Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
16 Qershor, 08:52
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada ruse ...
Ekonomi
Raporti i kredive me probleme bie poshtë nivelit të 8% pas 12 vjetësh
11 Maj 2021, 06:24Nga DOSJA
Raporti i kredive me problem në fund të muajit mars ra poshtë nivelit të 8%, për herë të parë pas më shumë se 12 vjetësh.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky raport zbriti në 7.96%, niveli më i ulët që prej marsit të vitit 2009. Vitin e kaluar, sektori bankar arriti të ruajë një raport të qëndrueshëm të kredive me problem, pavarësisht krizës në të cilën pandemia e zhyti ekonominë e vendit. Në tremujorin e parë të këtij viti, ecuria ka qenë edhe më pozitive, me një rënie të lehtë, të mëtejshme.
Masat e aplikuara nga Banka e Shqipërisë vitin e kaluar kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll raportin e kredive me probleme, duke mos kërkuar nga bankat të riklasifikonin ato kredi që u shtyheshin apo ristrukturoheshin.
Një masë e tillë qëndroi në fuqi deri në fund të muajit mars 2021. Një qasje e tillë jo vetëm lehtësoi mbështetjen e huamarrësve në vështirësi të përkohshme për shkak të krizës, por pati një ndikim edhe më të rëndësishëm në drejtim të vijimit të huadhënies. Sipas bankierëve, në rast të rritjes së raportit të kredive me probleme, do të kishte qenë e pamundur që huadhënia të vijonte të rritej, siç ndodhi vitin e kaluar dhe siç po vazhdon të ndodhë edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Në këtë mënyrë, masat e përkohshme patën një ndikim të dyfishtë, si në krahun e numëruesit (stokut të kredive me probleme), ashtu edhe të emëruesit (portofoli total i kredisë) të këtij treguesi.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi gjithashtu edhe një shkurtim të afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura. Ky afat u shkurtua nga tre vjet në dy vjet. Megjithatë, vitin e kaluar vlera e kredive të humbura të fshira prej bankave ishte relativisht e ulët krahasuar me vitet e mëparshme, me rreth tre miliardë lekë.
Shfuqizimi në fund të muajit mars i masave të përkohshme që mbështesnin ristrukturimin pritet që të sjellë gradualisht një lloj ndikimi në gjendjen e kredive me probleme gjatë muajve në vazhdim. Megjithatë, bankierët mendojnë se ky ndikim do të jetë i kufizuar dhe shumica e projeksioneve të tyre nuk parashikon një rritje të raportit të kredive me probleme me më shumë se dy pikë përqindje.
Në fakt, vlera totale e kredisë së ristrukturuar përllogaritej sa rreth 3% e portofolit të total të kredisë për ekonominë në fund të vitit 2020. Rrjedhimisht, edhe me shfuqizimin e masave lehtësuese nuk pritet një ndikim shumë i madh i këtij segmenti të portofolit në ecurinë e raportit të kredive me probleme. Stoku i kredive me problem të sektorit bankar vlerësohet në rreth 50 miliardë lekë dhe, sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2020 u rrit me vetëm 1.6 miliardë lekë.
MONITOR
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Mbi 30 ura në vend kanë mbyllur atë që njihet si cikli i tyre i jetës kur mund të përdoren duke ofruar siguri.Një pjesë e madhe e tyre kanë nevojë për ndërhyrje...
Tregu i sigurimeve, edhe pse në një vit të vështirë siç ishte 2020, si pasojë e pandemisë, sidomos në periudhën e mbylljes, por edhe të pagesave të pjesë...
Sektori bankar arriti një fitim neto prej 4.8 miliardë lekësh në tremujorin e parë të vitit, duke dhënë prova të mëtejshme të një ndikimi deri tani mjaft të kuf...
Pandemia Covid-19 nxiti rritjen e borxhit tatimor.Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në fund të vitit 2020, gjendja e detyrimeve t...
TIRANË– Shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit si dhe lëvizjet e qytetarëve për pushime kanë dhënë efektet e para në ekonominë e vendit! Pas një rënie...
Vodafone Albania njofton sot ndryshim në ekipin e saj drejtues. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris, do të përmbyllë këtë detyrë, p...
Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Teksa shifrat e 2019-s tr...
Vetëm 29% e pronave shiten me çmimin që nxirren fillimisht në treg.Të dhënat e vrojtimit periodik të pasurive të paluajtshme nga Banka e Shqipërisë trego...
Sistemi bankar në vitin 2020 i rezistoi pandemisë, duke vijuar rritjen. Për shkak të mbështetjes me masa rregullatore të përkohshme, përcjellja e efekteve të kr...