Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë gjatë një konflikti, vihet në pranga bashkëmoshatari i tij
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Në adresën e Ambasadës së Ukrainës erdhi një e-mai...
"Një nismë e improvizuar!" Analiza: Procesi i Berlinit, dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së 14 Tetor, 0...
Si ndodhi aksidenti në Fier? Policia jep detaje: Automjetet u përplasën me njëra-tjetrën dhe morën para bagët...
UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të martën se ai beson se një sulm rus ndaj Ukrainës është “vërtet ende i mundshëm”, si dhe i bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet, ose të rrezikojë të përballet me pasoja të ashpra.
“Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë e domosdoshme”, tha zoti Biden. “Por nëse Rusia sulmon Ukrainën, kjo do të ishte një luftë zgjedhjeje, ose një luftë pa kauzë dhe arsye. I them këto gjëra jo për të provokuar, por për të folur të vërtetën, sepse e vërteta ka rëndësi. Llogaridhënia ka rëndësi. Nëse Rusia sulmon në ditët dhe javët në vazhdim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e pamatë, dhe kostot strategjike për Rusinë do të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të pritet me denoncimin masiv ndërkombëtar. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm. Sulmi ndaj Ukrainës do të rezultojë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, do të përgjigjen me vendosmëri”.
Të martën, zoti Putin tha se ishte gati për negociata me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s për vendosjen e raketave dhe për stërvitjet ushtarake në Evropë, pasi Moska njoftoi se po tërhiqte disa forca nga kufiri me Ukrainën.
“Kjo do të ishte gjë e mirë”, tha Presidenti Biden duke reflektuar skepticizmin e shprehur nga zyrtarë ukrainas dhe të NATO-s, “por ende nuk e kemi verifikuar këtë. Nuk e kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse janë duke u rikthyer në bazat e tyre. Në të vërtetë, analistët tanë thonë se vazhdojnë të jenë në pozicione që përbëjnë kërcënim. Fakti vazhdon të jetë se Rusia ka tashmë mbi 150 mijë forca përreth Ukrainës, në Bjellorusi dhe përgjatë kufirit ukrainas”.
Dhe nëse Rusia ndërmerr veprime, tha ai, qoftë edhe nëpërmjet një sulmi virtual, Presidenti Biden paralajmëroi për pasoja të rënda.
“Nuk po kërkojmë konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Presidenti Biden. “Kam qenë i qartë se nëse Rusia sulmon amerikanët në Ukrainë, ne do të përgjigjemi fuqishëm. Nëse Rusia sulmon Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë me mjete asimetrike, si sulme kibernetike ndaj kompanive tona, apo infrastukturës jetësore, ne jemi të përgatitur t’i përgjigjemi”.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Uashingtoni dhe NATO shpresojnë të shohin një zvogëlim domethënës të pranisë ushtarake.
“Mënyra se si e përkufizojmë ne suksesin, mendoj se është siç e përkufizojnë shumë prej partnerëve tanë evropianë dhe aleatëve në NATO, që do të ishte… një çtensionim i faktuar në kufirin me Ukrainën, nga ku rusët do të tërhiqnin forcat e tyre, duke ia bërë të qartë të gjithëve, komunitetit global, mediave dhe publikut, se nuk do ta sulmojnë Ukrainën dhe ta mbështesin këtë me veprimet e tyre”, tha ajo.
Marrë nga VOA
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
AUSTRALI– Prej ndryshimeve klimatike dhe shfarosjes se pyjeve brenda një dekade koalat, simboli i Australisë janë në rrezik. Australia e ka renditur koalë...
KOSOVË– Një ditë para përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe ai i Gjermanisë k...
UASHINGTON/ LONDËR- Konflikti Rusi-Ukrainë po shkon drejt zbutjes! Rusia paralajmëroi këtë të martë një tërheqje të trupave të saj nga kufiri i Ukrainës. D...
ANGLI- Një pushtim rus i Ukrainës mbetet shumë i mundshëm, ka paralajmëruar sekretarja e jashtme britanike Liz Truss, pasi ajo ndau frikën se mund të jemi në pr...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se nëse Rusia pushton Ukrainën në ditët ose javët e ardhshme do të përballet me një dënim dërrmues ndërkombëtar...
UKRAINË- Ka pak për ta dalluar Mariupolin në shikim të parë nga shumë qytete të tjera të Ukrainës. Intellinews shkruan se ‘automjetet dembelë’ ...
RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë në gjyq në një gjykatë ruse me akuza të reja për mashtrim. Euronews shkruan se Navalny tashmë po vuan nj...
UKRAINË- Dy nga bankat më të mëdha të Ukrainës, si dhe faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Ukrainës po pësojnë një s...
SHKUP- Franca është duke e ndjekur me vëmëndje ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadori francez Siril Bomg...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë urimin e Presidentit amerikan Joe Biden për pavarësinë e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Os...