LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/Kriza energjitike,Kuvendi s’miraton gjendjen e jashtëzakonshme, s’falet Kurti

28 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Kosovë/Kriza energjitike,Kuvendi s’miraton gjendjen e

KOSOVË – Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë shpalljen e gjendjes së emergjencës energjitike në vend pas gati 8 orësh diskutime dhe ndërprerje në seancën e jashtëzakonshme të ditës së sotme. Mbledhja e sotme u karakterizua nga tensioni dhe sulmet e opozitës në adresë të qeverisë në lidhje me menaxhimin e krizës së energjisë elektrike në vend, ku në qendër të akuzave ishte kryeministri Albin Kurti, i cili nuk ishte prezent në këtë seancë.

Fjala është hapur nga ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila u ka kërkuar deputetëve të miratojnë masat pasi kështu përshpejtohet puna e qeverisë për të zgjidhur situatën e vështirë. Ajo tha se vendosja e masave emergjente nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë por kjo i jep të drejtën qeverisë që në bazë të rekomandimeve të komitetit teknik emergjent të ndërmarrë masa sipas nevojës për ta kaluar krizën sa më lehtë.

Pas saj ka marrë fjalën kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili kundërshtoi menjëherë kërkesën e ministres për miratim duke thëën se qeveria po kërkon të legalizojë ndërprerjen e energjisë elektrike për qytetarët. Në fjalën e tij, ai u shpreh se nuk po kërkojnë nga Qeveria përgjegjësi për krizën, por përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj situate. Krasniqi tha se Kurti duhet t’i kishte përfituar kontratat kur ishin më lirë e jo kur janë 7 herë më të shtrenjta. Krasniqi paralajmëroi se janari do të jetë muaj më i vështirë sesa dhjetori.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi fajësoi veprimet dhe vendimet e kryeministrit Kurtit për gjendjen e krizës energjitike. Ai shprehet se si pasojë e krizës kompanitë janë para falimentimit dhe se Kosova në mënyrë të padrejtë devijon rreth 5 milionë euro në ditë energji elektrike çka theksonte paaftësinë e njerëzve të vendosur nga kjo qeveri nëpër institucione. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas kritikave për kryeministrin Kurti lidhur me menaxhimin e krizës energjetike në Kosovë, për të cilin tha se nuk di asgjë nuk është përmbajtur as ndaj ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ai tha se Rizvanolli nuk di ta bëjë punën e ministres, por vetëm po provon dhe po tenton ta bëjë një gjë të tillë. Njësoj, sipas Krasniqit po veprojnë edhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Ai i ka thënë Rizvanollit se nuk po arrin të kuptojë as thelbin e problemit e derisa ajo të arrijë ta kuptojë njerëzit do të rrijnë në errësirë dhe në të ftohtë. 

Një përplasje ka ndodhur edhe mes Krasniqit dhe ministrit të Financave Hekuran Murati. Muratin e Krasniqin i përplasi çështja e kontratave “forward” dhe “future” në tregun e energjisë elektrike. Kryetari i PDK-së tha se Murati nuk e dintei dallimin mes të dyjave, ndërsa Murati tha se po fliste për kontratat dhe jo për tregjet. Të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për padituri dhe mosnjohje termash.

Deputeti i LDK-së ka folur për mbledhjen ku është vendosur të shpallet gjendje emergjente, por këtë e ka bërë duke supozuar se si ka rrjedhur takimi. Gjithë ironi ai ka thënë se Kurti dhe Rizvanolli janë ulur në zyrë dhe gjithë çudi kanë parë njëri-tjetriin për këtë krizë të papritur. Zemaj tha se Qeveria ka qenë në dijeni se vendi po shkon drejt një krize energjetike, por nuk ka vepruar fare. Edhe kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri kritikoi qeverinë se po tallet me qytetarët në kushtet moti është përkeqësuar në vend dhe kriza energjitike ka prekur çdo familje. Më tej, ai theksoi se është e pavërtetë që ka ndërprerje të energjisë për 2 orë në Kosovë, pasi ka mjaft zona ku energjia ndërpritet për më shumë se 6 orë.

Rreth orës 15:00, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kërkoi pushim për 1 orë pasi nuk kishte mjaftueshëm deputetët në parlament (kuorumi) për të hedhur në votim vendimet dhe masat e qeverisë për përballimin e Krizës Energjitike. E pikërisht në këtë moment, kryeministri Edi Rama konfimoi në “Twitter” se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me furnizim të energjisë elektrike për dy ditët e festave të Vitit të Ri. Ky vendim u përshëndet nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri. Ai ironizoi Kurtin se më shumë për situatën e vështirë të garantimit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë shqetësohet kryeministri i Shqipërisë, sesa ai i Kosvës.

Kritikave të opozitës iu bashkua dhe ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cila the se qeveria se po rrezikon shëndetin e qytetarëve me keqmenaxhimin e situatës energjitike në Kosovë. Nga ana tjetër grupi i deputetëve të LDK-së u largua në shenjë proteste nga Kuvendi për shkak të mospjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti.

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

Nuk shpallet gjendja e emergjencës energjitike, Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër

Përplasje në Kuvend, deputetet e LDK-së largohen nga seanca për krizën energjitike

​Kriza energjetike, Haradinaj: Kurti po rrezikon shëndetin, nuk ka marrë asnjë masë

Kriza energjitike në Kosovë, Tahiri: Më shumë shqetësohet Edi Rama sesa Albin Kurti

Deputetët “kundërshtojnë” Kurtin, nuk miratohen masat emergjente për energjinë

Deputeti i LDK “tall” Kurtin: Nuk ka terr që të sfidon ty, je ylli që ndriçon botën

Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend: Nuk mësohet ekonomia dhe financa në YouTube

Krasniqi kritikon Rizvanollin:As detyrën e ministres nuk di ta bësh, veç po e provon

“Rezultat i Kurtit”/Gashi: Devijojnë 5 milionë euro në ditë energji elektrike

Krasniqi vë në “lojë” Kurtin: Ministre, mësoja disa gjëra kryeministrit se nuk i di

‘Ruajtja e rrymës në frigorifer”/ Abdixhiku për Kurtin: Kthe diplomën e inxhinierit

Ministrja e Ekonomisë: Masa urgjente për energjinë elektrike, do të zgjasin 60 ditë

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në 15 vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli 60 ditë gjendje emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë. Opozita akuzon qeverinë se ka abuzuar me situatën. Ditën e djeshme në Kosovë ka pasur dhe protestë të paraljamëruara ku me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shtetëzim të KEDS-it. Ata kanë gjuajtur me poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it në formë proteste.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosova kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves memli krasniqi albin kurti kosova kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves memli krasniqi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen