Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Vetëm 22 muajsh! Vogëlushi merr telefonin e nënës, porosit 2 mijë euro mobilje
25 Janar 2022, 15:14Nga DOSJA
SHBA– Të lini një fëmijë të vogël të luajë me telefonin tuaj duket si diçka nga e cila s’mund të vijë asnjë dëm, por një familje në Amerikë, mësoi të kundërtën. Ayaansh Kumar nuk i ka mbushur ende dy vjeç, por si shumica e fëmijëve sot, ai i do pajisjet elektronike.
Babai i tij tha se së fundmi e futi atë në një telash të shtrenjtë. Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, mori telefonin në shtëpinë e familjes në Monmouth Junction, New Jersey, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje. Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobiljeve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare.
Fëmija kishte bërë porosi për karrige, stenda me lule dhe sende shtesë shtëpiake, me një numër të madh të tyre saqë mezi kalonin në derën e përparme, ndërkohë që edhe tani, familja e të miturit ende pret pakot që ai ka porositur…
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërish...
WELLINGTON– Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern zbuloi të dielën se ka anuluar dasmën e saj pasi vendi është në një valë ndaj rasteve të varian...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës, përmes të cilave synojnë vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera, përskaj atyre ...
PRISHTINË– 2 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë s...
TIRANË- Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila...
RUSI- Një avokate e cila humbi jetën pasi u hodh përmes një vrime akulli rus në një lumë të ngrirë për të shënuar Epifaninë Ortodokse është fotografuar për herë...
UKRAINË- Presidenti i SHBA Joe Biden ka këmbëngulur se duhet të ketë unitet total midis fuqive perëndimore pas konflikti Ukrainë-Rusi. Këtë gjë e ka thënë ...
TURQI- Aeroporti i Stambollit në Turqi ka ndaluar të gjitha fluturimet të martën deri në orën 13:00 për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet. Anadoly Ag...