All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rrethimi i Sarajevës: Si mbeten pa u gjykuar autorët e sulmeve vdekjeprurëse

11 Mars 2019, 13:02 Nga DOSJA
Rrethimi i Sarajevës: Si mbeten pa u gjykuar autorët e sulmeve
All - Paragraf - 1

Gjatë rrethimit tre-vjeçar të Sarajevës, civilët u sulmuan me plumbat snajperësh dhe predha artilerie ndërsa blinin ushqim në tregje, merreshin me kopshtari apo pastronin rrugët. Ata u qëlluan ndërsa merrnin pjesë nëpër funerale dhe hipnin nëpër autobusë, tramvaje dhe ambulanca ose në biçikleta.

Sulmet u kryen kryesisht gjatë ditës. Ato nuk ishin përgjigje ndaj ndonjë kërcënimi ushtarak.

Këto përfundime u paraqitën nga kryetari i trupit gjykues në Gjykatën e Hagës Alphons Orie kur shpalli Stanislav Galiç fajtor për një fushatë terrori kundër popullsisë civile të Sarajevës gjatë mandatit të tij si komandant i Korpusit Sarajevë-Romanija të Ushtrisë Serbe të Bosnjës midis 1992 dhe 1994.

Krimet ishin në një shkallë të tillë që Orie e dënoi Galiçin me burgim të përjetshëm. Ndërsa lexonte vendimin, gjyqtari tha se fëmijët u vunë nën shënjestër ndërsa luanin ose ecnin nëpër rrugë.

Një total prej 1,601 djemsh dhe vajzash humbën jetën gjatë rrethimit të Sarajevës. Një prej tyre ishte Mirza Imamoviç.

Nëna e tij Zlatka Imamoviç risolli në mendje se si një ditë ajo dëgjoi një shpërthim dhe doli jashtë shtëpisë me burrin e saj, duke thirrur Mirzën, i cili po luante jashtë.

“Kishte tym. Nuk shikonim dot. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Vrapuam nëpër shkallë duke mos ditur se çfarë po ndodhte dhe duke thirrur Mirzën,” tha Imamoviç.

“Në një pikë e pashë Mirzën të shtrirë nëpër shkallë, të vdekur. Me atë moment në mendjen time shtrihem të fle dhe me atë moment në mendjen time zgjohem çdo mëngjes për tërë jetën time.”

Stanislav Galiç dhe pasuesi i tij si komandant i Korpusit Sarajevë-Romanija, Dragomir Miloseviç, u dënuan nga Gjykata e Hagës për terrorizim të popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit, por deri tani prokuroria shtetërore boshnjake nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për vrasjet dhe plagosjen e mijëra njerëzve në qytet nga viti 1992 deri në 1995.

Askush nuk është dënuar në Bosnjë dhe Hercegovinë për vdekjen e Mirza Imamoviç dhe fëmijëve të tjerë si ai.

Prokuroria shtetërore tha se ka filluar hetime në lidhje me krimet e kryera si pjesë e rrethimit, por refuzoi të shpjegojë pse nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për këto krime. Ajo filloi të operojë në vitin 2003.

Ekspertët ligjorë shprehen megjithatë se për shkak të strukturës hierarkike të Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe të provave të paraqitura në gjykatën e OKB-së në Hagë, do të ishte e mundur të identifikohej një numër i madh i autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve.

“Ishte si një ruletë ruse”

 

Ish-liderët politikë dhe ushtarakë të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, u dënuan me vendime të shkallës së parë për përgjegjësinë për një fushatë terrorizimi të civilëve të Sarajevës me një fushatë sulmi me snajpera dhe sulme artilerie. Vendimi përfundimtar në rastin e Karaxhiçit do të jepet këtë muaj, ndërsa vendimi përfundimtar për Mlladiçin pritet vitin e ardhshëm.

Vendimet e Gjykatës së Hagës kanë përcaktuar se njësitë e Korpusit Sarajevë-Romanija shënjestronin qëllimisht civilët gjatë kryerjes së një fushate terrorizmi që zgjati tre vjet e gjysmë. Pretendohet se qëllimi i fushatës ishte që të ushtronin presion mbi autoritetet e Sarajevës për të pranuar marrëveshje paqësore që do të legalizonin spastrimin etnik nga forcat serbe të Bosnjës.

Gazetarja e Federal Radio Irena Antiç ishte 16 vjeçe kur ajo u plagos në Sarajevë. Ajo u godit nga një plumb snajperi ndërsa mbante dru për zjarr.

“Nuk e dinim se kush mund të mos ishte më mes nesh kur të takoheshim herën tjetër,” kujton Antiç. “Bënim shaka duke thënë se çdo granatë dhe plumb kishte emrin e dikujt të shkruar mbi të. Çështja e vetme ishte se kur do të godisnin…”

Ajo ishte dëshmitare e të dy masakrave në tregun e hapur të Markales në Sarajevë në vitin 1994 dhe 1995, kur shumë civilë u vranë nga predhat e qëlluara nga Ushtria Serbe e Bosnjës.

Ajo pa gjithashtu masakrën në Rrugën Vase Miskina në Sarajevë në vitin 1992, kur 28 vetë u vranë ndërsa rrinin në radhë për bukë dhe ishte pranë kur pati një sulm vdekjeprurës në një fabrikë birre në qytet ku njerëzit rrinin në radhë për t’u furnizuar me ujë.

“Kur ndodhi masakra në fabrikën e birrës, isha pak më shumë se 100 metra larg, duke mbajtur enë me ujë. Mua m’u duk pak a shumë si një ruletë ruse. Kur erdhi radha ime, e ndjeva,” tha ajo.

Rrethimi i Sarajevës u nxit nga Korpusi i Katërt i Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe njësitë e Mbrojtjes Territoriale të udhëhequr nga serbët në pranverën e vitit 1992.

Pasi autoritetet jugosllave vendosën të tërhiqnin Ushtrinë Popullore Jugosllave të udhëhequr nga Beogradi nga Bosnja dhe Hercegovina, Asambleja Kombëtare në Republikën Srpska mori vendimin për të krijuar Ushtrinë e Republikës Srpska – Ushtria Serbe e Bosnjës.

Korpusi Sarajevë-Romanija i Ushtrisë Serbe të Bosnjës kishte nga gjashtë deri në 13 brigada gjatë luftës.

“Të gjitha brigadat ishin drejtpërdrejt nën vartësi të komandantit të korpusit. Përgjegjësia kryesore komanduese për gjithçka që ndodhi në zonën e saj të përgjegjësisë ishte e komandantit të Korpusit Sarajevë-Romanija,” tha Alija Kozljak, një ish-brigadier me Forcat e Armatosura të pasluftës të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Stanislav Galiç u emërua komandant i Korpusit Sarajevë-Romanija në shtator 1992. Ai mbeti në këtë post deri në vitin 1994, kur u zëvendësua nga Dragomir Miloseviç. Në muajt e parë të luftës, sipas dokumenteve të Gjykatës së Hagës, komandanti ishte Tomislav Sipciç.

Të dhënat e disponueshme sugjerojnë se më shumë se 1,700 obuse, tipa, mortaja me rreze të shkurtër, raketa të shumta dhe armë sulmi, plus mbi 100 tanke, rreth 150 automjete të blinduara personeli dhe më shumë se 500 armë anti-ajrore dhe mitraloza u vendosën nga Korpusi Sarajevë-Romanija në pozicione rreth Sarajevës dhe u përdorën për të hapur zjarr në qytet çdo ditë gjatë rrethimit.

Publikohen emrat e trupave serbe që rrethuan qytetin

Eksperti i balistikës Berko Zeceviç përgatiti një analizë për Gjykatën e Hagës  duke demonstruar se në 70 incidente me sulme me granata, predhat u qëlluan nga territori i kontrolluar nga Korpusi Sarajevë-Romanija.

“Ato përfundimisht nuk u qëlluan nga territoret e kontrolluara nga Ushtria Boshnjake. Me shumë siguri them se erdhën nga thellësia e territorit të kontrolluar nga Ushtria Serbe e Bosnjës,” Zeceviç.

Sipas Kozljak, sulmet me granata u kryen nga njësi të ndryshme të Korpusit Sarajevë-Romanija – Brigada e parë e Mekanizuar e Sarajevës nga Lukavica, Brigada e dytë e këmbësorisë nga Lukavica, Brigada e dytë e Motorizuar nga Sokolaci, Brigada e parë e këmbësorisë Ilidza nga Lukavica, Brigada e Parë e Këmbësorisë së Lehtë Ilijas, Brigada e Këmbësorisë së Lehtë e Igmanit dhe Brigada e Këmbësorisë së Lehtë e Kosevos.

Kozljak tha se secila prej njësive kishte zonën e vet të përgjegjësisë si pjesë e rrethit përreth Sarajevës dhe e bombarduan qytetin drejtpërdrejt nga pozicionet e tyre të betejës.

“Komandantët përkatës të brigadës ishin drejtpërdrejtë përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra nga brigada e tyre në zonat e tyre të përgjegjësisë, të cilat ishin specifikuar qartë,” shpjegoi ai.

Duke përdorur provat e Gjykatës së Hagës, si edhe dëshmitë e shumta nga ish-anëtarët e Korpusit Sarajevë-Romanija, gazetarja Dzenana Karup Drusko botoi një listë të trupave që ishin në pozicionet e serbëve të Bosnjës rreth qytetit gjatë luftës.

“Emri i personit që ishte përgjegjës për të gjithë snajperët në qytet është renditur në dokumentacion. Vendet e sakta të snajperëve, prej të cilëve u vra numri më i madh i qytetarëve, dihet tashmë. Të gjithë këta njerëz janë të lirë,” Karup Drusko.

“I publikova emrat pa paragjykuar fajin apo përgjegjësinë e askujt. Por nëse Korpusi Sarajevë-Romanija mbajti qytetin nën rrethim për tre vjet e gjysmë dhe nëse njerëzit u vranë çdo ditë, kjo do të thotë që dikush duhet të jetë përgjegjës për të gjithë këtë,” shtoi ajo.

Analiza e Kozljak ndërkohë tregoi se Regjimenti i Përzier Sarajevë-Romanija nga Lukavica ishte përgjegjës për sulmet direkte dhe indirekte të Sarajevës me obusë 155 dhe 105 mm, si dhe me raketa të shumtë 128 mm.

Ai tha se regjimenti ishte përgjegjës për sulmin e rastësishëm dhe të synuar ndaj popullatës së qytetit.

Sa për snajperët, Kozljak vuri në dukje se ata ishin pjesë e batalioneve dhe togave dhe komandantët e tyre mund të identifikoheshin.

“Komandantët e Batalionit, si dhe komandantët e togave dhe skuadrave që ishin pjesë e këtyre batalioneve ishin drejtpërdrejt përgjegjës për veprimet e tyre, sepse kishte urdhra për përdorimin e snajperëve dhe për të raportuar përdorimin e tyre,” tha Kozljak.

Prokuroria shtetërore e Bosnjës ka ngritur gjithsej 12 aktakuza kundër ish-anëtarëve të njësive ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe të Bosnjës, duke i akuzuar për krime në dhe rreth Sarajevës gjatë viteve të rrethimit, por asnjë prej tyre nuk është paditur për bombardime apo sulme me snajper.

Zeceviç tha se ishte “i tronditur”, sepse asnjë nuk i kishte kërkuar ndonjëherë që ta ndihmonte me ndonjë nga hetimet.

“Askush nuk më ka kontaktuar kurrë për ta ndihmuar në përcaktimin se kush ishte përgjegjës për udhëheqjen e njësive apo për të identifikuar individë që operonin armë individuale apo të mëdha nga të cilat u qëlluan predha vdekjeprurëse,” -tha ai.

Zlatka Imamoviç, djali i së cilës u vra, tha se ishte e dhimbshme të shikosh se sa ngadalë ka ecur drejtësia për t’u marrë me krimet e kryera gjatë rrethimit të viteve 1990, pasi shumë prindër të fëmijëve të vdekur kanë kaluar gjithashtu gjatë vite pa parë asnjë të çohet në gjykatë për t’u përgjigjur për krimet.

“Nëse vazhdon kështu, kam frikë se do të harrohet dhe se askush nuk do të gjykohet për atë që kanë bërë. Kjo është e trishtueshme dhe të lëndon,”- tha ajo.

Ajo shpjegoi se ëndrra e saj ishte të shihte sytë e personit që qëlloi granatën që i mori jetën djalit të saj, Mirzës.

Dua ta shoh dhe t’i tregoj atij se çfarë më mori, t’i tregoj fotografitë e personit që më mori,” -tha ajo.

“Për mua, edhe kjo do të ishte e mjaftueshme.”

Marrë nga Balkan Insight

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni erna mackic rrethimi i sarajeves erna mackic rrethimi i sarajeves


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen