Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BERAT- Prokurorët e Beratit janë orientuar nga prokurorët e SPAK-ut, që të hetojnë rastin e ndërtimit të një Ujësjellësi në vendburimin e lumit Sinec vetëm për akuzën e “Ndërtimit të pa leje” dhe jo për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pabarazi në tendera” dhe “korrupsion” për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ish-ministrin Blendi Klosi dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Rtv Ora News mëson se SPAK pas më shumë se 1 viti hetimesh, ka konstatuar se ndërtimi i Ujësjellësit të tenderuar nga bashkia Kuçovë, është konform rregullave ligjorë.
Zbulohen shkaqet që çuan në “dorëzimin” e Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila vendosi të shpallë moskompetencën për çështjen penale të ndërtimit të një Ujësjellësi në vendburimin e lumit Sinec. Për këtë çështje personat e kallëzuar nga 123 banorë të zonës së Lumasit, ishin kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ish-ministri Blendi Klosi dhe biznesmeni Pëllumb Salillari. Dosja me 20 fashikuj hetimorë, tashmë ka kaluar nga SPAK për hetime të mëtejshme prokurorisë së Beratit.
Kjo prokurori është orientuar nga prokurorët e SPAK-ut, të hetojë rastin vetëm për akuzën e “Ndërtimit të pa leje” dhe jo për “Shpërdorim detyre”, “Pabarazi në tendera” dhe “korrupsion”. Rtv Ora News mëson se SPAK pas më shumë se 1 viti hetimesh, ka konstatuar se ndërtimi i Ujësjellësit të tenderuar nga bashkia Kuçovë, është konform rregullave ligjorë. Por sipas SPAK, ajo që është e paligjshme në këtë çështje, është fakti i ndërtimit të një rruge. Kjo rrugë është ndërtuar në një zonë natyrore të mbrojtur, siç është kanioni i Sinecit, dhe se projekti nuk e ka planifikuar ndërtimin e kësaj rruge.
Pikërisht kjo rrugë është bërë shkak që SPAK, të çojë çështjen në prokurorinë e Beratit, me qëllimin që kjo e fundit të gjejë përgjegjësit, që ndërtuan rrugën në një abitat natyror të mbrojtur nga shteti. Sipas burimeve të prokurorisë, rruga është ndërtuar nga kompania “Fled”, firmë kjo që është nën/kontraktuar nga “Salillari Shpk”, me qëllim ndërtimin e Ujësjellësit me vlerë 361 milion lekë të reja. Tashmë hetimi i kësaj çështje, mbetet në dorë të prokurorit të Beratit, Adnand Hoxha, të cilit do ti duhet të hetojë për akuzën e “Ndërtimit pa leje”. Kallëzimi ndaj funksionarëve shtetërorë në Kuçovë, është depozituar nga 123 banorë të fshatit Lumas në Kuçovë, të cilët kanë kundërshtuar për disa muaj bashkinë dhe kompaninë Salillari, për kryerjen e punimeve në terren.
Njëherësh banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, i kanë kërkuar gjykatës Administrative në Vlorë, që të ndalojë punimet në një zonë të mbrojtur dhe shpallur si Monument Natyror. Aq më tepër shtojnë ata në kallëzim, për ndërhyrjen në burimin e lumit të Sinecit, nuk janë pyetur banorët e komunitetit që jetojnë në këtë zonë.
Marrë nga Ora News
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që tërrorizuar Shkodrën mbrëmjen e sotme. Mësohet se...
SERBI- Serbët e Kosovës do të votojnë në vendvotimet në komunat në Serbinë qendrore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, deklaroi të martën presi...
SHKODËR– Armando Ndreu është personi që ka terrorizuar Shkodrën mbrëmjen e sotme pasi ka qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në ecje drejt nj...
KUÇOVË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet se rreth orës 18:45 një person me motor ka aksidentuar dy të moshuara të ...
SHKODËR– Fotoja që po shikoni tregon vendin ku janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri vetëm pak minuta më parë. Bëhet fjalë për zonën ku ndodhet zjar...
BERAT– Andrea (Renis) Sheroku, 32-vjeçari që u plagos një ditë më parë me thikë nga i ati ka rrëfyer një tjetër anë të ngjarjes. Në një intervistë ...
TIRANË– Me firmë të Artan Lames, shteti shqiptar ka humbur disa qindra milionë lekë vetëm dy vite më parë. Bëhet fjalë për legalizimin e një ndërtesë...
DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me kërcënimin që iu bë gazetarëve të Fiks Fare paraditen e sotme nga pronari i kom...
ITALI- Ish-efektivi i Policisë Alfred Kipe është dënuar me 24 vite burg, pasi ka vrarë partneren e tij, Luljeta Heshta, 47 vjeçe. RaiNews shkruan se krim...
SPANJË– ‘El Pais’ ka vendosur t’i dedikojë një shkrim pritjes së emograntëve afganë në Shqipëri që ikën pasi talibanët pushtuan Afganistanin. Në një ...