LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Aktorët e huaj dezinformojnë për zgjedhjet

10 Tetor 2020, 07:13 Nga DOSJA
SHBA: Aktorët e huaj dezinformojnë për zgjedhjet

Zyrtarët amerikanë të cilët analizojnë dhe luftojnë kundër dezinformimit që synon minimin e demokracive, thonë se aktorët e huaj tani janë duke u përqëndruar në dy tema: përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me vaksinat për koronavirusin dhe zgjedhjet në SHBA.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, e dërguara dhe koordinatorja e posaçme e Departamentit të Shtetit për Qendrën e Angazhimit Global, Lea Gabrielle, tha se shëndeti i Presidentit Donald Trump është gjithashtu një temë aktive e diskutimit në internet tek audiencat jashtë vendit.

“Kur shohim ato që thuhen, vërejmë se lajmet për infektimin e presidentit me COVID janë ndër më të debatuarat në hapësirën e informacionit në internet,” i tha zonja Gabrielle korrespondentes së Zërit të Amerikës pranë Departamentit të Shtetit, Nike Ching gjatë një interviste me Skype.

Pas shumë vitesh, gjatë të cilave inteligjenca amerikane u përqëndrua tek taktikat dezinformuese të stilit rus, zyrtarët amerikanë thonë se gjatë pandemisë COVID-19, Partia Komuniste Kineze ka mësuar nga përvoja e Kremlinit, madje duke e përdorur atë për t’i dhënë formë diskursit brenda internetit të Kinës, që kontrollohet rreptë nga qeveria.

Ditët e fundit, kur Presidenti Trump njoftoi se ai dhe Zonja e Parë ishin testuar pozitivë për koronavirusin, në mediat sociale të kontrolluara nga rrjetet propagandistike të Partisë Komuniste Kineze u shfaqën postime, ku shprehej kënaqësi për atë që kishte ndodhur. Kur përdoruesit në internet filluan të përfshihen në diskutime më serioze rreth sëmundjes së presidentit dhe pasojave të saj, censorët kinezë i mbyllën ato.

Më poshtë janë disa pjesë nga intervista e Zërit të Amerikës me zonjën Gabrielle. Intervista është redaktuar për t’i paraqitur mendimet e saj sa më shkurt dhe qartë.

Ching: Nga ajo që kemi parë – disa postime online ku shprehej kënaqësi që Presidenti Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë dolën pozitivë për koronavirusin – a ka shenja se kundërshtarët e huaj të SHBA po propagandojnë skenarë të caktuar, duke përfituar nga ky moment, për të mbjellë mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara dhe për të minuar besimin e amerikanëve në sistemin e tyre politik?

Gabrielle: Kur shohim ato që thuhen, vërejmë se lajmet për infektimin e presidentit me COVID janë ndër më të debatuarat në hapësirën e informacionit në internet. Kemi parë se brenda hapësirës së mediave sociale të Kinës ka pasur një larmi interpretimesh.

Por mendoj se është gjithashtu shumë e rëndësishme të pohojmë se Partia Komuniste Kineze i kontrollon nga shumë afër këto interpretime, se Partia Komuniste Kineze censuron interpretimet brenda peizazhit kinez të informacionit dhe në mediat sociale të vendit. Pra, është shumë e vështirë të thuash se çfarë ndodh në të vërtetë në mendjet e popullit kinez.

Prandaj, sinqerisht mendoj se do të ishte e dobishme që njerëzit në Kinë të jenë në gjendje të angazhohen në një diskutim të hapur, sesa të bllokohen brenda atij muri të madh izolimi të Kinës.

Ching: Si po i ndryshojnë ose përshtasin kundërshtarët e SHBA fushatat e tyre të dezinformimit dhe operacionet e ndikimit tani që po i afrohemi zgjedhjeve të 3 nëntorit?

Gabrielle: Misioni ynë (Qendra e Angazhimit Global) është të sinkronizojmë dhe koordinojmë drejtpërdrejt përpjekjet e qeverisë federale amerikane për të hedhur poshtë dezinformimin dhe propagandën e huaj që synon minimin e sigurisë ose stabilitetit të Shteteve të Bashkuara dhe të partnerëve e aleatëve tanë.

Prandaj ne përqendrohemi në atë dezinformim të huaj që synon audiencat e huaja.

Kundërshtarë dhe aktorë keqdashës, konkurrentë që përdorin dezinformimin ose shfrytëzojnë hapësirën e informimit si armë, venë në shënjestër zgjedhjet. Vlerat demokratike, parimet demokratike dhe zgjedhjet demokratike shkojnë krah për krah me përpjekjet e aktorëve keqdashës që përpiqen të përdorin dezinformimin dhe propagandën për të minuar këto procese.

Qendra e Angazhimit Global ka vëzhguar shumë interpretime të ndryshme dezinformuese gjatë disa muajve të fundit. Sigurisht, rreth COVID-19s kemi parë shumë dezinformime që nxiten nga Rusia, Kina dhe Irani.

Ajo që shohim së fundmi është një prirje për interpretime dezinformuese rreth prodhimit të vaksinave.

Nga Partia Komuniste Kineze, kemi parë hapa për të riformatuar interpretimin që përiqet ta bëjë Partinë Komuniste Kineze të duket si udhëheqësja globale në përgjigjen ndaj COVID-19s, në vend që të shihet si përgjegjëse për përhapjen e virusit.

Shohim gjithashtu Rusinë që vazhdon të përdorë interpretime dezinformuese në përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Kemi parë edhe shumë interpretime dezinformuese të Rusisë rreth COVID-19s, si dhe rreth prodhimit të vaksinave.

Kemi parë interpretime dezinformuese ruse që përqendrohen tek trazirat në Bjellorusi dhe tema të tjera globale.

Ching: Ku tjetër përqendrohen interpretimet që lidhen me zgjedhjet në SHBA?

Gabrielle: Gjatë krizës së COVID-it kemi parë që Partia Komuniste Kineze ka shkuar tepër larg, duke miratuar taktika dezinformuese të stilit rus. Pra, taktikat po përshtaten dhe ndryshojnë me ndryshimin e mjedisit të mediave sociale. Por ne jemi duke punuar shumë ngushtë me partnerët tanë në agjencitë e tjera amerikane si dhe globalisht, që ata të jenë në dijeni me çka ndodh në hapësirën e dezinformimit dhe propagandës.

Ching: Çfarë ju shqetëson më shumë këto ditë?

Gabrielle: Ju falenderoj shumë që pyesni. Jam shumë e shqetësuar për mënyrën se si ky mjedis i mrekullueshëm i mediave sociale dhe kjo mënyrë që lidh njerëzit në të gjithë botën po manipulohet nga aktorë keqdashës.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që të rrisim ndërgjegjësimin e njerëzve, t’i bëjmë ata më të përgatitur, duke i ndihmuar për të kuptuar më mirë sesi manipulohet hapësira e informacionit. Meqenëse teknologjia po ndryshon, aktorët keqdashës, që duan të manipulojnë njerëzit dhe të realizojnë synimet e tyre, do ta vazhdojnë punën e tyre.

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga dezinformimi, është të kesh një audiencë të arsimuar, të informuar dhe rezistente. Prandaj mendoj se duhet të përqendrohemi tek puna që njerëzit të kuptojnë se si manipulohet hapësira e informimit. Të gjithë kemi përgjegjësinë për t’u menduar para se të ndajmë informacionin dhe për të kontrolluar burimin, për t’u siguruar që ai është i vërtetë para se ta përhapim.

Marrë nga:VOA 

A.K.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lea gabrielle shba lea gabrielle shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë