LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet lehtë papunësia, INSTAT: 20 mijë të punësuar më pak në 3-mujorin e parë

10 Qershor 2020, 12:01 Nga DOSJA
Rritet lehtë papunësia, INSTAT: 20 mijë të punësuar

Shqipëri-Në fund të muajit mars, në vend kishte zyrtarisht rreth 20 mijë të punësuar më pak, sipas të dhënave administrative të tregut të punës, të raportuar sot nga INSTAT për tremujorin e parë. Nga këta, rreth 7,400 janë në sektorin privat jobujqësor, ndërsa rreth 12.8 mijë janë në sektorin bujqësor.

INSTAT i raporton të dhënat administrative për sektorin privat jobujqësor si një mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listëpagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Fundi i marsit përkoi dhe me fillimin e pandemisë së Covid-19 dhe mbylljen e shumë bizneseve, që detyroi dhe heqjen nga puna të punonjësve. Por efekti i saktë pritet të konstatohet në shifrat e tremujorit të dytë, teksa raporti për punonjësit e marsit tek tatimet bëhet deri në datën 20 prill.

Gjithsesi, ky është tremujori i dytë me rënie të numrit të punonjësve në privat, pas tkurrjes me rreth 9,600 persona në periudhën tetor-dhjetor 2019.

Në fund të marsit, në sektorin privat kishte gjithsej 508 mijë të punësuar, në bujqësi 451 mijë dhe në shtet, rreth 174 mijë persona.

Për sektorin bujqësor, të dhënat administrative përdorin anketën. Por fermerët kanë pohuar për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të paguajnë sigurimet shoqërore në muajin mars.

Krahas të dhënave administrative, INSTAT realizon dhe Anketën tremujore të tregut të punës.

Por për shkak të masave kufizuese prej Pandemisë Covid-19, INSTAT nuk ka mundur të grumbullojë në terren të dhënat mbi ecurinë e papunësisë në tremujorin e parë. Anketa, e cila është realizuar nëpërmjet telefonit, nuk ka gjetur ndryshime në treguesit e punësimit në tremujorin e pavarësisht se gjatë muajit mars për shkak të masave kufizuese mijëra persona humbën punën për shkak të mosfunksionimit të ekonomisë. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,4%. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje në raport me tremujorin paraardhës. Por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pohuar se gjatë muajit mars kanë ikur nga skema e sigurimeve mbi 57 mijë të punësuar.

INSTAT ka sqaruar se në tremujorin e parë (Janar – Mars) 2020, me marrjen e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 , INSTAT ka ndërprerë intervistat direkte në familje.

Anketa e Forcave të Punës, për t’ju përgjigjur situatës së krijuar dhe për të siguruar mbledhjen e informacionit të nevojshëm për vlerësimin e treguesve të punësimit, është kryer nëpërmjet intervistave telefonike për periudhën e referencës nga data 9 – 29 Mars 2020. “Intervistat telefonike nuk kanë qenë të mundura të realizohen për ato familje që ishin të reja në kampion dhe për të cilat intervistimi duhej të kryhej në datat e mësipërme sipas kalendarit të anketës. Gjithashtu, edhe për familjet ekzistuese në kampion, jo të gjitha intervistat kanë qenë të mundura dhe si rrjedhim shkalla e përgjigjes në periudhën në fjalë ka qenë më e ulët se në javët paraardhëse të tremujori”, ka sqaruar INSTAT.

Në tremujorin e parë 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4%. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,1%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, ky tregues u ul me 1,3%. Në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4%.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,6%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,6 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0,1 pikë përqindje.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2019 në tremujorin e parë të vitit 2020, është 1,1%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 4,2% në sektorin e industrisë, 1,1% në sektorin e shërbimeve ndërsa sektori i bujqësisë shënon ulje me 0,5%. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2020, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 1,3%. Punësimi pësoi ulje në sektorin e bujqësisë 2,8%, në sektorin e industrisë me 0,9% dhe në sektorin e shërbimeve me 0,3%.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2020 është 2,2 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e katërt 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 1,4 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,1%. Në terma vjetorë, ky tregues ka mbetur në të njëjtin nivel. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë u rrit me 0,8 pikë përqindje. Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, 18,5% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,7% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5% në paaftësi të përhershme. G

Gjatë tremujorit të parë 2020, 11,0% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi papunesia ne shqiperi papunesia ne shqiperi


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen