LIVE UPDATES
Bota

SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës, kërcënon Kina

24 Korrik 2020, 05:44 Nga DOSJA
SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës, kërcënon Kina

Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston, Teksas, duke e akuzuar Pekinin për veprimtari masive të paligjshme spiunazhi dhe vjedhje të pronësisë intelektuale amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton për këtë përshkallëzim dramatik të tensioneve mes dy vendeve.

Konsullatës kineze në Hjuston iu dhanë 72 orë për t’u mbyllur. Urdhri amerikan u bë i ditur ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po vizitonte Danimarkën, ku u pyet se çfarë e shkaktoi këtë veprim.

“Kemi folur realisht për këtë. Nuk është vetëm pronësia intelektuale amerikane që është vjedhur, por gjithashtu edhe pronësia intelektuale evropiane, duke kushtuar qindra mijëra vende pune, punë të mira për njerëz punëtorë në të gjithë Evropën dhe Amerikën, të vjedhura nga Partia Komuniste Kineze”, tha Sekretari Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se vjedhja ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe se Kina do të mbajë përgjegjësi.

“Presidenti Trump ka thënë ‘mjaft më’. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë …”, tha Sekretari Pompeo.

Kina u përgjigj me shpejtësi.

“Kina e dënon me forcë dhe i kërkon palës amerikane që të tërheqë vendimin e gabuar, përndryshe Kina do të marrë përfundimisht një përgjigje të nevojshme dhe të ligjshme”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Disa ekspertë thonë se ata nuk presin një ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, por se presin që Kina të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“Mendoj se konsullata amerikane në Wuhan është udhëzuar të mbyllet. Do të jetë interesante të shihet se sa kohë kinezët i japin amerikanëve. Ne me sa duket i dhamë Pekinit rreth 72 orë”, thotë Dean Cheng, nga Fondacioni “Heritage”.

Ndërsa u përhap lajmi për mbylljen, pamjet filmike treguan zjarre brenda konsullatës kineze në Hjuston, me sa duket një përpjekje nga punonjësit për të shkatërruar me shpejtësi dokumentet.

Senatori republikan Marco Rubio tha se mbyllja e konsullatës kineze në Hjuston është e nevojshme, duke e quajtur objektin një nyje qendrore të rrjetit të gjerë të spiunazhit kinez në Shtetet e Bashkuara.

Senatori demokrat Bob Menendez tha se ai dëshiron të kuptojë më mirë konsideratat taktike dhe strategjinë pas vendimit të administratës Trump.

Ndërsa Presidenti Trump shpesh ka lavdëruar Presidentin Kinez Xi Jinping, tensionet midis dy vendeve janë rritur në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe masat e sigurisë nga Kina për protestat në Hong Kong.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota konsullata kineze shba konsullata kineze shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen