do jetë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian.

Raportet e progresit përmbajnë detajet e procesit të reformave të integrimit në çdo fushë të rrugëtimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Ndryshe nga vitet e kaluara raporti mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera njeh problematikat e secilit vend, por pa përdorur një gjuhë të ashpër lidhur me shqetësimet kryesore që kanë shtetet anëtare për çështjet kyçe siç është demokracia, shteti ligjor, të drejtat dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Evitimi i përdorimit të një gjuhe të ashpër bëhet me synimin për të inkurajuar vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian si Shqipëria të mos dekurajohen dhe të ngadalësojnë ritmin e reformave të integrimit në një kontekst të rënduar nga pandemia dhe influence sa më të madhe që synojnë të ushtrojnë aktorë të tjerë në rajon.

Në raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Europian i përmbahet qëndrimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Komisioni Evropian, sheh si mundësi që vetoja bullgare të hiqet pas zgjedhjeve të 14 Nëntorit duke siguruar kështu për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet në muajin Dhjetor.

Ndërkohë, edhe disa shtete anëtare që kanë qenë të lëkundura për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të pengojnë hapjen zyrtare të negociatave pasi vendi tashmë ka humbur shumë kohë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Qershor të 2014.

Gjithsesi kërkesat e përfshira në kuadrin negociator nga BE si përmirësimi i reformës zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE-ODHIR, rezultatet konkrete në ndëshkimin e korrupsionit, ndarja e kufirit detar apo propblematika me pronat e minoritarëve greke në jug do të ndiqen në fazat e tjera gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit.

Përshpejtimi i procesit të integrimit të shteteve ballkanike ka qenë një kërkesë e ripërsëritur ditët e fundit edhe nga administrata amerikane për të cilën një dekadë ështe një kohë e gjatë që ky proces të ndodhë në realitet. Presidenti Biden, Sekretari i shtetit Blinken dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Escobar kanë vënë theksin tek hapja sa më shpejt të jetë e mundur e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marrë nga Klan News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni europian raporti i ke vetoja e bullgarise komisioni europian raporti i ke vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët