Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Replikoi për pesë orë me Imerajn! Jacobs nuk shkon në seancën e konfirmimit të prokurores, zëvendësohet nga Ferdinando B
1 Prill 2021, 11:38Nga DOSJA
TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës. Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht. Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK. Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.
Vendimi i KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur një javë më parë, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’ ndikimin të paligjshëm në proces.
Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij. Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.
Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore. Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta. Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.
TIRANË– Mjeku Erion Dasho i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushat...
TIRANË– Hetimet për zjarrin që ndodhi një javë më parë në magazinën te Casa Italia ende vijojnë. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të personave që mund...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria arrin sot në 150 mijë të vaksinuar duke harxhuar rreth 50% të dozave që kanë ardhur në...
TIRANË– Një drejtues mjeti është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa kjo e fundit ka dhënë detaje edhe për sherrin mes të rinjvë ditën e djeshme.Sipas ...
TIRANË– Arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH-në ditën e sotme në Tiranë. Në kuadër të g...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me megaoperacionin ‘Kompleks’ i cili vuri në pranga pesë persona në Tiranë dhe shpalli në kërkim d...
TIRANË– Punimet për projektin ‘Unaza e Madhe’ në rrethrrotullimin e ish-doganës në kryeqytet kanë krijuar një kaos trafiku për muaj me radhë.Pavarësisht se...