Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Mbante mijëra fishekë në shtëpi, arrestohet 58-vjeçari në Fier
18 Nëntor 2021, 14:37Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
FIER – Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit teksa në banesën e tij u gjetën 5420 fishekë të vendosura në 8 arka. I ndaluari është shtetasi Agron Vrenozi Gjithashtu, uniformat blu gjetën dhe një kapele të Policisë së Shtetit.
Vrenozi do të procedohet për veprat penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “mbajtje pa të drejtë e uniformës”.
NJOFTIMI I POLICISË
Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen “Fermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar i revoltuar një ditë pasi bëri xhrion e të gjitha mediave për shkak të rrugës që kishte ndërt...
TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona për shkelje të ndryshme duke nisur nga dhuna në familje, tek drejtimi i mjetit në gje...
SHKODËR– Tetë persona janë vënë në pranga dhe tre tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe një shtetas polak pasi akuzohen për veprat penale “Past...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.Meta m...
FIER– Babai i Matos Vasiut, me lot në sy është shprehur se nuk e do më jetën. Teksa ishte duke marshuar drejt qendrë së qytetit, i ati i të miturit tregoi...
TIRANË-Emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri. Kjo marrëveshje e cila është në plan nga ministrat ...