LIVE UPDATES
Bota

SHBA, përplasje në Senat rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor

12 Maj 2021, 05:18 Nga DOSJA
SHBA, përplasje në Senat rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor

Të martën në Senat nisi një betejë mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara ndërsa demokratët po përpiqen të miratojnë një projektligj gjithëpërfshirës që ata thonë se do të zgjeronte qasjen e amerikanëve tek votimi. Masa ligjore vjen ndërsa disa shtete të kontrolluara nga republikanët po vendosin kufizime të reja në këtë drejtim.

Komisioni i Senatit për Rregulloren dhe Administratës debatoi rreth një projektligji prej 886 faqesh, hartuar nga demokratët me kontributin e disa zyrtarëve shtetërore të cilët merren me administrimin e proceseve zgjedhore.

Ndër nenet e përfshira në projekligj është ai që parashikon një zgjerim të votimin përmes postës, një formë që u përdor gjerësisht në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu parashikohet një zgjatje e orareve të votimit në rastet kur shkohet fizikisht për të votuar në qendrat e votimit.

Shfaqja e pazakontë e udhëheqësve të lartë demokratë dhe republikanë të Senatit gjatë punimeve të komisionit nënvizoi rëndësinë e asaj çka është në lojë, ndërsa vëmendja po përqëndrohet tek zgjedhjet për Kongresin që mbahen në nëntor të vitit 2022.

Projektligji i paraqitur para këtij komisioni kërkon ta bëjë më të lehtë, jo më të vështirë qasjen tek votimi“, tha udhëheqësi i shumicës së Senatit demokrati Chuck Schumer.

Në pjesën dërrmuese të komenteve të tij ai u përqëndrua tek ndryshimet në ligjin zgjedhor të miratuara këtë vit nga ato shtete të cilat kontrollohen nga republikanët, duke i karakterizuar ato si anti-demokratike dhe duke thënë se “mbartin shijen e ndrydhjes (së votës)”.

SHBA– Ligjet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit shkojnë përtej reformës zgjedhore, duke u përpjekur t’i japin fund qasjes së njëanshme politike të njësive administrative, e të pengojnë që në fushata zgjedhore të përdoren “para të cilave nuk u dihet origjina”, për shkak të fshehjes së identitetit të donatorëve.

Për muaj të tërë ish-Presidenti Donald Trump, ka bërë pohime të pabazuara në fakte se ai i humbi zgjedhjet e vitit 2020 për shkak të manipulimeve masive me votat. Sipas ekspertëve manipulimi i zgjedhjeve është jashtëzakonisht i rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Një numër i madh gjykatash si dhe zyrtarë shtetërorë e federalë që u morën me administrimin e zgjedhjeve, i kanë hodhur poshtë pretendimet e zotit Trump.

Të martën udhëheqësi i republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se projektligji i demokratëve nuk ishte asgjë më shumë sesa një përpjekje për kapje të pushtetit.

Ky ligj do t’u krijonte demokratëve në Uashington mundësinë të diktonin kushtet e garave për rizgjedhje, duke rishkruar të gjitha ligjet zgjedhore të 50 shteteve“, tha zoti McConnell.

Projektligji po përballet me mosmarrëveshje të gjata në Senat. Për miratimin e tij demokratëve do t’u nevojiteshin votat e të paktën 10 republikanëve.

Në mars, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi një projektligj të ngjashëm me versionin e Senatit, por pa mbështetjen e republikanëve.

Debatet në Kongres, vijnë pas miratimit nga shteti i Xhorxhias në muajin mars të një ligji zgjedhor të propozuar nga republikanët që ndalon ndër të tjera t’u jepet ujë apo ushqim atyre zgjedhësve që presin në radhë të gjata për të votuar.

Një sondazh i muajit mars zhvilluar nga Reuters dhe kompania Ipsos doli në përfundimin se për 81% të të rriturve në SHBA ishte “shumë” ose “disi” e rëndësishme që qeveria ta bënte më të lehtë procesin e votimit. Por i njëjti sondazh tregoi gjithashtu se 74% e shohin po aq të rëndësishme vendosjen e kufizimeve të reja në votim, për të mbrojtur zgjedhjet nga manipulimet.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ligjizgjedhor ne shba senati amerikan ligjizgjedhor ne shba senati amerikan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës