LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi/ 60 të infektuar dhe 2 viktima në Itali. Shqipëria mobilizohet, Berisha: Karantinë është spitali i Kavajës!

22 Shkurt 2020, 06:46 Nga DOSJA
Koronavirusi/ 60 të infektuar dhe 2 viktima në Itali. Shqipëria

ITALI- 2 viktima janë shënuar deri më tani nga koronavirusi në Itali, ndërsa 60 persona të tjerë janë të infektuar. Mediet vendase raportojnë se viktima e parë është 78-vjeçari, Adriano Trevisan, i cili prej 10 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Schiavonia-s, në Lombardi. Ndërsa viktima e dytë është një grua 67-vjeçare, identiteti i të cilës nuk dihet ende. Dy pensionistët e njihnin njëri-tjetrin. Ata frekuentonin dy bare të njëjtë, tashmë të mbyllura me një urdhër të kryetarit Giuliano Martini, ku shkonin për të luajtur letra. Ata kurrë nuk kishin qenë në Kinë dhe mediat italiane shkruajnë se personi që e futi koronavirusin në Itali mund të jetë Mattia, një 38-vjeçar që  e ndan jetën mes tre qyteteve të Italisë. Ato shtojnë se këto dyshime kanë ardhur pasi Mattia është kthyer pas një vizite në shtetin e Kinës, më datë 21 janar. Aktiviteti i parë që bëri Mattia jashtë, ishte të darkonte me kolegun e tij të punës, më datë 25 janar. 21 ditët ardhshme, Mattia vijoi jetën e tij me aktivitete të shumta, si një 38-vjeçar i lumtur që bënte palestër dhe ishte në pritje të fëmijës së tij të parë. Gjithsesi “Reppubblica.it”, shkruan se Mattia ka rezultuar negative dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm dy gjëra: ose ai nuk është bartës, por vetëm transmetues ose ai ka pasur virusin, dhe është shëruar. 

Pas dy viktimave, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Conte u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe se nuk ka vend për panik. Ndërsa ministri i Shëndetësisë theksoi se kushdo që ka rënë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë. Për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Lombardi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim që parashikon pezullimin e të gjitha veprimtarive publike, tregtare, lojërave, sporteve dhe mbylljen e shkollave.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka bërë me dije se karantinë për koronavirusin në Shqipëri është zgjedhur spitali i Kavajës. Sipas Berishës, ky është një vendim shumë i gabuar, pasi ky spital nuk ka standarte dhe është krejtësisht jashtë kushteve të nevojshme. Berisha shkruan ndër të tjera se një vendim i tillë është kërcënues për komunitetin pasi nuk mund të bësh karantinë një objekt që ndodhet në një zonë të banuar. Nga ana tjetër në Shqipëri vijojnë thirrjet për masat që duhet të merren. Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë një lider dhe ta vendosë në krye të një grupi apo ekipi, që duhet të angazhohet për parandalimin e hyrjes së koronavirusit në Shqipëri. Në një status në Facebook, Belortaja ka publikuar foton e epidemiologut Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, të cilin Kina e ka zgjedhur në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Ndër rreshta, ambasadori shprehet që edhe Shqipëria duhet ta gjëj një të tillë, ndodhta jo të këtij kalibri por të përafërt me të dhe të nisë masat parandaluese. Këngëtarja Anxhela Persiteri shprehet se duhen mbyllur kufijte dhe se me jetën nuk mund të luhet.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Ndërkohë, Australia ka pothuajse në dorë vaksinën e parë kundër koronavirusit dhe vetëm pas pak ditësh do të testohet për herë të parë tek kafshët. “Abc.net”, shkruan se universiteti i Queenslands në Australi është ai që e ka bërë gati këtë vaksinë dhe pritet që të ketë një efekt ndaj këtij virusi që ka vrarë më shumë se 2 mijë e 500 në të gjithë botën.

(J.V;F.G;F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 2236 viktima nga koronavirusi adriano trevisan koronavirusi ne shqiperi vaksina kunder koronavirusit viktima e parë nga koronavirusi në itali 2236 viktima nga koronavirusi adriano trevisan koronavirusi ne shqiperi vaksina kunder koronavirusit viktima e parë nga koronavirusi në itali

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë