LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i të miturës që çoi të atin në burg, s’e besoi e ëma, por mësuesja e shoqet

4 Dhjetor 2021, 14:17 Nga DOSJA
Rrëfimi i të miturës që çoi të atin në

TIRANË– Babai i saj i moshës 61 vjeç  është dënuar sepse e abuzoi seksualisht. E ëma nuk e besoi, madje u terrorizua nga rrëfimi I fëmijës. Por ajo tregon se si përpara se të dilte nga shkolla, drithërohej dhe i dukej jeta brenda ferrit në rast se në shtëpi gjendej vetëm i ati dhe jo e ëma. Ndaj fëmija telefononte të ëmën “alo mami a je në shtëpi”? Kur e ëma i pohonte se ende nuk kishte përfunduar punën fëmija endej rrugëve nga frika se nëse shkonte në shtëpi, aty e priste përdhunuesi i saj, babai.

Pak ditë më parë gjatë raportimit në Kuvend Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano deklaroi se numri i fëmijëve të abuzuar ka kaluar në 60, të gjithë ata të ngacmuar seksualisht nga fqinjë apo njerëz të familjes.

Gazetasi.al do të sjellë histori fëmijësh që u zbuluan nga psikologët e shkollës për shkak të sjelljes së tyre të frikësuar dhe të mbyllur, ose sepse në një moment ata vizatuan trupin lakuriq të gjinisë tjetër.

E tillë është historia e fëmijës V. ( me iniciale të ndryshuara) e cila u abuzua nga babai, dhe që nuk u paraqit në asnjë seancë në gjykatë por u përfaqësua nga organizata “të ndryshëm por të barabartë” .

E mitura sot 16 vjeçe,  sipas materialit të treguar Gazetasi.al  i rrëfeu mësueses kujdestare se ishte shumë e mërzitur.

Mësuesja kujdestare pyeti për këtë rrethanë të rënduar të fëmijës V. dy shoqet e saj.

Çfarë i ka ndodhur shoqes tuaj – kujton se pyeti mësuesja kujdestare, dhe dy fëmijët ju përgjigjën: “Ajo qan pa pushim”.

Në dosjen që iu tregua Gazetasi.al fëmija u pohon shoqeve- më ka ngacmuar babi. Kaq ka mjaftuar që mësuesja të kërkojë një psikologe e cila ka siguruar krejt të vërtetën.

“Neve na habiti refuzimi i fëmijës që në këtë proces të sigurimit të deklaratës, të merrte pjesë dhe e ëma. Ndaj ju plotësua kërkesa dhe dëshmia ishte shokuese,” kujton për Gazetasi.al një nga oficerët e komisariatit numër 5 në Kamëz.

“Babai hyri në dhomë dhe unë po luaja me telefon, u afrua dhe më pyeti diçka për telefonin. U afrua dhe më puthi në qafë dhe më shtrëngoi. Më pas më mbylli gojën dhe kreu aktin. I qetë mori telefonin dhe kaloi në dhomën tjetër” rrëfen e mitura.

E terrorizuar vajza ka mbyllur dhomën dhe ka telefonuar të ëmën, që kur doli nga puna e bija i kërkoi: “Duhet të flasim pak”. “Por mami vazhdoi me punët, tha, nuk kam kohë tani. U shtriva dhe fjeta pa bukë dhe qava”. Vajza deklaron se i ati abuzoi për herë të parë në tetor 2020. E pyetur nga psikologët se çfarë veprimesh konkrete kreu ai, ajo përgjigjet: “Më kapi me forcë, mbante pantallona të zeza veshur dhe i hoqi. Nuk po kuptoja çfarë po ndodhte, nuk mund ta imagjinoja diçka të tillë nga babai im. I kam mbajtur sytë e mbyllur nga frika dhe tmerri , isha e frikësuar dhe kisha turp ta shikoja im atë lakuriq” .

Vajza rrëfen detaje se si mbas abuzimit, kur e ëma u kthye në shtëpi i ati po sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

U ul në tavolinë për të ngrënë darkë dhe babai ishte i qetë. Veproi si  në një ditë normale. Kur mami ikte ai afrohej dhe më bënte me shenjë të mos flisja. Nuk kam me besim tek askush.

Babai mu neverit si njeri”,  dëshmon më tej V.  “Ne ditët në vazhdim më fuste duart në gjoks dhe e shtyja dhe kisha tmerr të qëndroja në shtëpi. Mamaja nuk arriti të kuptonte asgjë pse nuk i flisja babait me gojë dhe pse shmangesha, ajo vetëm pastronte dhe bënte punët”.

Vajza rrëfen se sa herë dilte nga shkolla në rast se e ëma nuk gjendej në banesë ajo vonohej .

“Nga frika mbaja shumë rroba sepse nuk doja t’më prekte me dorë, por babai më prekte sipër rrobave. Babai është një mostër, nëna po më thoshte porositë e babait kur po rritesha se duhet të ruaja nderin dhe të isha e virgjër, dhe mamaja s’do më besonte kurrë sepse unë isha shumë e lidhur me babain”.

“Megjithatë në një nga ditët e tmerrshme të abuzimit dhe ngacmimit të të atit  ajo ka vënë në dijeni të ëmën”,  deklaron një zyrtar policie që u mor me zbardhjen e çështjes që dërgoi në pranga burrin abuzues.

“Babai po më prek në trup- i thashë – , por mamaja ma ktheu e habitur; çfarë the ? Pas kësaj nuk fola asnjë fjalë dhe qava.

Kur isha e vogël mbaj mend që babai pinte shumë alkool dhe unë kisha shumë frikë prej tij.

Ai ka rol dominues në shtëpi, është autoritar dhe kontrollon çdo lëvizje të mamit.

Mami është e bindur  dhe ka presion në çdo aspekt nga babai”, rrëfen ajo

Në fashikull përmendet se fëmija mbas abuzimit dhe situatës së nderë të ngacmimeve fizike në vazhdim, ajo u mbyll në vetvete, u bë agresive me të ëmën dhe nuk mësonte më.

“Ajo ishte një nga nxënëset më të mira në klasë”- thotë mësuesja kujdestare dhe megjithëse u mundova të flas me të dhe të ëmën, ajo thoshte që po vuante vdekjen e një të afërmi. Kjo gjendje zgjati disa muaj derisa përmes shoqeve, vajza foli.

‘Babai e shante mamin i thoshte kuckë dhe mami nuk përgjigjej asnjëherë. Nuk kam besim tek mami  nuk dua të flas dhe të tregoj nëse ajo do jetë e pranishme” qe kërkesa përpara oficereve të policisë e  fëmijës që përfundoi në komisariat së bashku me mësuesen dhe psikologë të shumtë.

Teksa janë kryer ekspertizat që konfirmuan se fëmija ishte e defloruar më pas është pyetur veçmas edhe e ëma.

“A ke parë ndryshim të gjendjes së vajzës” – e pyeti oficeri të ëmën? Ajo përgjigjet: “Vajza s’më ka treguar asgjë për situatën që ka përjetuar  dhe nuk kam parë asnjë shqetësim nga ana e saj. Ime bijë është tip i vështirë  dhe për familjen tonë nderi është i rëndësishëm”.

E pyetur se ku gjendej në datat që fëmija rrëfen se u abuzua gruaja përgjigjet: “Kam qenë në punë dhe kur shkova në shtëpi, nuk pashë asnjë gjendje shqetësimi. Burri ishte në punë kurse vajza po flinte në dhomën tjetër. Por është e vërtetë se kohët e fundit vajza ka qenë e mbyllur dhe e mërzitur, por edhe burri është i sëmurë dhe ju vendos në dispozicion dokumentet e KEMP”.

Por psikologët vlerësojnë dhe hedhin poshtë alibinë e nënës.

Ata deklarojnë: “Duke analizuar informacionin, sjelljen dhe personalitetin  dhe nivelin intelektual jemi të bindur se jemi përballë një situatë traumatike, të krijuar në një ambient jo të përshtatshëm psiko emocional. Veprimet e prindërve kanë efekt të vazhdueshëm në gjendjen emocionale të V.  dhe e ëma nuk është në gjendje të menaxhojë kapacitetin e asaj që ka ndodhur në familje. Vajza aktualisht vazhdon me pasoja të rënda psiko emocionale të vazhdueshme”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën