Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Pamje LUFTE te ‘5 Maji’/ Shemben 12 banesa, banorët përplasen me Policinë, 3 të shoqëruar
22 Shkurt 2022, 05:55Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– “Mëngjese lufte” është përkufizimi i vetëm çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e “5 majit” në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit, banorët e ‘5 majit’ janë grumbulluar për të mbrojtur shtëpitë e tyre të planifikuara për t’u shembur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, të gjitha në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban. Por së pari, që në orët e para të mëngjesit, ata fillimisht ata u përballën me forcat e OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), të cilat mbërritën për të bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë banesat që do të shembeshin. Më pas në zonë erdhën dhe efektivët e Policisë së Shtetit.
Të gjithë së bashku, krah për krah, në shenjë rezistence, kanë tentuar që të pengojnë efektivët e Policisë së Shtetit duke refuzuar që të largohen nga banesat e tyre, ndërsa i kanë qëlluar me gurë dhe me shashka për t’i mbajtur larg territorit të tyre. Ndërkohë që nga ana tjetër, janë përplasur edhe fizikisht me efektivët e Policisë, por pa asnjë efekt. Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë hyrë në oborrin e çdo banese, duke i rrafshuar të gjitha banesat që ishin në plan. Por edhe nga ana tjetër, Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gazlotsjellës që t’i shpërndajë, duke shoqëruar në Komisariat: Bekim Cerrin, Loreta Nikollin dhe Mirash Markun. Sipas policisë të lënduar kanë mbetur 8 efektivë të cilët kanë marrë dëmtime të shumta në trup.
Pranë banorëve sot ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, përmendi edhe njëherë tentativat e tij për të ulur banorët në diskutime me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, ka dërguar përfaqësuesit e tij për të bashkëbiseduar me banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8, duke u premtuar se do të strehohen në një bllok pallatesh që do të ndërtohet në këtë zonë.Mirëpo banorët pretendojnë se deri më tani nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje për t’u dëmshpërblyer. Ata kërkojnë që të përfitojnë numrin e plotë të pronës që kanë të regjistruar në emrin e tyre, gjë që Bashkia pretendon se e ka zgjidhur e se të gjithë do të dëmshpërmblehen sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021. Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.
Në ligjin e miratuar shkruhet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen. Por nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në kontratë, që është regjistruar si “dhurim me detyrim”, klauzolë që nuk ekziston në Kodin Civil e në asnjë ligj tjetër të vendit. Ndërsa pronarët e banesave në proces legalizimi gjithashtu pretendohet se do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por këta të fundit pretendojnë se nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me Bashkinë. Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit, më shumë se 70 prej të cilave tashmë janë hedhur në tokë.
VLORË– Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano reagoi ditwn e sotme për përplasjet e ndodhura mëngjesin e sotëm te “5 Maji” në kryeqytet. Nano u s...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga tuneli i ujrave të zeza që do të përdorej nga një grup për të grabitur një bankë të nivelit të dytë pranë Ministris...
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e kandidatit për kryebashkiak në Lushnje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano. Me anë të n...
SARANDË – Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pa...
MAMURRAS– Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras mes dy grupeve ka lënë pa energji elektrike qytetin. Banorët e zonës u tmerruan nga të shtënat me armë, të ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dëshmisë së kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt, në Komisionin ...
Adoleshenti Florian Përvathi, i cili ekzekutoi për gjakmarrje fqinjin e tij Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës, e kishte siguruar armën e krimit në Shkodër. Gati...