Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Sherri te Trauma, ky është kryeinfermieri i sherreve në spital, peticion për largim
18 Nëntor 2021, 13:28Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën problematike të kryeinfermierit probematik, Oliver Kociqin që u përplas fizikisht me mjekun tek Spitali i Traumës një ditë më parë. Nga dokumentet e siguruara nga Dosja.al duket se Kociqi nuk e ka pasur për herë të parë këtë përplasje fizike. Për Kociqin rezultojnë ankesa të ndryshme deri tek peticionet e personelit drejtuar institucionit për sjelljet jo korrekte apo agresive me stafin. Madje për këto sjellje ai është shkarkuar nga detyra, por është rikthyer nga ish-drejtori i SUT Arben Zenelaj.
Për këtë pranë Drejtorisë në Tetor të vitit 2019 është dorëzuar në drejtori një peticion dhe është kërkuar që Kociqi të mos rikthehet në detyrën e kryeinfermierit. Shkresa e datës 1 Tetor 2019 është me emrat dhe firmat e personelit, ndonëse nuk është marrë parasysh nga drejtori Zenelaj. Për mungesë etike në komunikim me personelin dhe pacientët Kociqi ka edhe një dokument zyrtar mbi performancën në punë nga shefi i shërbimit gjatë kohës kur ai e kryente këtë detyrë në QSUT. Në vitin 2015 ka qenë vetë ministrja Ogerta Manastirliu, në atë kohë drejtore e QSUT që e ka larguar nga detyra e kryeinfermierit pranë repartit të kirurgjisë kryeinfermierin Oliver Kociqin.
Por, pavarësisht kësaj edhe një ditë më parë Kociqi ka qenë sërish në krye të detyrë, teksa u përplas edhe me mjekun kirurg ortoped Julian Ruçi.
TIRANË– Avokati ka treguar detaje të tjera tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte dj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po hesht për të mbrojtur faktorë të krimit në vend. Në një intervistë...
TIRANË – Seanca gjyqësore për zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak mësohet se është bërë mosmarrja në dijeni e të pandehurve dhe e personave që...
TIRANË– Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj kanë dalë sot para trupës gjykuese në nisje të procesit të gjykimit pas mbylljes së hetimeve për atentatin nda...
FIER – Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit teksa në banesën e tij u gjetën 5420 fishekë të vendosura në 8 arka. I ndaluari ës...
TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar i revoltuar një ditë pasi bëri xhrion e të gjitha mediave për shkak të rrugës që kishte ndërt...