LIVE UPDATES
Art&Argëtim

REPORTAZHI: Në Borje, banorët bashkëjetojnë me Kosovën dhe historinë

11 Korrik 2021, 13:46 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Në Borje, banorët bashkëjetojnë me Kosovën

Historia dhe gojëdhënat gërshetohen shpesh me realitetin në Borje të Kukësit, fshatin e shpallur së fundmi minoritet bullgar, por ku jeta e banorëve është e lidhur ngushtësisht me Kosovën.

Nga Bashkim Shala

Historia dhe gojëdhënat gërshetohen shpesh me realitetin në Borje të Kukësit, fshatin e shpallur së fundmi minoritet bullgar, por ku jeta e banorëve është e lidhur ngushtësisht me Kosovën. Në qendrën e fshatit të thellë të Borjes në kufi të Kukësit me Kosovën, Fatos Ollomani, 49 vjeç thotë se jeton mes pasioneve të tij të shumta si mjek popullor, hipist dhe koleksionues i armëve të vjetra. Në lokalin e tij 3-katësh të ngritur si kullë në mes të fshatit, Ollomani nxjerr me krenari koleksionin e tij, që përbëhet nga një revole austriake dhe 7 lloje të ndryshme shpatash. “I kam blerë nga banorët. Njëra është e vjetër rreth 750 vjeçare,” thotë ai dhe më pas tregon vulën në bishtin e shpatës, që sipas tij tregon datën e prodhimit. Ollomani është një banor tipik i fshatit të Borjes, ku historia dhe gojëdhënat gërshetohen shpesh me realitetin brenda një hapësire të ngushtë, ku jetojnë së bashku rreth 900 banorë.

I shpallur tre vjet më parë si minoritet bullgar në Shqipëri, Borja njihet për traditën e vet të pasur, pa shumë lidhje të dukshme me Bullgarinë. Fshati krenohet gjithashtu me një orë 210 vjeçare, blirin 150 vjeçar, martesat e hershme me dashuri apo relikte të ngjashme me ato të Ollomanit, që trashëgohen me fanatizëm ndër breza. Rruga që lidh Kukësin me fshatin Borje është thuajse e shkatërruar, por për të mbërritur më lehtësisht atje, të duhet të kalosh dy herë kufirin përmes stacioneve Shishtavec- Krushevë dhe Borje-Glloboçicë. Në bazë të një memorandumi mes Shqipërisë dhe Kosovës, kalimi i kufirit është i lejuar vetëm për vendasit, por policët kufitarë e mbyllin një sy kur vjen puna për njerëzit e medias.

Pas ndërtimit para tre vjetësh të rrugës lidhëse me Glloboçicën e Dragashit, Borja thuajse i ka shkëputur lidhjet me Kukësin dhe e ka ndërlidhur jetën e saj me Kosovën. Më shumë se gjysma e banorëve mbledhin bimë medicinale, të cilat i tregtojnë në Dragash, ndërsa rreth 100 banorë punojnë në ndërtim në Kosovë në këmbim të pagesave prej 25-30 euro dita. Njësoj si punën dhe ekonominë, Borja e siguron edhe shërbimin shëndetësor në Kosovë. “Në kohën e komunizmit në Borje ka pasë spital, shërbim stomatologjik dhe farmaceutik, ndërsa tani nuk kemi as mjek,” thotë kryeplaku i fshatit, Festim Çollaku. “Shërbimet mjekësore, urgjencat dhe shërbimet dentare i kryejmë në qytetin e Dragashit në Kosovë,” shtoi ai.

Ndjenja të përziera

Studiuesi Novruz Mehmeti, i cili është njëherazi edhe drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit mendon se shpatat në koleksionin e Fatos Ollomanit mund të jenë sjellë në Borje nga nizamët e luftës ruso-turke. “Nuk është zhvilluar ndonjë betejë në Borje. Shpatat mund të jenë të ardhura. Në Plevnë të Bullgarisë në vitin 1877 [lufta ruso-turke] janë marrë si nizam 76 borjanë. Por nga këta vetëm njeri ka ardhur i gjallë,” thotë ai. Ndërsa historia e vërtetë e shpatave mbetet e paqartë, Mehmeti është përpjekur të dokumentojë emigracionin historik të Borjes përmes hulumtimit në arkivat e perandorisë Austro-Hungareze në Vienë.

Ai i tha BIRN se kishte gjetur në regjistrat e censusit të vitit 1918 se fshati kishte 880 banorë, ndërkohë që 48 kuzhinierë ëmbëlsirash nuk ishin të pranishëm gjatë regjistrimit të popullsisë në fshat; ata ndodheshin në Bosnje, Gjevgjeli (Maqedonia e Veriut), Turnu Severin (Rumani) apo Bullgari. Mehmeti shpjegon se numri më i madh i emigrantëve nga Borja ishin të vendosur në qytetet e Sarajevës, Bihaqit dhe Zvornikut në Bosnje, për shkak të gjuhës dhe besimit mysliman. Me mbylljen e kufijve pas Luftës së Dytë Botërore, ata lanë pas në Bosnje bizneset e tyre të ëmbëltoreve, troje dhe pasuri monetare.

Migrimi i shpeshtë i burrave ka shenjuar zakonet e fshatit të Borjes. “Në zonën e Gorës nuk kemi pasur kanun. Për arsye se burrat kanë qenë në emigrim, jeta është organizuar më shumë nga gratë dhe i është dhënë shumë peshë fjalës së gruas. Ajo respektohet si qenie e shenjtë në familje,” thotë Mehmeti.

Me historinë e emigracionit lidhet edhe ndërtimi i 18 puseve në vitet 1870 –rrënojat e së cilëve gjenden ende sot e kësaj dite në fshat. Puset u ndërtuan për shkak se burrat gjendeshin jashtë dhe gratë nuk mund të shkonin larg për të siguruar ujë.  Ashtu si Shishtaveci bashkë me Oreshkën, Cernalevën dhe fshatrat e Njësisë Administrative të Zapodit, edhe Borja fitoi tre vjet më parë statusin e minoritetit bullgar në Shqipëri. Megjithatë, banorët e fshatit kanë ndjesi të përziera për këtë vendim. “Në Borje nuk ka shumë pasaporta bullgare. Unë nuk kam pasaportë bullgare, pasi jam shqiptar,” thotë Fatos Ollomani, i cili shton se nuk ka shkuar ndonjëherë në Bullgari as si turist.

49-vjeçari kujton se në fshat këndohet ende kënga gorançe për 75 banorët nga Borja që ranë në Plevnë gjatë luftës ruso-turke, e cila ishte vendimtare për çlirimin e Bullgarisë. Edhe studiuesi Novruz Mehmeti është kundër shpalljes së fshatit si minoritet bullgar. “Po luhet në kurrizin e goranëve. Ne jemi të bindur në identitetin tonë shqiptar,” tha Mehmeti, ndërsa shtoi se asnjë banor nuk ka emigruar në Bullgari që prej shpalljes së zonës si minoritet. “44 familje nga Borja janë në Angli, 1 famije është në Poloni, 5 familje janë në Francë, 12 familje  janë në Itali, 6 familje janë në Greqi dhe 8 familje janë në Gjermani,” numëroi Mehmeti.

Simbolet e Borjes

Banorët e Borjes kanë si simbol të ekzistencës së tyre një orë 210 vjeçare, që ndodhet sot në xhaminë e fshatit, blirin 150 vjeçar si monument natyre dhe dasmat –si një nga traditat më të bukura të fshatit dhe të gjithë zonës së Gorës. “Orën e solli një biznesmen borjan, quhej Ali Bin Tahiri. E solli nga Sarajeva në vitin 1810, ku kishte ëmbëltoren për xhaminë e Borjes,” tregon Norvruz Mehmeti. Me sulmin kundër objekteve të kultit në vitin 1967, xhamia u kthye në magazinë drithi, por banorët e ruajtën me fanatizëm orën dhe e vendosën atë në klubin e kooperativës. “Në kohën e komunizmit, përfaqësues të Komitetit Ekzekutiv të Kukësit erdhën për ta marrë orën. Asokohe borjanët i vunë një çmim të lartë, 10 mijë lekë të reja me qëllim që mos ta merrnin dhe ora mbeti në Borje,” shton Mehmeti.

Me të njëjtin fanatizëm, banorët po përpiqen të mbrojnë edhe blirin 150 vjeçar –i mbjellë sipas Mehmetit në kujtim të nizamëve në luftën e Plevnës në varrezat e vjetra të fshatit. Pas përpjekjeve për ta përfshirë atë në listën e monumenteve të natyrës, Mehmeti thotë se bashkë me nxënësit e shkollës do ta shpallin vetë të tillë. “Ne si shkollë do e rrethojmë blirin dhe do shkruajmë vetë se është monument natyre, duke e shpallur de facto,” thotë ai. Dasma është një nga zakonet dhe traditat më të bukura të Borjes dhe gjithë zonës së Gorës, ku i gjithë fshati bëhet aktor dhe spektator.

Në shekuj, hapja e dasmës bëhet në kodrën e fshatit nën tingujt e curleve dhe lodrave, veglave karakteristike të zonës. Bajraku i dasmës është gjithashtu i veçantë, një beze në formë kornize të bardhë me një lule të kuqe në qendër. Në Borje, traditën e dasmës e lidhin me historinë e një të riu, që kishte qenë i fejuar, por nuk arriti të martohej pasi vdiq nga turbekulozi. Amaneti i tij ishte të varrosej në kodrën e fshatit- vendi prej nga nisin dasmat. Si traditë, bajraku përgatitet nga familja e një të riu fatkeq, që ka humbur jetën pa mundur të martohet. “Janë mbi 20 rregulla që duhet mbajtë bajraku i dasmës,” tregon Mehmeti. Ai shton se në majën e bajrakut vendosen sendet personale të të riut fatkeq, të tilla si kapelja, kutia e duhanit, foto apo shamia e fejesës. Bajraku nuk lejohet të ulet në tokë dhe mbahet në një dërrasë përpara gjoksit. “Nuk mund të thyhet kurrsesi shkopi i bajrakut,” përfundoi Mehmeti./TEMA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture fshati borje minoritetet bullgare fshati borje minoritetet bullgare

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen