LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi i infermieres së Pulmologjisë në Kosovë: Nuk kemi as dorëza, mjekët ndërrohen në makinat e tyre

31 Korrik 2020, 13:54 Nga DOSJA
Rrëfimi i infermieres së Pulmologjisë në Kosovë: Nuk

KOSOVË- Infermierja Ariana (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) kujdeset për reth 30 pacientë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Pacientët janë në oksigjenoterapi. Ariana kujdeset për ta edhe në kohën kur ka mungesë të materialit mbrojtës dhe kur numri i personelit mjekësor, të infektuar me koronavirus, është në rritje.  “Janë 31, 32 pacientë dhe për ta, për shembull gjatë një ndërrimi, duhet të kujdesen vetëm dy teknikë ose infermierë. Kjo është shumë e vështirë”, thotë Ariana për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse ndërrimi i natës fillon të japë terapinë në orën 19:00, ajo nuk përfundon deri pas orës 2:00 të mëngjesit, derisa ka edhe raste që në vazhdimësi duhet t’iu qëndrosh pranë”, tregon Ariana. “Dorezat janë në mungesë. Ato që i kemi ose janë numra të vegjël ose të mëdhenj dhe na pengojnë gjatë punës. Kemi [edhe] mungesë të manteleve mbrojtëse”, thotë ajo. Për më tepër, thotë Ariana, stafi mbështetës që është zhvendosur nga klinikat e tjera në Pulmologji, nuk ka as ku t’i ndërrojë rrobat e të bëhet gati për të hyrë në klinikë.

“Ka raste kur teknikët vishen në veturat e tyre. Dhomat e mjekëve ose motrave (infermiereve) janë të mbyllura për ta”, thotë Ariana. Për të është e pakuptueshme se si menaxhmenti i Klinikës së Pulmologjisë dhe i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është duke u kujdesur më shumë për rritjen e stafit mjekësor, sidomos në Pulmologji. Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë kanë bërë të ditur se mbi 700 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me koronavirus. Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja në sistemin shëndetësor nuk është e mirë.

“Ju flas vetëm për raste aktive [datë 30.07. 2020 ]. Numri i të prekurve me koronavirus, në mesin e personelit mjekësor, është më shumë se 700. Këtu nuk llogariten mjekët që e kanë kaluar sëmundjen, po flas vetëm për rastet aktive”, tha Syla. Sipas tij, nuk ka koordinim të duhur të institucioneve dhe qeverisë për ta ndryshuar gjendjen në QKUK. Ai tha se ky institucion nuk i ka më as kapacitetet e duhura e as vende për pacientë.

“Nuk kemi koordinim të mirëfilltë në mes të qeverisë dhe profesionistëve shëndetësorë. Ju po shihni se po bëhen disa komitete dhe nuk ka ndonjë rregull që përcaktohet. E kur pyesni për vështirësitë, kapacitetet janë stërmbushur. Nuk ka më vende në Infektivë, nuk ka më vende në QKUK”, tha Syla.

Të premten, QKUK-në e vizitoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai e falënderoi stafin për punën që bën dhe tha se përballja me pandeminë “është mision kombëtar”. “E di që janë lodhur, sepse tash e gjashtë muaj po përballen me këtë situatë. Unë jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë dhe për të dëgjuar vlerësimet e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë, parashikimet për javët dhe për muajt e ardhshëm dhe përgatitjet që ne duhet t’i bëjmë në këtë drejtim. Gjendja është e rëndë”, tha Hoti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të enjten për 16 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit. Me këtë shifër, më e larta brenda një dite deri më tash, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 212.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus deri të enjten ka qenë 8,104. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata me koronavirus në Kosovë është tejet e rënduar dhe ka pranuar se ka vështirësi serioze sa i përket riorganizimit të personelit shëndetësor.

“Nëse ky numër i madh i të infektuarve vazhdon në këtë mënyrë, do të jemi përballë sfidave shumë, shumë serioze, sa i përket qoftë shtretërve, por edhe personelit mjekësor, që do të jetë në dispozicion për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, autoritetet kanë qenë të përgatitura vetëm për periudhë tremujore dhe jo për përhapje të tillë të virusit. “Edhe përkundër atyre planifikimeve, numri i rasteve është rritur jashtëzakonisht shumë dhe ka qenë e pamundur që gjatë gjithë kohës, në vazhdimësi, të përcillet ky numër me të gjitha nevojat që duhen për këta pacientë – përfshirë këtu gjërat tjera”, ka thënë Krasniqi.

Tre anesteziologë e kanë lënë punën të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e në vendimin e tyre thuhet të ketë ndikuar puna e rëndë gjatë kohës së pandemisë dhe pagat e ulëta. Në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, ndërsa infermierët për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro. Qeveria e Kosovës ka vendosur këtë javë që personeli mjekësor që trajton pacientët me COVID-19, në muajin gusht, përveç pagës mujore, të marrë si kompensim edhe 300 euro të tjera.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni infermierja ariana koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove infermierja ariana koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë