LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Babai ka qenë i martuar më para, por s’na ka treguar gjë…’/ Ata janë gjyshër, por gjejnë në trun

5 Prill 2021, 09:18 Nga DOSJA
‘Babai ka qenë i martuar më para, por s’na ka treguar

Ata besonin se ishin 5 fëmijë. Secili madje është bërë prind dhe mandej edhe gjysh. Por rastësia i ka vënë përballë një të fshehte, që u zbulua nga njëri prej tyre. A. K., më e vogla ndër ta, e moshës 52 vjeç, këmbëngul se ka zbuluar që kanë dhe një vëlla tjetër ose në të kundërt dikush e ka futur në certifikatën familjare me qëllim përfitimin e pasurive. Dhe gruaja as që ka hezituar dhe pa një pa dy, ka kallëzuar dhe kërkon që policia të sqarojë nëse vërtet Y.K është vëllai i tyre domethënë fëmija i gjashtë, apo bëhet fjalë për një ngatërresë.

Ndonëse burimet e Gazetës “Si” në policinë qendrore kanë hezituar ta regjistrojnë si denoncim, në përfundim janë dorëzuar. “Edhe pse nuk ka vepër penale, ne e mbajtëm shënim qëndrimin e gruas nga Tirana, pasi ajo dorëzoi dhe shkresat ku vërtetohet se Y.K nuk është pjesë e trungut të familjes së tyre”, tha për Gazetën “Si” një zyrtar policie.

Zbulimi

A.K i tha policisë vendore të Tiranës se për arsye familjare shkoi të marrë një certifikatë familjare të kohës kur ajo ishte beqare. “Isha e interesuar për arsyet e mia personale dhe aty gjeta që në mes të motrave dhe vëllezërve të mi ekzistonte dhe një person me emrin Y.K., për të cilin nuk kemi asnjë dijeni as nga prindërit sa ishin gjallë. Prindërit nuk na kanë thënë asnjëherë për një person të tillë”, këmbëngul gruaja.

Para zyrës së krimit ekonomiko-financiar, 52-vjecarja ka thënë kryer hetimet e saj private për të kaluarën e prindërve. Mes disa syresh, për të kuptuar nëse ndonjëri nga prindërit kishte qenë apo jo i martuar përpara se të martoheshin së bashku, A.K. ka pyetur gjerë e gjatë të afërmit në fis.

“Nga sa kam dëgjuar prej tyre, mu tha që babai përpara martesës me nënën, kishte qenë i martuar me një grua tjetër me emrin L. Nga ana e tyre, pas prishjes se martesës nuk është bërë menjëherë ndarja në gjykatë, por është bërë disa vite më vonë”, është shprehur gruaja.

Denoncuesja duke mbledhur çfarë kujtonin të afërmit, shton edhe vendimin gjyqësor të asaj kohe, ku ish-gruaja pohon se nuk kishte fëmijë nga kjo martesë e po ashtu dhe i ati.

“Ky fëmijë që e kanë hedhur për shkaqe që nuk e dimë në trungun e familjes sonë, është i lindur nga martesa tjetër”, këmbëngul denoncuesja që numëron veprimet që kreu menjëherë sapo gjeti një vëlla tjetër në certifikatë.

“Hetimi”

“Pajtova një avokat dhe në mënyrë krejt të pavarur gjetëm certifikatën e lindjes dhe të regjistrimit, vendimin e divorcit ku palët pranojnë që nuk kanë fëmijë nga martesa. Zonja në atë kohë tregon se djalin e kishte nga martesa tjetër”, shton A.K për vëllain e ri.
E pyetur nga policia nëse e ka takuar ndonjëherë këtë vëlla, ajo ka tundur kokën në mënyrë mohuese.

“Nuk e kam takuar asnjëherë dhe nuk e kam idenë kush është ky person, ndaj kjo është arsyeja përse kam ardhur në polici, që të gjeni nëse e kemi vërtet vëlla këtë njeri”, ka thënë ajo.

E pyetur nga oficerja e policisë se për çfarë shkaku mund ta kenë futur në listën e familjes së tyre, A.K. e ka një dyshim: “Mund të jetë falsifikuar me qëllime përfitimi, apo mund të jetë neglizhencë. Ndaj kam ardhur te ju, të gjej të vërtetën e kësaj situate dhe të na thoni nëse është apo jo ky person vëllai ynë”.

Për sa më sipër – vëren agjentja e policisë, – është e qartë se nuk ka vepër penale, por gjithsesi se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, do të sqarohet në ditët në vijim.

Marrë nga GazetaSi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale histori shqiptare histori shqiptare

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd