LIVE UPDATES
Editorial

SHËNIM: Lleshaj merr përgjegjësinë për shkeljen e ligjit, a do ta thërrasë Prokuroria?!

1 Shtator 2020, 10:44 Nga DOSJA
SHËNIM: Lleshaj merr përgjegjësinë për shkeljen e

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u zgërdhi kur u pyet nga gazetari në lidhje me tri emra që akuzohen se kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Gjovalin Lokaj, Artan Shkëmbi e Bert Dervishi, janë drejtuesit e parë të Policisë, njëherazi të implikuar në ish-sigurim. Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimi, ndërsa zgjodhi që të thoshte se opozitën e injoron. Kjo në fakt, nuk ishte habi…

Kështu trajtohet skandali në një shoqëri të mpirë nga abuzimi pa limit. Ministri thotë që mban përgjegjësi për shkeljen e ligjit. Ligji që e bëri kjo maxhorancë, që hoqi nga detyra qindra të tjerë, për mikun e ministrit nuk vlen.

Ai e deklaron me krenari, që e shkeli ligjin dhe mban përgjegjësi. Cfarë përgjegjësie do mbajë? Përpara kujt? Pse nuk shkon në Prokurori ta deklarojë përgjegjësinë ligjore? Pse nuk e thërret Prokuroria zyrtarin e lartë që krenohet me shkeljen e ligjit dhe merr përsipër përgjegjësinë? Cfarë shembulli jep kreu i institucionit më të rëndësishëm të zbatimit të ligjit, kur krenohet me shkeljen e ligjit?

Kryeministri nuk e shkarkon se ashtu e do, media hesht se është e kapur apo e mpirë, prokuroria speciale dhe ajo jospeciale nuk guxojnë ta thërrasin shefin, publiku me siguri do thotë: Po pse merresh me këtë, këtu po bëhet nami. Kjo është mpirja, pranimi, dorëzimi.

Po kë mbron Lleshaj, për kë e ka shkelur ligjin që e tregon me krenari?

Gjovalin Lokaj, drejtues i Sigurisë në Policinë e Shtetit, është njeriu që ka menaxhuar protestat e opozitës në 2019. Protestat e gazit lotsjellës. Ai pranoi përpara trupës së Vettingut se e ka hartuar vetë planin e masave, pra ka lëshuar gazin lotjsellës mbi protestuesit. E tha këtë që trupa e Vettingut ta kuptonte se ishte i besuari i Partisë.

Kështu ka qenë dhe në 1991. Pikërisht në janar të 1991, vetëm 1 muaj pasi kishte filluar beteja e pabarabartë për rrëzimin e sistemit komunist, Lokaj u rreshtua me sistemin komunist. “Po nuk ka bërë asnjë dosje”, ishte pretendimi. Dosje në 1991 nuk bënte dot as Ramiz Alia, se sistemi kishte marrë rrokullimën. Atë që mund të bënte ama, e bëri, u rreshtua me Sigurimin e Shtetit në kohën më vendimtare për rrëzimin e diktaturës. Sot, as 30 vjet më pas, është zyrtar i lartë i policisë, me të cilin krenohet Ministri i Brendshëm.

Qershia mbi tortë është se ky drejtues i lartë i policisë është edhe administrator i një kompanie kastravecash. Madje do vazhdonte punën nëse kompania do ta kishte rifreskuar licencen nga Ministria e Mjedisit. Po meqë nuk pati mundësi të vazhdonte, po i përkushtohet punës në polici. Një drejtues i lartë që udhëheq “me forcën e shembullit” si ish-sigurims dhe ish-administrator biznesi, por edhe “me shembullin e forcës”, si urdhërues i gazit lotsjellës mbi protestuesit.

(e.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial gjovalin loka kalon vettingun ish-sigurimsat ne policine e shtetit sander lleshaj gjovalin loka kalon vettingun ish-sigurimsat ne policine e shtetit sander lleshaj

Sondazh

Poll
Editorial 31 Gusht 2020, 17:52

Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

Që Fatos Nano, kur ishte kryeministër, i bëri batutë, një ndër personazheve më të njohur në policinë e shtetit, ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmetit, se si ...

Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait