LIVE UPDATES
Bota

Rijeka dhe Galway: Kryeqytetet e kulturës për vitin 2020

27 Dhjetor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Rijeka dhe Galway: Kryeqytetet e kulturës për vitin 2020

Ndërsa në kryeqytetin kulturor të këtij viti, Plovdiv tabelat e informacionit dhe banderolat e reklamave po largohen gradualisht nga peizazhi i qytetit, Rijeka në Kroaci dhe Galway në Irlandë janë në fillesat e tyre. Deri tani për turistët nuk ia ka vlejtur të ndaleshin në Rijekë – shumica vetëm kalonin rrëmbimthi rrugës për në Opati dhe qytete të tjera tipike piktoreske të Adriatikut. Sepse Rijeka nuk ka plazh tërheqës me shezlongje dhe çadra shumëngjyrëshe. Por qyteti nuk ka nevojë për to, sepse sharmi i tij qëndron diku tjetër.

Rijeka është një pikëtakimi mes Evropës Qendrore dhe Juglindore. Qyteti port me fortesat mesjetare, pallatet madhështore nga koha e Habsburgëve, tregjet në stilin Art Nouveau, piacat italiane, ndërtesat e parafabrikuara socialiste dhe fabrikat e braktisura, që duan të ringjallen përsëri –  e kujt i duhet këtu plazhi?

Rijeka: Dëshmitare e epokave

Deri në Luftën e Parë Botërore Rijeka i përkiste Monarkisë Austro-Hungareze, nga viti 1924 deri më 1945 pjesa më e madhe e qytetit  ishte nën sundimin italian. Pasoi shteti multietnik i Jugosllavisë, në të cilin Rijeka u shndërrua në një qytet model socialist me kantiere, rafineri dhe fabrika. Popullsia u rrit nga 25.000 në 200.000 banorë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë shumë industri u mbyllën, fabrikat u shndërruan në ambiente apokaliptike. Shumë njerëz mbetën pa punë, ajo që mbeti ishte sektori i shërbimeve dhe migracioni. Sot në Rijeka jetojnë ende 130.000 vetë.

Ta shndërrosh të vjetrën në të re

Rijeka ka marrë gjithsej 40 milion euro nga fondet e BE për vitin e ardhshëm. Por ndryshe nga kryeqytetet e tjera kulturore qyteti në gjirin e Kvarnerit nuk do të ndërtojë godina të reja. Rijeka e ka ruajtur të vjetrën dhe e kthen atë në të re. “Ndërtesat industriale të braktisura janë pjesë e identitetit të qytetit, ato kanë vlerë narrative, për këtë arsye kemi vendosur të mos i rrëzojmë ato, por t’i ridizajnojmë”, thotë Irena Kregar Shegota, shefe e komunikimit për “Rijeka 2020”.

Si për shembull ish fabrikën “Rikard Bençiq” në Rrugën Kreshimirova në Rijekë: në arealin e braktisur prej 27.000 metrash katrorë do të gjejnë tani strehë katër institucione të reja kulturore.

Edhe anija “Galeb” (në shqip “pulëbardha”), dikur anije ushtarake dhe mallrash, më vonë jahti i Titos, do të shndërrohet në muze. Projekti i qytetit është pritur mirë nga turistët, por jo nga disa banorë. “Disa e identifikojnë këtë anije vetëm me Titon dhe Jugosllavinë dhe janë skeptikë se si do të portretizohet ky kapitull i historisë sonë, por qëllimi ynë është të tregojmë tërë historinë e anijes, e cila filloi shumë kohë para Titos dhe është shumë interesante. Dhe përveç kësaj ne besojmë se anija si muze mund të ishte një atraksion i preferuar turistik dhe për këtë arsye një burim i mirë të ardhurash për qytetin”, thotë Irena Kregar Shegota.

E hapur, tolerante dhe multikulturore

Skena e gjallë kulturore e Rijekës tërheq shumë profesionistë të lirë dhe njerëz që e duan lirinë. Rijeka gjithmonë ka qenë dinamike dhe përparimtare. Ajo është vendlindja e muzikës punk në Kroaci me grupet muzikore si “Paraf” dhe grupin e parë të muzikës rok në ish-Jugosllavi, “Uragani”.

“Porti i diversitetit” është motoja, që i ka dhënë vetes Rijeka. Porti është porta drejt botës përmes së cilës kanë ardhur shumë kombësi, kultura dhe fe. Ata e bëjnë Rijekën një qytet shumë të veçantë. Ndryshe nga Kroacia shumë konservatore, Rijeka është më tolerante, më e hapur, më e lirë. Festivali i LTGB “Smoqua” zhvillohet këtu – pa incidente. Nuk është kështu në pjesët e tjera të vendit, ku forcat e krahut të djathtë po rimarrin hov. “Rijeka është një qytet tolerant, që jo vetëm i pranon dallimet, por edhe i jeton ato. Ne jemi gjithashtu qyteti i parë në Kroaci, i cili është pjesë e rrjetit të Këshillit të Evropës “intercultural cities”, “qytetet ndërkulturore “. Kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur moton “porti i diversitetit”. Këtë moto ne e shtrojmë si pyetje për Evropën: Sa është e gatshme Evropa të pranojë dallimet?”, pyet Irena Kregar Shegota.

Galway: “Si Barcelona, vetëm në shi”

Një rrugë fshati në plan të parë, në sfond male dhe një cjap, që shikon i çuditur në kamera. Kështu prezantohet qyteti Galway në internet. Naturë e pastër. Për kulturën duhet të shkosh pak më poshtë. Dhe atëherë sheh muzikë, valle, letërsi, poezi. Ka diçka për secilin.

Qyteti i vogël universitar me gati 80.000 banorë ndodhet në bregdetin perëndimor të Irlandës, në fund të Evropës, me pamje  nga Oqeani Atlantik. “Amerika është ndalesa tjetër”, thotë drejtoresha kreative Helen Marriage gjatë prezantimit të programit kulturor. Galway konsiderohet bastioni i muzikës tradicionale irlandeze: muzikantë në rrugë luajnë në çdo cep – pavarësisht motit të keq. “Galway është si Barcelona me shi, sepse këtu bie shi 240 ditë në vit”, thotë Helen Marriage. Dhe nëse nuk e përballoni dot specialitetin lokal, “shiun e vazhdueshëm”, ndaloni thjesht në pijetoren tjetër. Ato janë të panumërta dhe atmosfera është gjithmonë gazmore, me pijet lokale dhe me muzikën krijohet një atmosferë e mirë.

Kryeqyteti evropian i kulturës në kohën e Brexitit

Galway ndodhet rreth 160 km larg kufirit me Irlandën e Veriut. Kjo i nxen njerëzit, sepse Britania do të largohet nga BE në fund të janarit – dhe shumë kanë frikë nga rigjallërimi i konfliktit me Irlandën e Veriut, në të cilin kanë humbur jetën mijëra dhe dhjetëra mijëra janë plagosur. “Festivali vjen në kohën e duhur. Ne kemi nevojë për kulturë më shumë se kurrë”, thotë ambasadori irlandez në Londër, Adrian O’Neill. “Ai mund të ndryshojë qëndrimet”.

Shpresat janë të mëdha se titulli i kryeqytetit evropian të kulturës do të ndihmojë në zbutjen e tensioneve në ishullin irlandez për shkak të Brexitit. Përgatitjet për hapjen vazhdojnë: Era do të ulërijë gjatë hapjes dhe do të bjerë shi, thotë drejtorja krijuese Helen Marriage, “por do të jetë një kënaqësi e madhe”. Pra mos u frikësoni nga aplikacioni i motit.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota galway kryeqytetet e kulturës për vitin 2020 rijeka galway kryeqytetet e kulturës për vitin 2020 rijeka

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit