Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt. Tregu i shitjes me shumicë përfshin ndërmarrjet importuese të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, si dhe ato që e blejnë me shumicë në tregun e brendshëm.
Ky institucion shprehet se rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë duke rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. AK ka nisur një monitorim të tregut gjatë muajit shkurt, për të vlerësuar tendencat e çmimeve të karburanteve diesel dhe benzinë, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve.
Nga deklaratat e marra gjatë monitorimit, u konstatua se në muajt e fundit ka patur një rritje
periodike të vazhdueshme të çmimit të karburantit. Në periudhën e monitorimit, çmimet arrinin deri në 194 lekë për litër dhe vendimi i AK është marrë në fund të muajit shkurt; por gjatë muajit mars çmimet kanë nisur një tjetër rritje galopante dhe kanë prekur çmime rekord të të gjitha kohërave. Në mesin e kësaj jave, çmimi i karburantit diesel dhe benzinë ka arritur deri pranë kufijve të 300 lekëve për litër.
Tregtarët e mëdhenj e argumentojnë këtë shtrenjtim me rritjen e fortë të çmimit të karburanteve në tregjet botërore. Lënda e parë, nafta bruto, tregtohet aktualisht me pothuajse 130 dollarë amerikanë për fuçi. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë i kanë dhënë një goditje të mëtejshme çmimeve që kishin nisur prej muajsh një rritje të ndjeshme, për shkak të kërkesës më të lartë dhe vendimit të prodhuesve të mëdhenj për të mos shtuar sasitë e hedhura në treg.
“Çmimet nga pikat e shumicës dalin çdo ditë me bursën korrente dhe marrin rritje graduale, të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante. Sqarojmë se rezervat tremujore që mbahen sipas ligjit janë gjithnjë në depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum,” thuhet në deklaratën e Shoqatës së Hidrokarbureve.
Deklaratat e mësipërme shtron argumentin se çmimi i shitjes me shumicë rritet duke ndjekur bursën, me qëllimin për të reflektuar atë që pritet të jetë kostoja e vlerësuar e blerjes së furnizimeve të reja dhe e mbajtjes së pandryshuar të rezervës tremujore. Nëse mbështetemi te ky interpretim, atëherë sasitë e importuara më parë po shiten me një marzh shumë më të madh, duke reflektuar konjukturën aktuale, që është krijuar sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Autoriteti i Konkurrencës kishte mbyllur një hetim të thelluar në tregun e karburanteve vetëm në dhjetor të vitit të kaluar. Hetimi në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve përfshiu periudhën kohore nga 1 Janari 2017 deri në 30 Tetor 2020 dhe nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, në tregun e importit të karburanteve operojnë një numër i konsiderueshëm dhe treguesi i përqendrimit të tregut (indeksi HHI) ka ardhur në rënie gjatë periudhës hetimore.
Megjithatë, në kushtet e reja që janë krijuar në fillim të këtij viti, AK ka gjetur indicie të reja që krijojnë dyshime për marrëveshje të ndaluara, në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Klodian TomorriLajme te mira! Meqe kryeministri po u fut friken njerezve, ia vlen te themi disa lajme te mira.1-Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ra m...
TIRANË- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme, Majlinda Bregut, do të prezantojë më 11 Mars në Tiranë, krijimi...
TIRANË- Lirimi i brezit frekuencor 700MHz, i njohur si DD2, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve institucionalë dhe privatë të përfshirë në këtë proces m...
TIRANË- Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhëna...
TIRANË– Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord mëngjesin e të mërkurës, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 250 lekë...
Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye m...
“Bonusi i bebeve” një stimul financiar që qeveria nisi të japë në fillim të vitit 2019 për nxitjen e lindjeve nuk po jep rezultate në rritjen e lindshmërisë në ...
TIRANË– Dollari ka njohur sërish rritje. Sot është këmbyer me 115.3 lekë dhe ka njohur një tjetër rritje nga një ditë më parë. Euro u forcua përsëri ...
Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye m...
Inflacioni u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9%, duke shënuar një rekord të ri për më shumë se një dekadë. Rritja e inflacionit është gjithnj...