LIVE UPDATES
Bota

SHBA, shembull i demokracisë? Ekspertët: Amerika nuk shihet më si model

28 Dhjetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
SHBA, shembull i demokracisë? Ekspertët: Amerika nuk shihet më si

SHBA – Shtetet e Bashkuara janë në mesin e disa demokracive perëndimore, që sipas grupeve të pavarura të të drejtave të njeriut, përjetuan një rënie graduale të institucioneve demokratike gjatë viteve të fundit. Zëri i Amerikës bisedoi me ekspertë të demokracisë rreth shkaqeve që po kërcënojnë liritë demokratike në botë dhe mënyrat e përmirësimit të situatës.

Për shumë në mbarë botën ishte e pabesueshme teksa shihnin pamjet e mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump që sulmonin ndërtesën e Kapitolit më 6 janar për të penguar çertifikimin në Kongres të fitores së zgjedhjeve nga Presidenti Joe Biden.

Skenat kaotike brenda simbolit të demokracisë amerikane patën ndikim të madh negativ, thonë ekspertët, në një kohë kur studime të shumta tregojnë se demokracia në mbarë botën po përjeton rënie.

“Përse demokracia në Brazil po shkon prapa, ashtu si edhe në Indi? A lidhen zhvillimet në Brazil me ngjarjet në Turqi, Indi apo Shtetet e Bashkuara? Vende të ndryshme po përballen me sfida në të njëjtën kohë, por përgjithësisht për arsye të vetat. Ka një ndjesi të përgjithshme në shumë demokraci se qytetarët janë të pakënaqur me qeveritë e tyredhe se janë të gatshëm të mbështesin kandidatët që ofrojnë përmbysjen e sistemit”, thotë për Zërin e Amerikës Thomas Carothers nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Sipas një studimi nga Qendra e Kërkimeve “Pew”, vetëm 17 për qind e njerëzve në vendet e anketuara thonë se ia vlen të imitohet demokracia amerikane, krahasuar me 57 për qind, që thonë se më parë besonin, se ShBA ishte një shembull i mirë.

“Diçka që shohim në sondazhet tona është se njerëzit janë vërtetë të shqetësuar për diskriminimin racor dhe etnik në ShBA. Një shumicë e sheh këtë si një problem të madh, ose deri diku serioz. Pra shumica e madhe e sheh këtë si një problem serioz në Shtetet e Bashkuara”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Wike nga Qendra e Kërkimeve “Pew”.

Ndarjet e thella për çështje racore dhe rolin e qeverisë, kanë ekzistuar në ShBA që nga themelimi i vendit. Ndërsa polarizimi vazhdon, sipas grupit Pew, roli ndërkombëtar i SHBA-së u përmirësua shumë nga momenti kur Joe Biden u zgjodh për të pasuar Donald Trumpin.

“Njerëzit e duan Bidenin më shumë se Trumpin. Ata pëlqejnë më shumë politikat e tij. Ata duan t’i shohin Shtetet e Bashkuara të angazhuara në pjesën tjetër të botës. Ata duan qasje multilaterale të politikës së jashtme amerikane. Prandaj, kur Presidenti Biden iu rikthye marrëveshjes së Parisit për klimën, OBSH-së dhe ndërmorri politika të ngjashme, u vlerësua nga popujt e vendeve tjera”, thotë zoti Wike.

Ekspertët e demokracisë thonë se ShBA duhet të analizojë shkaqet kryesore të pakënaqësive të njerëzve, nëse duan të ndalojnë rënien globale të demokracisë.

“Në nivel botëror, ndërsa vendet janë në vështirësi me demokracinë, ShBA duhet të mendojë se çfarë po i acaron banorët? Çfarë i bën kaq të pakënaqur? Çfarë po nxitmbështetjen e tyre për udhëheqës përçarës dhe antidemokratikë në shumë raste? Nëse ata janë të zemëruar me korrupsionin, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen që t’i ndihmojnë këto vende në luftimin e korrupsionit. Nëse ata janë të pakënaqur për shkak të gjendjes ekonomike, si në Peru ose Kili, ShBA duhet t’i ndihmojë ata në këtë drejtim”, thotë zoti Carothers.

Ekspertët thonë se përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë, në vend dhe jashtë tij, do të jenë përparësi dhe sfidë për Presidentin Biden dhe administratën e tij më 2022 dhe më tej.

Marrë nga “VOA”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet