LIVE UPDATES
Bota

Reagime dhe rekomandime për Kosovën dhe luftën kundër korrupsionit

25 Janar 2022, 19:27 Nga DOSJA

KOSOVË– Kosova shënon një përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit dhe u vlerësua me 39 pikë në indeksin e përceptimit të korrupsionit për vitin 2021 të publikuar në raportin e organizatës ndërkombëtare, Transparency International. Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë. Sipas vlerësimit të Transparency International, Kosova pas 3 vitesh stagnimi në fushën e anti-korrrupsionit në vitin 2021 shënoi përparim të lehtë.

Në këtë mënyrë Kosova rikthehet në nivelin e vlerësimit në të cilën ishte në vitin 2017 duke shënuar kështu ngritje në tabelën e klasifikimit me 17 vende, përkatësisht në  vendin e 87-të nga vendi 104 në të cilën ndodhej vitin e kaluar. Sipas Organizatës Transperency International, vendet që shkelin liritë civile shënojnë vazhdimisht rezultate më të ulëta në Indeks.

Kurti mburr qeverinë e tij

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ‘përparimin  e lehtë’,  të Kosovës në luftën kundër korrupsionit në indeksin e Transparency International, ia atribuoi qeverisë së tij, por, tha që duhet bërë edhe më shumë.

Kosovo Albin Kurti DW Interview

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga vendi 104 në vendin e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozicionin e saj me 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata të besueshme. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, shkroi Kurti në profilin e tij facebook.

Lajm i mirë, por ka ende punë për të bërë

Lajm të mirë për Kosovën që ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, e cilësoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai tha se “Kosova do të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë aspekt”.

Kosovo I Deutscher Botschafter Jörn Rohde

“Vërtetë lajm i mirë. Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Inkurajojmë Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit. Vazhdo kështu. Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, shkroi ambasadori në Twitter.

Mbështetje për Kosovën shprehur edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, por ai rikujtoi se “ka ende punë për të bërë në të ardhmen”.

“Urime për Kosovën, e cila është ngritur për 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Shumë punë ende përpara. Bashkimi Evropian e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, shkroi Szunyog. Lufta e Kosovës kundër korrupsionit u përshendet edhe nga ambasadorët e Francës dhe Britanisë së Madhe.  

Shoqëria civile: Reforma në sistemin e drejtësisë

Ndërkohë, organizatat e shoqërisë civile, megjithë përparimin e lehtë që shënoi Kosova në indeksin e Transparency International, thonë se  “ka ende shumë punë për t’u bërë” dhe ato renditën një serë detyrash që duhet të kryejnë institucionet. Këto i shpjegon, Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë kjo që monitoron punën e institucioneve publike.

“Institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të ngritjes së besimit të publikut tek organet e rendit dhe ligjit, duke minimizuar ndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit dhe prokurorisë. Kjo reformë duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe e koordinuar mirë mes të gjithë akterëve relevantë”, thotë Kelmendi.  Sipas tij, lufta kundër korrupsionit duhet të intensifikohet në drejtim të masave parandaluese.

“Ligji i ri për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, duhet jo vetëm të ndërrojë emrin e saj, por të sjellë një frymë të re në efikasitetin dhe përkushtimin e personelit të Agjensionit në parandalimin e korrupsionit përmes një procesi më efikas të grumbullimit dhe kontrollimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, dhe adresimin ekspeditiv të kërkesave për vlerësimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interest”, thotë Kelmendi. Sipas tij, një cështje tjetër është ajo e prokurimit publik.

Më tepër transparencë në prokurimet publike

“Në fushën e prokurimit publik, kërkohet ngritje e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit. Vëmendje të veçantë duhet kushtuar menaxhimit dhe mbikëqyrjes së kontratave publike duke ngritur nivelin e përgjegjësisë së zyrtarëve publik për mënyrën e shpenzimit të parasë publike”.

Sa i përket procesit të emërimit dhe përzgjedhjes të anëtarëve të bordeve kërkohet “të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për Ndërmarrje Publike me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbikëqyrjes së procesit dhe eliminimit të politizimit të Bordeve nga përzgjedhja e anëtarëve joprofesional, duke i dhënë mundësinë profesionistëve të fushës dhe të paanshëm nga ngjyrimet partiake”, thotë KDI.

Transparency International për herë të parë sivjet në raportin e saj, ka krahasuar edhe rezultatet e shteteve për periudhën 2012-2021. Kosova, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej pesë pikësh, pra nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.

Marrë nga DW 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti korrupsioni ne kosove albin kurti korrupsioni ne kosove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë