LIVE UPDATES
Ekonomi

Sa u përdor interneti në pandemi, INSTAT:  20% për blerje, 95% e të rinjve rrinë online

5 Prill 2021, 12:39 Nga DOSJA

Përdorimi i internetit ka shënuar rritje vitin e fundit, sidomos nga celulari. Të rinjtë janë ata që rrinë më shumë online, ndërsa pandemia ka nxitur dhe blerjet direkt nga shtëpia.

INSTAT njoftoi se bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (TIK) gjatë vitit 2020, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, e përdorin internetin 72,2 % e popullsisë, nga të cilët 88,2 % e përdorin çdo ditë.

Nga kjo grup-moshë, 98,8 % e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 24,4 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe 7,2 % nëpërmjet tabletit.

Për këtë grup-moshë, 96,2 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 3,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

83% e familjeve kanë akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 83,3 %, krahasuar me82,2 % të një viti më parë. 68,7 % ose 440.390 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 12,1 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 90,7 %, krahasuar me 88,9 % në vitin 2019.

Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16 – 74 vjeç

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 72,2 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 3,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 88,2 % të

individëve (që përdorin internet çdo ditë / pothuajse çdo ditë) dhe 10,8 % (të paktën një herë në javë), krahasuar me 87,1 % dhe 11,5 % për të njëjtat kategori në 2019.

Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: kërkim i informacionit lidhur me shëndetin (8,7 pikë përqindje), thirrjet nëpërmjet internetit / video thirrjet (3,9 pikë përqindje), komunikimi me mesazhe të

shkruara (3,6 pikë përqindje) dhe internet Banking (e-Banking) (3,0 pikë përqindje).

Rritet përdorimi i e-qeverisjes

Në vitin 2020 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore,

njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certificate të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë

“marrjen e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit” me 13,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. 93,9 % e individëve që kanë ndërvepruar me autoritet publike nëpërmjet internetit kanë mbetur të kënaqur me shërbimet publike të ofruara.

 

Rritet ndjeshëm përdorimi i e-blerje (blerje online)

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart). Blerjet “online” janë kryer nga 19,5 % e popullsisë së

grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej 9,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë 84,8 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2019 me 2,2 pikë përqindje.

Gjithashtu rritje më të lartë në vitin 2020 kanë shënuar blerjet “online” për “ushqime / pije nga dyqanet apo ofruesit” me 16,6 pikë përqindje ndjekur nga blerje për “ilaçe / suplemente apo vitamina” me rreth 9,2 pikë përqindje.

 

Aftësitë teknologjike dhe kompjuterike

Në figurën 4 paraqitet shpërndarja e individëve 16-74 vjeç sipas aftësive teknologjike / kompjuterike në “12 muajt e fundit”. Në vitin 2020 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “transferimin e materialeve” dhe “instalimi i softëareve / aplikacioneve” me rreth 5,2 pikë përqindje ndjekur nga “krijimi i prezantimeve” me 3,9 pikë përqindje.

 

Të rinjtë rrinë online

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 94,8 %. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 56,8 %, tregues i cili është zvogëluar, krahasuar me vitin 2019.

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës ka shënuar përqindjet më të larta në kategorinë “çdo ditë / pothuajse çdo ditë”, në të gjitha grup-moshat, ku 88,2 % e popullsisë 16-74 vjeç e përdorin atë në baza ditore.

Përdorimi i internetit me baza ditore ka regjistruar përqindjet më të larta në grup-moshat 25-34 vjeç ndjekur nga 16-24 vjeç.

Meshkujt e përdorin më shumë internetin, por grate blejnë online

Përdorimi i internetit në vitin 2020 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 3,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Gjatë vitit 2020, 73,2 % e burrave dhe 71,2 % e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit”.

Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “çdo ditë / pothuajse çdo ditë” dominohet nga burrat me 51,1 %, ndërsa përdorimi i tij “të paktën një herë në javë” dominohet nga gratë me 53,8 %.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2020 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte shtëpiake”, “produkte për kujdes personal (kozmetikë, etj)” si dhe “produkte për fëmijë apo lodra për ta”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “të mira dhe mallra sportive”, “shërbimet e ushqimit nga restorante / fast-food apo shërbimet katering” si dhe “filma / serialë / DVD etj.”.

Marrë nga Monitor.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale pandemia ne shqiperi perdorimi i internetit pandemia ne shqiperi perdorimi i internetit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen