LIVE UPDATES
Bota

REL dënon ndalimin e gazetarëve dhe bastisjet e zyrave në Bjellorusi: Dëshmojnë dëshpërimin despotik të regjimit të Luk

16 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA
REL dënon ndalimin e gazetarëve dhe bastisjet e zyrave në

Forcat e sigurisë kanë bastisur zyrat dhe shtëpitë e disa gazetarëve në gjithë Bjellorusinë, duke përfshirë edhe ato të Radios Evropa e Lirë në Minsk.

Dëshmitarët kanë thënë se zyrtarët kanë hyrë në zyrat e Radios Evropa e Lirë në Minsk, më 16 korrik, në kuadër të aksionit për shënjestrim të mediave.

Ndaras, një gjykatë në ish-republikën sovjetike ka dënuar 10 studentë dhe një mësues me dy vjet e gjashtë muaj burgim, për shkelje të rregullit publik, ndërsa një student është dënuar me dy vjet burgim.

Këto kërkime janë kryer dy ditë, pasi autoritetet kanë bastisur zyrat e një morie organizatash për të drejtat e njeriut.

Zyra e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur veprimin e autoriteteve bjelloruse, si “plotësisht të papranueshëm”.

“Sërish një sulm masiv nga forcat e sigurisë drejt gazetarëve në gjithë shtetin”, ka thënë Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi, teksa ka përmendur 19 kërkimet që janë kryer nëpër familjet e gazetarëve më 16 korrik.

Zyrtarët e sigurisë kanë kërkuar edhe nëpër shtëpitë e korrespodentëve të Radios Evropa e Lirë, Aleh Hruzdzilovich dhe Valyantsin Zhdanko.

Hruzdzilovich dhe ish-korrespodentja e Radios Evropa e Lirë, Ina Studzinskaya, akreditimi i së cilës është ndalur në muajin tetor, janë ndaluar.

Gruaja e Hruzdzilovich, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se burri i saj është larguar me dyer të lidhura.

“Telefoni i tij dhe i imi, të gjithë kompjuterët dhe laptopët janë marrë. Kanë qenë nëntë persona. Ata kanë marrë të gjitha paratë, dhe rublat bjelloruse nga xhepi im. Edhe 300 dollarë që kisha për të vazhduar jetesën”, ka shtuar ajo.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly, i ka konsideruar këto veprime, “taktika të frikësimit që nuk do të heshtin gazetarinë tonë”.

“Këto bastisje dhe arrestime dëshmojnë dëshpërimin despotik të regjimit të Lukashenkos për të mbetur në pushtet”, ka thënë Fly përmes një deklarate.

Svyatlana Tsikhanouskaya, sfiduesja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, e cila është detyruar të largohet nga Bjellorusia për shkak të presionit, ka thënë më 16 korrik në Twitter se “regjimi shkatërron secilën media që tregon të vërtetën për situatën në Bjellorusi”.

Deri më tani, 32 gazetarë bjellorusë janë në mbajtje, duke kryer dënimin me burgim, apo duke pritur gjyqin, sipas Asociacionit të Gazetarëve në Bjellorusi.

Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat joshtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Opozita dhe Perëndimi besojnë se Tsikhanouskaya ka fituar zgjedhjet, mirëpo Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë në pushtet.

Që atëherë, ai ka shtypur protestat, ka burgosur gazetarët dhe ka detyruar shumicën e liderëve opozitarë, që nuk kanë qenë të burgosur, që të largohen nga shteti.

Perëndimi ka refuzuar ta njohë Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bjellorusi jamie fly rel bjellorusi jamie fly rel

Sondazh

Poll
Bota 16 Korrik 2021, 18:27

BRITANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet federale të 26-shtatorit, duke u larguar kështu nga skena politike përfundim...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje