LIVE UPDATES
Aktualitet

Sezoni turistik bllokon rrugët e qarkut Lezhë, pushuesit nga Kosova: Është tmerr, duhen dy orë për 25 kilometra, po përdo

2 Gusht 2021, 11:47 Nga DOSJA
Sezoni turistik bllokon rrugët e qarkut Lezhë, pushuesit nga Kosova:

Për të përshkuar 25 km rrugë nga Miloti në Shëngjin, Ilmi Beqirit nga Kosova i janë dashur më shumë se 2 orë. Ai ka ardhur bashkë me  familjen për të kaluar pushimet verore në bregdetin e Shëngjinit, por gjatë rrugës u përball me një trafik shumë të rënduar.

“Unë jam nga Kosova dhe kam ardhur për të kaluar pushimet verore këtu në Shëngjin. Në Milot u përballa me një trafik shumë të rënduar dhe shpeshherë kishte dhe bllokim total të lëvizjes. Më shpejt kam ardhur nga Morina në Milot, ndërsa nga Miloti në Shëngjin që është shumë afër më është dashur më  shumë se 2 orë për të arritur në destinacion. Nuk e  kisha menduar kështu, por trafiku ishte tmerr i vërtet dhe nuk e kuptoj pse ndodh diçka e tillë”, shprehet turisti nga Kosova.

Lëvizja në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës është kthyer në makth për përdoruesit e tyre. Sezoni turistik po shoqërohet me fluks  të lartë automjetesh, duke krijuar trafik të rënduar e  shpeshherë dhe bllokim total të qarkullimit, ndërsa  segmentet më problematike janë superstrada nga Miloti në Balldre dhe rruga e Shëngjinit. “Unë kam punën e atillë dhe lëviz shpesh në superstradën Lezhë – Milot. Që kur ka nisur sezoni turistik, trafiku  këtu është një tmerr i vërtetë.

Kam ngelur disa herë i bllokuar në trafik me disa orë. Efektivë Policie ka plot, por fluksi i mjeteve është i  madh dhe rruga nuk e përballon dot. Kjo është diçka e vazhdueshme çdo sezon veror. Me pak fjalë, një tmerr i vërtete për ne që jetojmë këtu në Lezhë”, thotë Gjok Prenga, një drejtues mjeti.

SHOFERET

Ndërsa një drejtues taksie, i cili është vazhdimisht në lëvizje tregon se për shkak të trafikut në shumë raste nuk arrin në kohë në destinacion. “Unë jam gjithë kohës në lëvizje. Sezoni i verës këtu është një tmerr i vërtet për shkak të trafikut, sidomos në rrugën Balldre- Milot. Shpeshherë jam bllokuar në trafik dhe nuk kam arritur të shkoj në kohë në destinacionin që më është kërkuar. Ka raste që rrugën Balldre-Milot, e cila është një distancë e shkurtër, nuk mund ta bëj as për dy orë për shkak të bllokimit që krijohet nga fluksi i lartë i automjeteve.

Diçka e tillë është e vazhdueshme në çdo sezon veror. Mendoj se nuk është faj i Policisë, por i rrugëve të cilat janë të ngushta dhe nuk e përballojnë fluksin e automjeteve gjatë verës”, thotë taksisti Arion Gjini.

Për të shmangur trafikun, shumë drejtues mjetesh detyrohen të gjejnë zgjidhje  alternative, duke kaluar përmes rrugëve dytësore që iu rekomandon edhe vetë Policia Rrugore.

“Gjatë verës, unë përdor rrugët dytësore për të lëvizur, sepse superstrada është një tmerr i vërtet. Ngel i bllokuar në trafik dhe duhen 2 orë për të shkuar nga Lezha në Milot. Kalimi në rrugët dytësore është më i gjatë, por të paktën nuk bllokohesh”, thotë një tjetër drejtues mjeti.

POLICIA

Përballë fluksit të lartë të automjeteve duket se është  “dorëzuar” edhe vetë Policia Rrugore, e cila pavarësisht përforcimeve me forca shtesë nuk ka arritur që të shmangë trafikun.

Shefi i Qarkullimit Rrugor, Altin Mena, thotë se mungesa e standardeve në rrugë bëhet  shkak për trafikun e rënduar, ndërsa shton se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin gjatë sezonit veror.

“Policia Rrugore e  Lezhës ka shtuar përforcimet, ka shërbime shtesë nga  qarqe të ndryshme të vendit, nga Policia e Shtetit dhe nga Policia Rrugore e Lezhës. Efektivët po punojnë me  orar të zgjatur, duke u vendosur në pikat më problematike për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes. Por siç e  shikoni, edhe vetë fluksi i automjeteve në rrugë është i jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe dhe krijon shumë trafik.

Rrugët kanë një tjetër ndikim në këtë, pasi duhet të jenë më të gjëra dhe me standarde më të mira, por kjo nuk është detyra jonë për t’i dhënë zgjidhje. Policia Rrugore i ka të gjitha kapacitet, qoftë njerëzore apo dhe teknike për të përballuar një fluks të tillë dhe po  bën maksimumin e saj”, thotë Mena.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Altin Mena, u kërkon përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkimore.

“Përdoruesit  e rrugës duhet të respektojnë normat e sjelljes dhe  mos të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve dhe ndëshkimet do të jenë maksimale komfor ligjit, pasi mosrespektimi i rregullave sjell aksidente rrugore”, shton Mena. Trafiku i rënduar pritet të shoqërojë rrugët e qarkut të  Lezhës deri në fillim të muajit shtator, ndërsa kjo situatë është kthyer në një refren të përvitshëm./ Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe shengjin trafiku ne lezhe lezhe shengjin trafiku ne lezhe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës