LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfehet nëna e djemve që vranë 71-vjeçarin: Me Abdullain kisha lidhje intime, për të mos rënë në sy e merrja si taksi

7 Gusht 2020, 10:06 Nga DOSJA
Rrëfehet nëna e djemve që vranë 71-vjeçarin: Me

TIRANË- Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit. Por çështja që i ka vënë kapak, ka qenë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”.

Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë armën e fshehur, ta fusë në thes dhe të urdhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia. Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç do të dalin para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim të Abdulla Budllës. Ata përdorën një makinë me qira pohoi një burim i gazetës Si pranë Departamentit të Hetimit të Krimeve, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht duke ia marrë shtetasit Gersian Cela.

Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira. Kur agjentët i pyetën administratorët e subjektit Rent A car Greisi ata pranuan menjëherë se kujt ia kishin dhënë me qira mjetin duke treguar identitetin e dy vëllezërve. Pa fjalë i ka lënë agjentët e policisë më pas rrëfimi i M. Sherës, që është nënë e nëntë fëmijëve mes tyre edhe e dy vëllezërve. Gruaja ka pranuar tradhtinë me taksistin e vrarë Abdulla Budlla i moshës 71 vjeç. Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh viktimës pasi fillimisht kishte mësuar që viktima kishte pësuar aksident.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj. Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin. Nëna e dy djemve të arrestuar pranon sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si pranë Policisë së Tiranës se kishte pasur një lidhje intime gjashtë vite më parë me viktimën dhe se këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e viktimës.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore  dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’.

Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”.

Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar viktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi. Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”. Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma. “Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici. Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”. “Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

(Marrë nga Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdullah budlla arsil shera saimir shera te shtena ne fushe preze abdullah budlla arsil shera saimir shera te shtena ne fushe preze

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet