LIVE UPDATES
Politike

Rezoluta e PD/Alibeaj: Të hiqet taksa e qarkullimit, Autoriteti i Konkurrencës të raportojë

24 Mars 2022, 13:38 Nga DOSJA
Rezoluta e PD/Alibeaj: Të hiqet taksa e qarkullimit, Autoriteti i

TIRANE– Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi në sallën e Kuvendit rezolutën e PD-së. Alibeaj prezantoi 10 pika që propozon opozita për zgjidhjen e krizës.

PD kërkon uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin, shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022, dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore.


‘Solemniteti i kësaj pike të rendit të ditës, i kërkesës që u kemi paraqitur këtij Parlamenti, kërkon që tashmë në fund edhe të paraqes një projektrezolutë. Do të doja të falënderoja të gjithë deputetët, sigurisht do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi të cilët me përgjegjshmërinë më të madhe, nuk donin dhe nuk bënë kurrsesi politikë por se bënë thjesht dhe vetëm një fotografi, një fotografi të mjerimit në fakt. Të mjerimit të familjeve shqiptare. Po, falënderoj në fakt edhe deputetët e mazhorancës të cilët atë sikletin e tyre për të gjetur alibira për çfarëdolloj iniciative, e cila nuk kërkon kurrsesi asnjë lloje përfitim kredosh politike apo elektorale, nuk i shpëtuan dot edhe këtij momenti të sotëm. Kjo është ajo se çfarë ne propozojmë, jo si instrument politik, jo si instrument për të provokuar luftën politike në parlament, për të parë se kush gjen alibitë më perfekte për t’ua shitur barkut bosh tek shqiptarëve, do të duhet të vijë një moment; besoj se ky moment ka ardhur sot që të mendohet me shpirt dhe me zemër për familjet shqiptare. Merreni këtë si një kërkesë, drejtuar vetëm atyre, vetëm në shërbim të atyre. Dhe teksa te merrni fletën e votimit, të mendoni vetëm këtë gjë. E pra, për këtë arsye nuk do të bëja dhe nuk do të lëshoja asnjëlloj sinjali provokimi politik, për t’ju vendosur ju në pozicione apo në llogoret tuaja politike në mbrojtje të qeverisë. Keni kohë ta bëni. E keni bërë dhe do ta bëni. Janë ata që do të na gjykojnë. Por sot do të duhet të mendojmë për barkun bosh të tyre.E vetmja gjë që dua të them teksa po dilja këtu. Më kujtohen 6 rreshtat e parë të “Poemës së mjerimit” të Migjenit, katër të parët po i lexoj. Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita.” Kolegë është mirë që dy rreshtat pasues të tyre të mos i bëni realitet.’- tha Alibeaj.

REZOLUTA e PD:

Duke konsideruar rritjen e përgjithshme të cmimeve, ku vetëm gjatë muajit Shkurt çmimet në përgjithësi janë rritur me 3.9%, e vecanërisht çmimet e produkteve të shportës bazë të konsumit janë rritur me 6.9%; Duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të cmimeve të karburantit, e cila ka prodhuar rritjen me 10.4% të cmimeve të transportit, dhe me efekt domino passjell rritjen e të gjitha cmimeve të tjera; Duke konstatuar se masat e shpallura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme për situatën në të cilën ndodhen familjet dhe bizneset shqiptare, si dhe faktin se masat janë pjesë e programit të qeverisë, dhe jo të diktuara nga situata aktuale; Duke vlerësuar të drejta kërkesat e shpallura nga përfaqësues të shoqërisë civile, të biznesit, të fermerëve, të artikuluara gjatë protestave të ditëve të fundit;Duke iu bashkuar shqetësimit të qytetarëve dhe biznesit për pasiguritë e krijuara për të ardhmen, ekonominë, punësimin dhe mirëqënien familjare;

Kërkojmë: Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;
Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin; Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022; Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore; Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022; Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022; Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive; Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon; Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”; Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seanca plenare 24 mars 2022 enkelejd alibeaj seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet