LIVE UPDATES
Bota

SHBA vendos sanksione ndaj një grupi serbësh në veriun e Kosovës

10 Dhjetor 2021, 07:26 Nga DOSJA
SHBA vendos sanksione ndaj një grupi serbësh në veriun e

SHBA- BE përshëndet vendimin e SHBA-së që vendosi sanksione ndaj një grupi serbësh të veriut të Kosovës. Ky grup është angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe subjekteve në të gjithë Evropën, duke përfshirë këtu edhe një grup të krimit të organizuar që veprojnë kryesisht  në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit SHBA-së, njoftoi se ka vënë sanksione ndaj “grupit të afaristit serb Zvonko Veselinoviq”, emër i njohur për autoritetet kosovare, i cili disa herë ka qenë edhe në shënjestër të drejtësisë.

Përveç Veselinoviqit në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, anëtarë të grupit Zheljko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq dhe Milivoje Vuloviç.

Ky grup sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit SHBA-së, akuzohet pos të tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta. E në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve “kontratat më të mira për infrastrukturë dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre”.

Skemë ryshfeti në shkallë të gjerë

Njëri nga anëtarët e grupit Milan Radojçiç, është pjesë e strukturave udhëheqëse politike të Listës “Srpska”, që është pjesë e kuvendit të Kosovës subjekt ky politik që përfaqësohet me 10 deputetë.

Në njoftimin e Departamentit të Thesarit, thuhet mes tjerash se Zvonko Veselinoviç, dhe grupi i tij, “janë angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi, për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Në listën e sanksioneve përfshihen edhe shumë kompani në Serbi dhe Kosovë, që janë të lidhura me pjesëtarët e grupit. Në njoftim po ashtu thuhet se  Zvonko Veselinoviq dhe grupi i tij u akuzuan nën dyshimet për përfshirjen në vrasjen e politikanit lokal serb të veriut, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, pas vendosjes së sanksioneve ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq, si dhe anëtarëve të grupit të tyre, tha se “sanksionet janë në pajtim me objektivat e Samitit për Demokracinë” që mbahet këtë javë nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe ku merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas sekretarit Blinken, “bandat që veprojnë përtej kufijve janë destabilizuese dhe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë qeveritarë”. “Ne e dimë gjithashtu se krimi i organizuar i mbështetur nga aktorë të korruptuar mund të destabilizojë sundimin e ligjit, të gërryejë besimin në institucionet publike dhe të dobësojë qeverisjen demokratike”, thuhet në deklaratën e sekretarit Blinken.

Synim i përbashkët

Vendosja e sanksioneve amerikane ndaj një grupi të serbëve në veri të Kosovës, u përshëndet edhe nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, i cili tha se  ky “është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”.

“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, shkroi Josep  Borrell në twitter.

Vendosja e sanksioneve amerikane ndaj një grupi të serbëve në veri të Kosovës, u përshëndet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Institucionet e Kosovës janë plotësisht të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë për grupe të tilla kriminale”, shkroi presidentja Osmani.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara. “Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mirë se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve. Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”, shkroi kryeministri i Kosovës Kurti.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota milivoje vuloviç shba sanksione ne kosove zharko veselinoviç milivoje vuloviç shba sanksione ne kosove zharko veselinoviç

Sondazh

Poll
Bota 10 Dhjetor 2021, 07:14

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

ZELANDA E RE- Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në bot...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri