LIVE UPDATES
Politike

Rritja e pagës për mjekët dhe arsimtarët/ Basha: Premtim i pambajtur i Ramës, shqiptarët janë në kufijtë e mbijetesës

7 Tetor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Rritja e pagës për mjekët dhe arsimtarët/ Basha: Premtim i

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me taksistët në Tiranë, u shpreh se rritja e pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët, janë premtime të pambajtura nga kryeministri Edi Rama.

“Premtime të pambajtura të këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie për shtatë vite kenio kaq shumë sa që po ti vini në sinkron do t’ju duhet 10 orë për të përsëritur premtimet e pambajtura në 7 vjet të 0-pushtetit. Të gjithë e kuptojnë se i gjendur përballë një bilanci shumë negativ që rëndon në tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve ky njeri nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër përveçse të përsërisë të njëjtat premtime të pambajtura. 300 mijë vende pune, ka çuar 500 mijë shqiptarë jashtë vendit. Shëndetësia falas, shëndetësia për faqe të zezë. Ndërsa për 7 vite me rradhë nuk pati asnjë rritje pagash, madje mund të themi që indeksimi mbi inflacionin ishte më i ulët se sa vetë inflacioni.”, u shpreh ai. 

Sa i përket raportit të Komisionit Europian për integrimin e vendit Basha tha se do të flasë në takimin që do zhvillojë sot me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhely.

Fjala e plotë e Bashës:

Cilat ishin shqetësimet kryesore që iu shprehën taksistët?

Problemi kryesor që taksistët kanë është thellimi i krizës ekonomike që reflektohet në një rënie të madhe të numrit të pasagjerëve, pra të xhiros, u përmend një mesatare prej 30% e xhiros që kanë pasur përpara. Pra, në përgjithësi këto ditë kam parë shumicën e bizneseve që kam vizituar, ka një rënie prej 50% të xhiros. Taksistët janë ndër sektorët më të goditur, edhe në kuptimin e turizmit që morën një goditje, por edhe në kuptimin e zbrazjes së xhepave të njerëzve që edhe kur kanë nevoja ekstreme, nevojën për të shkuar në spital apo kudo tjetër e kanë të pamundur të marrin taksinë.

E dyta, është një problem i vjetër i shkaktuar nga kjo qeveri, që është rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës që është 240 lekë/litër, për shkak të vendosjes së një takse të padrejtë nga kjo qeveri prej 240 lekësh për çdo litër karburant. Këtu i njoha me zotimin tim që është pjesë e planit tonë ekonomik, eliminimin e taksës “Rama” mbi karburantin e cila do të bëjë të mundur që karburanti shqiptar të vijë në nivele të ngjashme të çmimit të karburantit në vendet fqinj. Dhe kjo do të ndihmojë jo vetëm taksistët dhe transportin por do të ndihmojë në tërësi ekonominë sepse karburanti është gjaku i ekonomisë.

Taksistët e Tiranës kanë edhe një problem tjetër të jashtëzakonshëm që sa vjen e rritet që është trafiku. Natyrisht, ky është problemi i çdo qytetari të Tiranës dhe problemi juaj, është problemi i çdokujt. Dhe në këtë kuadër përmendëm disa probleme që janë thelluar, siç është për shembull ajo që e konsiderojnë si shtimi i korsive të biçikletave, që sjell edhe rrezik për transportin edhe ngushton edhe arteriet e trafikut, Është problem edhe për biznesin sepse nuk kanë ku të parkojnë makinat dhe e kanë shumë të vështirë klientët potencialë që të parkojnë dhe të shkojnë në sipërmarrje.

Ajo që ngrejnë dhe që e dëgjoj kudo është se numri i përdoruesve i këtyre korsive të biçikletave është shumë i ulët, pra ka një përfitim të ulët dhe një kosto shumë të madhe qoftë për trafikun, qoftë për sipërmarrjen, qoftë për mungesën e parkimeve në kryeqytet.
Por problemi kryesor dhe më i madh që kanë është trajtimi i padrejtë që iu bëhet. Ka një diferencim midis taksistëve që janë pronar të makinave të tyre dhe një trajtimi monopolist që iu bëhet disa faktorëve të tjerë në treg; kjo, çmimi i karburantit, trafiku i shtuar në qytet dhe fakti që iu është dashur të paguajnë detyrimet kokërr më kokërr, iu shkojnë 1.5-1.6 milionë lekë të vjetra në vit, ndërkohë që konsumi ka rënë i ka shtyrë në kufijtë e mbijetesës. Në kufijtë e mbijetesës do të thotë që mezi ia arrijnë të nxjerrin të ardhura në muaj mesatarisht sa një pagë minimale.

Këto probleme të taksistëve sot janë në fakt problem i gjithë sipërmarrjes së vogël. Ndaj dhe propozimi dhe plani ynë me 5 pika për këtë sektor, sektorin e biznesit të vogël parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm. Nuk është një shumë marramendëse që nuk përballohet dot nga buxheti i shtetit, në qoftë se hiqet dorë nga vjedhja dhe shpërdorimi që vazhdon dhe sot që flasim me afera korruptive të përditshme edhe sipërmarrja mund të ndihmohet, edhe njerëzit që kanë humbur vendin e punës mund të ndihmohen me 160 mijë lek në muaj, edhe ata që rimerren në punë mund të ndihmohen duke i dhënë punëmarrësit që i rimerr në punë 200 mijë lek pëe t’i rimarrë në punë ata që është detyruar t’i heqë gjatë pandemisë, edhe pensionisti mund të përfitojë atë 20 mijë lekësh për të bërë shpenzimet shtesë të pandemisë.

Plani ynë me pesë pika për këto gjashtë muaj bën të mundur që para që sot shkojnë në xhepat e një grushti oligarkësh dhe në kontot bankare të tyre dhe i qeveritarëve që i ndajnë me ta të nxirren dhe të ridrejtohen aty ku ka nevojë sot më shumë shqiptari dhe ekonomia shqiptare. Tek të papunët, tek sipërmarrja e vogël, tek biznesi në tërësi që është në krizë në tërësi, tek pensionistët dhe tek familjet në ndihmë ekonomike për të cilët kemi propozuar dyfishimin e dihmës ekonomike për gjashtë muajt e ardhshme.

Basha ju flisni pëfr mungesë masash nga qeveria por ndërkohë j9o më larg se dje Kryeministri vendosi për rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimarëve.

Premtime të pambajtura të këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie për shtatë vite kenio kaq shumë sa që po ti vini në sinkron do t’ju duhet 10 orë për të përsëritur premtimet e pambajtura në 7 vjet të 0-pushtetit. Të gjithë e kuptojnë se i gjendur përballë një bilanci shumë negativ që rëndon në tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve ky njeri nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër përveçse të përsërisë të njëjtat premtime të pambajtura. 300 mijë vende pune, ka çuar 500 mijë shqiptarë jashtë vendit. Shëndetësia falas, shëndetësia për faqe të zezë. Ndërsa për 7 vite me rradhë nuk pati asnjë rritje pagash, madje mund të themi që indeksimi mbi inflacionin ishte më i ulët se sa vetë inflacioni.

Prandaj nuk mendoj se shqiptarët sot presin të dëgjojnë premtime të tjera nga dikush që ka shtatë vjet që nuk i mban premtimet e tij. Shqiptarët presin ndryshim dhe ndryshimi është i domosdoshëm për t’u larguar nga kjo rrugë e rrezikshme ku është futur vendi, rruga e krizës ekonomike, rruga e varfërisë, rruga e papunësisë dhe rruga e izolimit të vendit nga bota dhe Europa.

Basha, keni një koment për Raportin e publikuar një ditë më parë nga Komisioni Europian?

Do të kem një takim sot me Komisionerin.

Çfarë qëndrimi do të shprehni përpara Komisionerit?

Ta bëjmë takimin një herë pastaj të flasim për qëndrimin.

Ai ka parashikuar të zbresë në terren siç tha, pasi i ka shqetësim koalicionet?

Të bëj takimin, pastaj t’ju them për qëndrimin nqse jemi dakord. Falemnderit dhe ditë të mbarë!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me taksistët lulzim basha basha takim me taksistët lulzim basha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë